23 Maj 2022, 08:18
Nga DOSJA
Presidenca
TIRANË- Ende nuk ka një emër kandidati për President! Ditën e djeshme u dogj edhe raundi i dytë pasi nuk u dorëzua asnjë emër nga dy palët. Sot në orën 18:00 pritet që të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Grupi parlamentar demokrat refuzoi që të propozonte kandidatura, ndërsa mazhoranca ka paralajmëruar se ato do të propozojnë emra vetëm në raundin e katërt dhe të pestë.
Ditën e premte, Enkelejd Alibeaj akuzoi sekretarin e Përgjithshëm Taulant Balla se ka prishur marrëveshjen që presidenti t'i dërgohej Kuvendit me firma të përbashkëta. PD u tërhoq nga gara me pretendimin se socialistët nuk do i ndihmonin për të arritur 20 firmat e nevojshme. Vetë Alibeaj tha se PS-ja ka shkelur marrëveshjen pasi ishte ‘trembur’ nga tetë kandidatët që ata paraqitën publikisht për të zëvendësuar Metën.
Mazhoranca deklaroi se Alibeaj është keqkuptuar, pasi ato kanë rënë dakord, që opozita të propozojë emër për kandidatët për president në raundin e dytë dhe të tretë, e më pas do të jetë radha e socialistëve.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse opozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
(a.b)/dosja.al
Politike
23 Maj 2022, 08:16
Sali Berisha
Në Shqipëri, mbështetësit e Grupit të Rithemelimit zgjodhën sot Sali Berishën kryetar të Partisë ...
Politike
23 Maj 2022, 07:53
Sali Berisha, Elisa Spiropali dhe Taulant Balla
TIRANË- Përplasje të forta janë shënuar sot në seancën plenare të ...
Politike
23 Maj 2022, 07:47
Nikos Dendias
TIRANË- Ditën e sotme kryediplomati grek Nikos Dendias vizitoi vendin tonë. Dendias u takua me homologen Olta Xhaçk&eum...
Politike
23 Maj 2022, 07:35
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike. Ai u rikthye mbrëmjen ...
Politike
22 Maj 2022, 23:12
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur në anglisht mesazhin e tij të parë si kryetar i Partisë Demokratik...
Politike
22 Maj 2022, 23:05
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë si kryetar i Partisë Demokratike. Nga selia blu,...
Politike
22 Maj 2022, 22:58
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të die...
Politike
22 Maj 2022, 22:57
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e partisë ...
Politike
22 Maj 2022, 22:48
Selia e PD
TIRANË- Partia Demokratike është në festë. Zyrtarisht Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e selisë blu dhe demo...
Politike
22 Maj 2022, 22:38
Albana Vokshi
TIRANË- Albana Vokshi ka zyrtarizuar fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rikthimin e tij në PD, si kryetar. Në nj&eum...