LIVE UPDATES
Politike

Zelensky dekoron Spiropalin në Kiev me Urdhrin e Lartë Shtetëror, Ministrja: Nderim për vlerat e shenjta njerëzore që shqiptarët strehojnë në zemrat e tyre

Dekorimi i Spiropalit nga Zelensky me një prej nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës, vjen për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

15 Janar 2026, 18:01 Nga E. D
Zelensky dekoron Spiropalin në Kiev me Urdhrin e Lartë Shtetëror,
Volodymyr Zelensky, Elisa Spiropali

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot në Kiev, Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dekoratën e Urdhrit të Princeshës Olga, e Klasit të Parë.

Dekorimi i Spiropalit nga Zelensky me një prej nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës, vjen për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Spiropali theksoi në një mesazh se "e pranova Urdhrin e Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre."

"Sot, në Kiev, me përulësi dhe një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, pranova Urdhrin Princeshë Olga, Klasi I, akorduar dhe dorëzuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky. E pranova këtë Urdhër të Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre.

Ukraina është sot fushëbeteja jo vetëm e luftës, por edhe e ndërgjegjes sonë kolektive. Aty, do të shkruhet nëse e ardhmja do të jetë e diktuar nga frika apo nga vlerat. Dhe kam bindjen, sot edhe një herë më shumë, që e ardhmja, ashtu siç ka thënë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, nuk do të shkruhet nga forca e armëve, por nga forca e njerëzve dhe vlerave të tyre", deklaroi Spiropali.

Në takimin e posaçëm që pasoi ceremoninë e dekorimit, Presidenti Zelensky e vuri theksin te qëndrimet e qarta dhe të principta të Qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Edi Rama kundër krimeve të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Ai falenderoi Spiropalin për kontributin e saj aktiv përkrah kauzës së Ukrainës.

Më herët, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas Andrii Sybiha, ku deklaroi se "një paqe e drejtë për Ukrainën, do të thotë garanci sigurie; do të thotë që të burgosurit të kthehen në shtëpi, krimet e luftës të hetohen dhe të ndiqen penalisht, dhe agresori të mbahet përgjegjës."

Spiropali shtoi se "Shqipëria ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, ka mirëpritur refugjatët dhe ka kontribuar në mbështetje ushtarake në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët e BE-së."

Në vizitë, u riafirmua vizioni i përbashkët për Integrimin Europian si një faktor kyç për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Europë. Spiropali shprehu gatishmërinë për të mbështetur reciprokisht aspiratat e Integrimit Europian të Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë./Dosja.al

volodymyr zelensky elisa spiropali

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur