LIVE UPDATES
Politike

Xhixho: Pagat e mësuesve u ulen padrejtësisht, qeveria të veprojë tani

Në fjalën e saj në Kuvend, Xhixho deklaroi se ky vendim ka ulur padrejtësisht pagat e mësuesve nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra në muaj, duke i lënë ata pa një shumë deri në 1 milion lekë të vjetra për periudhën njëvjeçare e gjysmë.

9 Prill 2026, 13:14 Nga I.A
Xhixho: Pagat e mësuesve u ulen padrejtësisht, qeveria të
Erisa Xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ngriti shqetësimin e mbi 11,000 punonjësve mësimorë për efektet e vendimit të qeverisë nr. 425, që sipas saj ul pagat e mësuesve. Në fjalën e saj në Kuvend, Xhixho deklaroi se ky vendim ka ulur padrejtësisht pagat e mësuesve nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra në muaj, duke i lënë ata pa një shumë deri në 1 milion lekë të vjetra për periudhën njëvjeçare e gjysmë.

Xhixho paralajmëroi se situata rëndohet edhe nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të karburantit, duke rënduar jetesën e mësuesve dhe duke kërcënuar stabilitetin e sistemit arsimor. Ajo kërkoi nga Kuvendi dhe Ministrja e Arsimit që të kthejnë menjëherë paratë e mbajtura padrejtësisht dhe të miratojnë amendimin ligjor që do të zgjidhë këtë padrejtësi.

“Kam kërkuar këtë seancë me Ministren e Arsimit për një shqetësim real të 11,172 punonjësve mësimorë. Vendimi i qeverisë nr. 425, datë 26 qershor 2024, u ka hequr padrejtësisht mësuesve nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra në muaj, duke ua mbajtur nga paga e plotë jo për një muaj, por për një vit e gjysmë. Pra, kjo qeveri jo vetëm që nuk i rriti pagat, por në fakt u ka marrë mësuesve padrejtësisht, në mënyrë flagrante, deri në 1 milion lekë të vjetra. Dhe jo vetëm që nuk ka asnjë ndjesë për këtë gabim skandaloz, të qëllimshëm, pasi për muaj të tërë nuk i dëgjoi mësuesit, por edhe projektligji që synonte të korrigjonte këtë padrejtësi u paraqit gjysmak. Ai krijon një tjetër diskriminim në karrierën e mësuesve dhe nuk përfshin amendamentin që propozova, i cili parashikonte mbulimin e efekteve financiare edhe për një vit e gjysmë të pashlyer.

Sot, mësuesit përballen edhe me një krizë të rëndë ekonomike. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 50%: domatja ka arritur në 5 mijë lekë të vjetra, ndërsa edhe mielli dhe vaji kanë pësuar rritje. Po ashtu, është rritur edhe çmimi i naftës, që ka arritur në rreth 220 lekë për litër, duke rënduar më tej buxhetin e familjeve të mësuesve. Nuk duhet harruar se rreth 60% e këtij çmimi përbëhet nga taksat e qeverisë. Po flasim për gjërat bazike të mbijetesës së mësuesve, të cilët duhet të japin mësim në këto kushte. Ndaj, pyetja është: a keni ndërmend t’u ktheni mësuesve paratë që u janë mbajtur padrejtësisht për një vit e gjysmë? Sot ju kërkoj të sillni me urgjencë në Parlament amendimin e ligjit, në mënyrë që efektet financiare të zbatohen që nga momenti kur këto para u janë mbajtur me vendim qeverie.

T’u ktheni 1 milion lekë çdo mësuesi. E kuptoj që standardi juaj është 33 mijë euro vera dhe 4.2 milion euro “Kopshti Eden” për qejfin e Kryeministrit, por mësuesit duan paratë që u janë marrë padrejtësisht. Unë e di shumë mirë që çdo vendim në këtë vend merret nga Edi Rama dhe ju thjesht zbatoni urdhrat e tij. Prandaj dilni përpara mësuesve dhe, kur u merrni padrejtësisht paratë, nuk ua ktheni mbrapsht. Kjo tregon qartë se keni zero ndjeshmëri ndaj njerëzve të punës dhe zero ndjeshmëri ndaj krizës së thellë që po përjetojnë sot mësuesit në këtë vend. Por mësuesit sot përballen edhe me një problem tjetër madhor, të shkaktuar nga kjo qeveri. Pas 15 vitesh në sistem, duke edukuar fëmijët tanë, sot qeveria u thotë se të gjithë mësuesit e diplomuar para vitit 2011 duhet të pajisen me licencë. Pra, u zhvlerësohen diplomat mijëra mësuesve, u mohohet përvoja 15-vjeçare dhe njëkohësisht u rriten kostot. Vetëm regjistrimi kushton 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa pajisja me licencë edhe 200 mijë lekë të tjera. Ndërkohë, u kërkohet edhe master, me qëllim mbushjen e universiteteve që po zbrazen për shkak të shpopullimit.

Atëherë lind një pyetje shumë e thjeshtë: nëse sot po kërkoni këto kualifikime dhe testime shtesë, pse i keni mbajtur këta mësues në sistem për kaq vite? Nëse, sipas jush, nuk janë të aftë, atëherë a nuk jeni ju në shkelje të ligjit që i keni mbajtur? Këta mësues kanë edukuar disa breza nxënësish dhe krejt papritur e gjejnë veten të palicencuar. E vërteta është se, në vend që të gjeni zgjidhje dhe t’ua lehtësoni jetën mësuesve, krijoni artificë pas artificë për t’ua vështirësuar atë. Në vend që të rrisni realisht pagat – pasi mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në rajon, sipas OECD – ju u shtoni pagesa të tjera mbi supe. Sepse, nëse nuk do të ishte qëllimi për të marrë sërish para nga xhepat e tyre, të paktën këtë licencim do ta bënit me kosto zero. Por jo, ju zgjidhni t’ua merrni paratë mësuesve të keqpaguar, që punojnë në kushte të vështira, me dy turne, që udhëtojnë kilometra për të dhënë mësim dhe që përballen çdo ditë me burokraci të pafundme. Dhe tani doni t’i tarifoni edhe për këtë pseudo-reformë.

Zonja ministre, dega e mësuesisë sot numëron me gishtat e dorës studentët. Jemi në një krizë kombëtare për mësues, sepse të rinjtë nuk e shohin më këtë profesion si një mundësi. Rrezikojmë të mbetemi pa mësues të matematikës, fizikës, kimisë dhe lëndëve të tjera bazë. Dhe ju, në vend që të merrni masa për ta zgjidhur këtë krizë, po ua nxini jetën edhe atyre pak mësuesve që kanë mbetur në sistem. Sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për ju. Shqipëria ka nevojë për njerëz të ditur dhe jo për analfabetë funksionalë me diploma. Kjo është emergjenca kombëtare që kemi sot,“ tha Xhixho./Dosja.al

erisa xhixho

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi