LIVE UPDATES
Politike

Ministri Salla kërkesë Braçes: Mos inkurajoni fermerët të prodhojnë qumesht jashtë standarteve, siguria ushqimore është e para

Në interpelancën e sotme në Parlament me deputetin Braçe, Salla theksoi se qëllimi është t’i garantohet konsumatorit shqiptar siguria dhe cilësia ushqimore.

9 Prill 2026, 12:44 Nga I.A
Ministri Salla kërkesë Braçes: Mos inkurajoni fermerët
Andis Salla

Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025, u analizuan 32 mostra për aflatoksinë dhe se 13 prej tyre rezultuan jo në përputhje me rregullat, duke thënë se në të gjitha këto raste u morën masa dhe produktet u bllokuan. Në interpelancën e sotme në Parlament me deputetin Braçe, Salla theksoi se qëllimi është t’i garantohet konsumatorit shqiptar siguria dhe cilësia ushqimore.

Salla theksoi se askush nuk mund të inkurajojë fermerët të prodhojnë qumësht të kontaminuar me aflatoksinë. Më tej ministri tha se importi s’duhet të kthehet në sistem deformimi për tregun e brendshëm.

"Faleminderit për këtë interpelancë, e cila na jep mundësinë të flasim hapur dhe me përgjegjësi për një çështje që prek drejtpërdrejt çdo familje shqiptare, e cila është siguria e ushqimit që konsumojmë çdo ditë, dhe në rastin konkret, produktet e qumështit. Dua ta nis këtë fjalë jo vetëm si ministër, por edhe si qytetar i republikës së Shqipërisë. Besimi tek ushqimi është themelor. Në momentin që ky besim lëkundet, përgjegjësia jonë si institucione është të sqarojmë, të veprojmë dhe mbi të gjitha të garantojmë standarde. Për ta kuptuar drejt situatën, duhet të nisim nga një realitet i thjeshtë i sektorit i qumështit në Shqipëri është një sektor jetik për ekonominë rurale dhe për sigurinë ushqimore të vendit, por ai është një sektor ende në tranzicion dhe me sfida strukturore të trashëguara ndër vite. Ai karakterizohet nga fragmentarizimi i lartë. Shumica e fermave tona janë familjare, me 1,2-3 krerë gjedh, që prodhojnë kryesisht për konsum familjar. Vetëm rreth 4,500 ferma kanë më shumë se 3 (tre) krerë gjedh, ndërsa rreth 11,300 ferma kanë mbi 30 krerë të imta.

Prodhimi total i qumështit në vend vlerësohet rreth 1 milion ton në vit. Një pjesë dorëzohet në stabilimente përpunimi, një pjesë konsumohet në fermë për konsum familjar ose përpunohet në njësi të vogla, shpesh në zona të thella malore. Kjo strukturë është trashëgimi ekonomike dhe sociale dhe ajo përbën panoramën reale me të cilën ne punojmë çdo ditë, duke krijuar sfida reale: në kontrollin e cilësisë, në ruajtjen e zinxhirit të sigurisë ushqimore dhe në gjurmueshmëri. Ku qëndrojmë sot në raport me standardet e BE-së? Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përgjegjësinë e përafrimit të plotë të legjislacionit me Bashkimin Evropian, në kuadër të Kapitullit 12. Nga ana teknike, Shqipëria sot ka një bazë të plotë ligjore të harmonizuar me Bashkimin Europian.  Sot, legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore, higjienën, gjurmueshmërinë, kriteret mikrobiologjike dhe nivelet e ndotësve është i përafruar me rregulloret e BE-së.

Dhe sistemi aktualisht në vend kontrollet nga: AKU – në stabilimentet e përpunimit dhe tregtimit. AKVMB – në nivel ferme, për shëndetin e kafshëve dhe përdorimin e barnave veterinare. ISUV dhe 7 laboratorë rajonalë të AKU - NË MBËSHTETJE TË SISTEMIT TË KONTROLLEVE ZYRTARE për qumështin dhe produktet me bazë qumështi. Si funksionon kryesisht ky kontroll? Kontrolli nuk është një akt i vetëm. Ai është një proces dinamik që ndjek produktin nga ferma në tryezë: Në fermë kontrollohet ushqimi i kafshëve, kushtet e mbarështimit dhe higjiena; Në pikat e grumbullimit kontrollohet cilësia e qumështit të dorëzuar; Në përpunim verifikohen proceset teknologjike dhe standardet higjieno-sanitare; Në treg kontrollohet produkti final. Në Shqipëri operojnë 262 stabilimente grumbullimi dhe përpunimi, nga të cilat 215 klasifikohen me risk të lartë, thënë ndryshe kontrollohen më shpesh - c’ka dëshmon vëmëndjen e MBZHR ndaj këtij sektori. Gjatë vitit 2025 janë kontrolluar të gjitha stabilimentet dhe për mospërputhjet me legjislacionin janë dhënë 45 paralajmërime, janë vendosur 40 gjoba dhe është ndërprerë aktiviteti për 6 stabilimente. Pra, kur ka shkelje, ka masa.

Le të ndalemi tek çështja e aflatoksinës, që është ngritur me të drejtë si shqetësim nga ne, sikurse dhe nga ju. Gjatë vitit 2025 janë analizuar 32 mostra për aflatoksinë M1 në qumësht, nga të cilat 13 kanë rezultuar jo-konforme. Për të gjitha rastet jo-konforme, janë vendosur masa administrative, janë bllokuar produkte, konkretisht mijëra litra qumësht dhe dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, dhe është ndjekur gjurmueshmëria deri në fermë. Kjo është shumë e rëndësishme të theksohet, sistemi është aktiv. Ai ka reaguar. Dhe ka reaguar në kohë. Është e rëndësishme të kuptojmë burimin e problemit dhe të theksohet se aflatoksina në qumësht nuk krijohet në stabiliment apo baxho. Ajo vjen kryesisht nga ushqimi i kontaminuar i kafshëve, kryesisht nga aflatoksina B1 në misër ose koncentrate. Kjo është arsyeja pse kontrollin nuk e kemi kufizuar vetëm në produktin final, por e kemi shtrirë në të gjithë zinxhirin, që nga ushqimit për kafshë i importuar, NË KUFI. Dhe, sa i përket çështjes së aflatoksinës, në zona të caktuara si ajo që përmendi zoti Braçe, duhet të theksojmë se të gjitha procedurat janë ndjekur brenda afateve për këtë shqetësim që po trajtojmë sot.

Ne nuk duhet t'i inkurajojmë asnjë nga fermerët tanë të jenë pjesë e këtij procesi pavarësisht se si i ushqejmë kafshët, pavarësisht se si ne vazhdojmë në këtë procedurë kaq të rëndësishme, e cila është siguria ushqimore dhe ajo e cila ne duhet t'i garantojmë të gjithë konsumatorëve shqiptarë sigurinë ushqimore dhe një konsum sa më cilësor dhe të kontrolluar. Pra në elementë të tjerë të rëndësishëm është dhe ajo e cila është transparenca. Dua që sot të themi që ky sektor është shumë delikat dhe ne duhet të jemi pranë qytetarëve me siguri ushqimore të gjithë së bashku për të pasur ne një proces transparent dhe një proçes për të ndihmuar këtë sektor kaq të rëndësishëm. Së fundi, bëhet fjalë për diçka shumë thelbësore, ushqimin që ne, fëmijët tanë dhe familjet tona konsumojnë çdo ditë dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Dhe për këtë, nuk ka asnjë kompromis," tha Salla./Dosja.al

andis salla erion brace

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi