Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Blushi kritikoi mungesën e përgjigjes nga ministrat për çështje kritike, duke përmendur fondet e IPARD-it dhe trajtimin e tragjedisë së një 35-vjeçari në QSUT, dhe e konsideroi këtë sjellje si shenjë e mungesës së dinjitetit, humanizmit dhe përgjegjësisë institucionale.
TIRANË- Deputeti i opozitës Tedi Blushi ka deklaruar se mazhoranca po tregon mungesë totale respekti për kushtetutën dhe ligjet, duke bllokuar kërkesat për interpelancë që kanë mbetur për katër muaj në sirtarët e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Blushi kritikoi mungesën e përgjigjes nga ministrat për çështje kritike, duke përmendur fondet e IPARD-it dhe trajtimin e tragjedisë së një 35-vjeçari në QSUT, dhe e konsideroi këtë sjellje si shenjë e mungesës së dinjitetit, humanizmit dhe përgjegjësisë institucionale.
Blushi tha se fermerët për tre vjet radhazi nuk kanë përfituar fondet e IPARD-it, pavarësisht se mbajnë barrën e taksave dhe se qeveria ka përgjegjësi të sqarojë se kush do të japë llogari për këtë situatë.
"Tani ka ardhur ministri këtu, a ka një argument kushtetues dhe ligjor pse kërkesa për interpelancë ka katër muaj dhe e depozituar, çfarë do më thoni sot? Më thatë në konferencën e kryetarëve administrata, ministri është me pushime. Me pushime dhe me taksat e atyre fermerëve që protestojnë sot. A do të flasim për fondet e IPARD-it? Apo do merremi me qumështin pluhur të Serbisë? Së dyti, në muajin shkurt një kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë. Ka humbur jetën një 35 vjeçar në zemër të Tiranës, në QSUT.
Shkoi të kurohej për diabet, doli pa jetë nga spitali. Familja ka një vit kërkon kartelën e vdekjes dhe ministrja nuk denjon të vijë në këtë sallë. Tani a keni, unë e kuptoj që s'keni asnjë respekt as për kushtetutë as për ligje. Po të paktën për dinjitetin e këtyre njerëzve, a keni një farë respekti, a keni një farë dhëmbshurie, a keni një farë humanizmi? Tani nuk është, nuk bën sens kjo sot, që ka ardhur ministri këtu dhe të mos i përgjigjet dy kërkesave për interpelancë që ka katër muaj në sirtarët e kuvendit për një çështje kaq të rëndësishme.
Ka tre vite fondet e IPARD-it janë bllokuar. Kush do e japë cerin, kush do japë llogari këtu? Përse fermerët për të tretin vit radhazi nuk përfitojnë fondet e IPARD-it? Se mirë që i financoni dhe i u rëndoni gjithmonë barrën mbi supe. Po s'ka logjikë kjo tani. Pres një përgjigje kryetar, të paktën nga ju", tha Blushi./Dosja.al
Kliti Hoti TIRANË- Debate me tone të larta kanë shoqëruar seancën e sotme plenare mes deputetit të Partis&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në foltoren e parlamentit, ka akuzuar Edi Ramën se e ka kt...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer në një "tualet me grop&...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar mungesën e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala në...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar te PD-së,Gazmend Bardhi u shpreh se kryetari i Kuvendit, po shkel hapur rregulloren duke pr...
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, ka surprizuar sot në Kuvend duke u paraqitur me një qese me domate në dorë. Ky gjest&n...
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme ka nisur. Në seancën e sotme pritet që të mbahen 2 interper...
Pas 34 vitesh karrierë në administratë, Shkëlqim Barushi u shkarkua nga puna në Bashkinë e Tiranës në dhjetor të ...
kuvendi TIRANË- Sot në orën 10:00, Kuvendi mblidhet në një seancë plenare me interpelanca të rëndë...
Florjan Binaj TIRANË- Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj është pyetur mbi mundësinë e një rikthimi dhe angazhimi t...