LIVE UPDATES
Politike

'Aktiv1sti'/ Deputeti i PD-së propozon ndryshime në ligjin për Nëpunësin Civil: 70 mijë persona po përdoren për politikë

Gështenja gjatë një deklarate për mediat, ka theksuar faktin se rreth 70 mijë punonjës të administraës shtetërore po iu bëhet shantazh për qëllime politike. 

9 Shkurt 2023, 10:25 Nga I.A
'Aktiv1sti'/ Deputeti i PD-së propozon ndryshime në ligjin
Lefter Geshtenja

TIRANË- Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka propozuar disa ndryshime në ligjin për Nënpunësin Civil. Ky propozim ka ardhur pas skandalit të dalë me aplikacionin "Aktiv1sti". Gështenja gjatë një deklarate për mediat, ka theksuar faktin se rreth 70 mijë punonjës të administraës shtetërore po iu bëhet shantazh për qëllime politike.  Sipas Gështenjës me këto ndryshime bëhet e mundur që nënpunësit publikë të mos shantazhohen nga qeveria as për të marrë pjesë në takime elektorale dhe as mos të jenë pjesë e platformave dixhitale.

"Të nderuar qytetarë shqiptarë Të nderuar përfaqësues të medias Ne muajin Janar te ketij vit kam dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë propozimet per ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar. Këto propozime vijne pas nje pune tre mujore ne konsultim me eksperte te fushes, me punonjes te administrates publike si dhe me te gjithe faktoret dhe aktoret qe impaktohen nga ky projektligj. Propozimet synojnë të ndalojnë ligjërisht çdo mundësi,cdo tentativë të qeverisë apo të çdo strukture partiake, të detyrojnë punonjësit dhe nëpunësit publikë të shantazhohen për qëllime politike. Keto dite në media është denoncuar skandali i platformës Aktiv1sti, ku më shumë se 70 mijë qytetarë, janë detyruar të regjistrohen dhe të përdoren vetëm për synime politike. Siç është bërë e ditur, shumica e tyre, janë punonjës të administratës, të cilëve u kërkohet që të jenë aktivë politikisht në këtë platformë. Skandali nuk ka të bëjë vetëm me faktin se administrata po përdoret për të dhënë një imazh të rremë të mbështetjes politike ndaj qeverisë, por edhe me faktin, se permes këtij aplikacioni, të gjithë pperdoruesit humbasin privatesine, kontrollohen dhe monitorohen deri në dhënien e votës me detyrim për Partinë Socialiste. Por skandali i platformës Aktiv1sti nuk është i vetmi.

Raportet e OSBE/ODIHR-it dhe institucioneve të tjera por edhe ne si opozite kemi vërejtur se përmes komunikimit digjital, qeveria ka abuzuar ndjeshëm për qëllime politike. Platformat e rrjeteve sociale dhe në veçanti ëhats up janë përdorur dhe perdoren edhe sot në mënyrë të kontrolluar për të ushtruar presion politik ndaj çdo punonjësi të administratës publike. Ky presion eshte aq i shëmtuar dhe i rëndë sa në faqet personale të punonjësve te administrates publike gjen materiale propagandistike të kryeministrit apo të titullareve te tjere ne te gjitha nivelet. Mjafton te shohesh like, sharet dhe komentet ne faqet e kryeministrit, ministrave, kryetareve te bashkive apo drejtuesve te qarqeve, dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme ku e gjithe administrata ne orarin zyrtar eshte e perfshire me detyrim ne kete skandal!
Eshte fakt qe sot administrata publike nuk vleresohet per performance ne lidhje me sherbimet ndaj qytetarit, por per performanc ne sherbim ndaj titullarit. Pikërisht, me synim për t’i dhënë fund përdorimit politik të administratës publike, projektligji i propozuar ndalon çdo nëpunës civil apo punonjës që ushtron një funksion jopolitik në administratën publike, që të krijoje grupe, platforma komunikimi, apo te postojë, reagojë, shpërndajë, komentojë postime me përmbajtje politike në rrjetet sociale. Këto ndryshime ligjore, që vijnë edhe në kuadër të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndalin përfundimisht çdo tentativë të qeverisë për të mbajtur nen presion administratën publike.

Ndryshimet ligjore do garantojnë se asnjë punonjës i administratës nuk do jetë më i detyruar të marrë pjesë me detyrim në mitingje politike, në takime gjoja informuese të qeveritarëve, në shpëndarje apo komunikim virtual, dhe në asnjë platformë të paligjshme si Aktiv1sti. Këto ndryshime ligjore do i kthejnë dinjitetin administratës publike dhe të gjithë nëpunësve të shtetit të cilët në këto vite janë shantazhuar për vendin e punës apo janë detyruar të punojnë për pushtetin. Edi Rama nuk duhet të fshihet dhe as të vonojë miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore, në të kundërt, ashtu siç po bëhet evidente çdo ditë, synimi kryesor i Edi Ramës është vetëm pushteti, pavarësisht kostos që mban Shqipëria dhe shqiptarët. Ky model duhet te marre fund! Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti prezencës së OSBE-së në Tiranë që të bëjë presionin e duhur që këto ndryshime ligjore të miratohen sa më pare, nese duam vertete nje administrate ku te sundoje ligji, barazia, gara, meritokracia, transparenca, profesionalizmi dhe paanesia politike. Ne te kundert ne do te vazhdojme te kemi nje administrate publike per Partine dhe jo per Shqiperine! Ju faleminderit," tha Gështenja.

Ndryshimet e kërkuara:

KUVENDI
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Nr. __ Prot. Tiranë, më _._.2022

Lënda: Propozohet për shqyrtim dhe miratim një projektligj.

Drejtuar: Znj. Lindita NIKOLLA
Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Këtu


Znj. Kryetare e Kuvendit,

Në mbështetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 68, pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, bashkëlidhur gjeni për shqyrtim dhe miratim projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar”, shoqëruar me relacionin përkatës, të propozuar nga deputeti Lefter Gështenja.

Ju lutem, marrjen e masave për nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me nenet 68 e vijues të Rregullores.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.


K R Y E T A R I

Enkelejd ALIBEAJ

KUVENDI

PROJEKTLIGJ

Nr. __/2022

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 152/2013 “PËR NËPUNËSIN CIVIL”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e deputetit Lefter Gështenja,


K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:


Në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, bëhen shtesat, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në nenin 4, pika 1, pas gërmës “f”, shtohet gërma “g”, me përmbajtje si më poshtë:

“Postim me përmbajtje politike” është çdo lloj postimi i bërë nga funksionarët politikë apo i bërë nga çdo person tjetër që përmban mesazhe në mbështetje të një funksionari politik, një partie politike apo një kandidati në zgjedhje.

Neni 2

Në nenin 37 “Të drejtat politike”, pas pikës 3, shtohet pikat 4, 5, 6 dhe 7 me përmbatje si më poshtë:

4. Nëpunësit civil ose punonjësit që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të publikojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.
5. Nëpunësit civil ose punonjësit që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të detyrojë punonjësit e tjerë apo vartësit e tij të publikojnë, reagojnë, shpërndajnë apo komentojnë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.
6. Nëpunësit civil ose punonjësit që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.
7. Nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, që vepron në kundërshtim me pikat 4, 5 dhe 6 të këtij neni, mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal.

Neni 3
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYETARJA

Lindita NIKOLLA

Miratuar, më _._.2022

R E L A C I O N

PËR PROJEKTLIGJIN

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 152/2013 “PËR NËPUNËSIN CIVIL”, TË NDRYSHUAR

I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË
ARRIHEN

Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, i miratuar në vitin 2013, si një ndër kushtet e Bashkimit Evropian, për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit, synonte krijimin e një shërbimi civil, të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike (shih nenin 1). Ligji ka përcaktuar parimet e administrimit të shërbimit civil, ku bëjnë pjesë ligjshmëria, barazia, merita, transparenca, profesionalizmi dhe paanësia politike (shih nenin 5).

Një ndër qëllimet kryesore dhe parimet e sanksionuara në ligjin “Për nëpunësin civil”, është paanësia politike, që synon depolitizimin e administratës publike. Këto rregullime janë diktuar pikërisht për shkak të përdorimit që partitë politike i bënin punonjësve të administrates publike, në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre. Veçanërisht këto rregullime kanë pasur në konsideratë shkeljet që mund të kryheshin nga forcat politike qeverisëse, të cilat mund të përdornin autoritetin e tyre për të detyruar punonjësit të angazhoheshin në mbështetje të funksionarëve politikë, partive politike apo kandidatëve në zgjedhje.

Me qëllim shmangien e çdo lloj abuzimi, ligji ka përcaktuar edhe të drejtat politike të nëpunësve civil, duke sanksionuar ndalimin e tyre për të marrë pjesë në veprimtari politike gjatë orarit zyrtar dhe për të shprehur publikisht bindjet a preferencat e tyre politike. Ndërsa, për nëpunësit e nivelit të lartë parashikohet ndalimi për të qenë anëtarë të partive politike, për nëpunësit e tjerë ndalohet qënia anëtar i organeve drejtuese të partive. Në rast kandidimi të një nëpunësi civil për një pozicion politik, atëherë ai pezullohet nga detyra (shih nenin 37).

Megjithë, rregullimet e mësipërme, siç provohet edhe nga raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, përdorimi i administratës publike në funksion të qëllimeve politike dhe elektorale të partisë në pushtet, ka vazhduar të përbëjë një problem madhor. Kodi Zgjedhor, në nenet 91 dhe 92 të tij, është përpjekur të adresojë problematikën e përdorimit të burimeve njerëzore të administratës në zgjedhje, megjithatë problematika shtrihet edhe përtej periudhës zgjedhore.

Veçanërisht, vitet e fundit është vërejtur një problematikë që lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale, ku nëpunësit civilë apo punonjësit e tjerë që ushtrojnë funksione jopolitike në administratën publike, detyrohen që të publikojnë, pëlqejnë, shpërndajnë apo komentojnë pastime me përmbajtje politike. Kështu, në shumicën e institucioneve qëndrore dhe vendore funksiojnë grupet e komunikimit në platforma të ndryshme (kryesisht whatsapp), ku punonjësve iu dërgohen postime apo mesazhe, të cilat më pas duhet t’i pëlqejnë, shpërndajnë apo komentojnë. E gjitha kjo bëhet me qëllim përhapjen masivisht të mesazheve politike të kryeministrit, ministrave, deputetëve, kryebashkiakëve apo funksionarëve të tjerë politikë.
Pikërisht, me synim për t’i dhënë fund përdorimit politik të administratës publike, projektligji i propozuar përmban ndalimin për çdo nëpunës civil apo punonjës që ushtron një funksion jopolitik në administratën publike, që të postojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike në rrjetet sociale. Rregullimet e këtij projektligji përfshijnë edhe ndalimin e detyrimit të kolegëve apo vartësve, si dhe krijimin e grupeve të komunikimit, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e mesazheve politike, duke sanksionuar edhe përgjegjësitë përkatëse në rast shkeljeje të këtyre dispozitave.

II. ARGUMENTIMI I PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PËRPARËSITË,
PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME

Krijimi i një administrate profesioniste, të qëndrueshme dhe të depolitizuar është një ndër objektivat kryesore që Shqipëria duhet të realizojë në funksion të integrimit në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, ky objektiv ka qenë edhe një angazhim i ndërmarrë në mënyrë të përsëritur nga qeveria shqiptare. Megjithatë, edhe në këtë rast, ashtu si në raste të tjera, ka një mospërputhje të angazhimeve në letër, me përpjekjet apo veprimet në praktikë.

Praktika e krijuar rëndom ku punonjës të shërbimit civil apo që kryejnë funksione jopolitike në administratën publike detyrohen për të publikuar, pëlqyer, shpërndarë apo komentuar postimet e bëra nga kryeministri, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e mazhorancës është një dëshmi e qartë e mungesës së vullnetit për realizimin e objektivitit të shpallur për depolitizimin e administratës publike. Madje, kjo praktikë jo vetëm dëmton depolitizimin e administratës, por e shndërron atë në një shtojcë të partisë në pushtet.

Në media ka pasur raste të shumta të denoncuara ku eprorët apo drejtuesit e institucioneve detyrojnë vartësit e tyre për të publikuar, reaguar apo shpërndarë postime me përmbajtje politike. Në të kundërt ndaj këtyre punonjësve mund të merreshin masa disiplinore, përfshirë largimin nga puna. Pavarësisht mungesës së vullnetit apo dëshirës së tyre, këta punonjës janë të detyruar të binden, në mënyrë që të ruajnë vendet e punës, në të shumtat e rasteve të vetmet burime të ardhurash për veten dhe familjen.

Prandaj, projektligji i propozuar ka për qëllim që t’i mbyllë rrugë kësaj praktike të paligjshme dhe arbitrare, duke vendosur detyrime të qarta qoftë për nëpunësit civilë apo punonjësit që ushtrojnë funksione jopolitike në administratën publike, ashtu edhe për eprorët apo drejtuesit e organeve publike. Kështu, projektligji fillimisht ka ofruar një përkufizim të postimeve me përmbajtje politike, me qëllim shmangien e çdo lloj keqinterpretimi apo interpretimi arbitrar. Si të tilla konsiderohen të gjitha postimet e bëra nga funksionarët politikë apo të bëra nga çdo person tjetër që përmbajnë mesazhe në mbështetje të funksionarëve politikë, partive politike apo kandidatëve në zgjedhje.

Më tej, projektligji parashikon ndalimin e nëpunësit civil dhe çdo punonjësi që kryen një funksion jopolitik në administratën publike të publikojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politikë në rrjetet sociale. Po ashtu, projektligji përcakton ndalimin e detyrimit të punonjësve të tjerë apo vartësve, si dhe ndalimin e krijimit të grupeve të komunikimit për të publikuar, reaguar, shpërndarë apo komentuar postime me përmbajtje politike. Në të kundërt, projektligji parashikon se nëpunësi civil ose punonjësi i administratës publike mban përgjegjësi penale, sipas nenit 328/a të Kodit Penal, që ka të bëjë pikërisht me përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Projektligji mund të shikohet si kufizim i të drejtave politike apo lirisë së shprehjes, por këto kufizime janë në përputhje me kriteret e përcaktuara nga neni 17 i Kushtetutës. Kjo pasi, kufizimet janë të bëra me ligj, për një interes publik dhe në përpjesëtim me gjendjen që i ka diktuar. Për të analizuar interesin publik dhe parimin e proporcionalitetit në këtë rast, vlen të përmendim se depolitizimi i administratës përbën një interes të rëndësishëm të shtetit shqiptar, edhe në kuadër të proçesit të integrimit evropian. Nga ana tjetër, situata e krijuar, përmasat e problematikës, kërkojnë një ndërhyrje ligjore urgjente me qëllim adresimin e saj.

Duke pasur parasysh se kryesisht kjo problematikë shkaktohet nga partitë në pushtet, e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë çështje është adresimi nëpërmjet dispozitave ligjore. Përgjegjësia penale në rast të shkeljes së këtyre dispozitave, nuk ka funksion ndëshkues, por parandalues, pasi në këtë mënyrë çdo punonjës apo drejtues në administratën publike, duhet të mbajë parasysh pasojat që mund t’i vijnë nëse kryen veprime në kundërshtim me dispozitat e këtij projektligji. Në këtë kuptim, projektligji është në harmoni me nenin 17 të Kushtetutës, që lejon kufizimet e të drejtave dhe lirive për sa kohë respektohen parimet e ligjshmërisë, interesit publik dhe proporcionalitetit.

III. VLERESIMI I LIGJSHMËRISË, KUSHTETUTSHMËRISË DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NË FUQI VENDAS E NDËRKOMBËTAR

Projektligji është propozim i një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me nenin 81, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe nenin 68 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Projektligji është në përputhje me nenin 17 të Kushtetutës dhe është në harmoni me një nga objektivat kryesore të Shqipërisë, në kuadër të proçesit të integrimit evropian, për depolitizimin e administratës publike.

IV. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT

Projektligji përbëhet nga 3 dispozita.

Neni 1 përmban një përkufizim të qartë të postimeve me përmbajtje politike, me qëllim shmangien e çdo lloj keqintepretimi apo interpretimi arbitrar.

Neni 2 përmban ndalimin e punonjësve të administratës publike për të publikuar, reaguar, shpërndarë apo komentuar postime me përmbajtje politike. Po ashtu, punonjësve të administratës publike iu ndalohet detyrimi i punonjësve të tjerë, si dhe krijimi i grupeve me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin në postime me përmbajtje politike. Në të kundërt, punonjësi mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal.

Neni 3 parashikon hyrjen në fuqi të ligjit 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, në përputhje neni 83, pika 4 të Kushtetutës.

V. RAPORTI I VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE

Projektligji nuk parashikon efekte financiare për Buxhetin e Shtetit.

DEPUTETI

Lefter GËSHTENJA

lefter gështenja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet