LIVE UPDATES
Politike

VOA: Pas gati 5 muajsh skena me tymuese dhe përplasje, parlamenti mund t'i rikthehet normalitetit

Opozita pengoi punimet e parlamentit, duke protestuar ndaj refuzimit të kërkesave të saj për ngritjen e disa komisioneve hetimore.

12 Mars 2024, 21:40 Nga r.ll
VOA: Pas gati 5 muajsh skena me tymuese dhe përplasje, parlamenti mund
kuvendi

TIRANË- Në Shqipëri, dy grupet më të mëdha parlamentare, ai i shumicës socialiste dhe ai demokrat, i përfaqësuar nga deputetët e opozitës që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, arritën sot një dakortësi në parim, e cila pritet t’i japë fund tensioneve dhe ngërcit të gjatë në punimet e parlamentit. Ngritja e dy komisioneve hetimore parlamentare, si dhe krijimi i një strukture të posaçme parlamentare për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë tre të pestat e votave, janë çështjet për të cilat palët do të punojnë për t’i finalizuar në 24 orët e ardhshme. Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë përshëndetën "rikthimIn e normalitetit në parlament".

Pas gati 5 muajsh, përgjatë të cilëve, debati parlamentar u mbizotërua nga skenat e tymueseve, zhurmës dhe përplasjeve, institucioni më i rëndësishëm i vendit, mund t’i rikthehet normalitetit. Një takimi informal javën e shkuar mes krerëve të grupeve parlamentare, u pasua sot nga Konferenca e kryetarëve, e cila u mblodh me praninë e të gjitha palëve. Në fund të saj, gjithëkush u duk i kënaqur.

“Eshtë një lajm i mirë që pas muajsh rezistencë të deputetëve të opozitës, për këtë arrogancë të shfaqur në seancën e datës 12 tetor nga ana e shumicës, këta të fundit kanë reflektuar”, deklaroi pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi.

Homologu i tij socialist Bledi Çuçi, ka megjithatë një tjetër lexim: “Ata zgjodhën që të iknin nga organet e parlamentit dhe të bëjnë atë aksion, për të cilin tashmë besoj se janë të bindur se nuk i çon asgjëkundi. Tani të hyjmë në një jetë normale parlamentare”

Opozita pengoi punimet e parlamentit, duke protestuar ndaj refuzimit të kërkesave të saj për ngritjen e disa komisioneve hetimore. Sot palët ranë dakort që të ngrihen dy komisionet që u rrëzuan nga shumica në seancën e 12 tetorit të kaluar. “Kemi rënë dakort në parim, për pranimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për kontratat koncencionare korruptive në sektorin e shëndetësisë. Kemi rënë në parim dakort për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sitemit TIMS”, shpjegoi zoti Bardhi

Por për zotin Çuci, opozita po plotëson “atë që ne kemi thënë e po i prisnim prej katër muajsh, që të rregullojnë objektet e dy komisioneve hetimore që ata vetë propozuan se cilët janë. Lamë një grup të përbashkët që të merret me rregullimin e objektit për ta sjellë atë sipas kërkesave të bëra dhe nga ligji i ndryshuar i komisioneve hetimore”.

Opozita e ka kundërshtuar këtë ligj, duke e ankimuar në Gjykatën kushtetuese. Zoti Bardhi nuk dha një shpjegim të qartë nëse do të presin apo jo që fillimisht të shprehet kjo gjykatë.

Një tjetër kërkesë e grupit demokrat ka qenë dhe riformatimi i përbërjes së komisionit të Reformës zgjedhore i cili ka si bashkëkryetar deputetin Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i grupit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Për këtë çështje duket se është zgjedhur një rrugë e mesme, që duket se lë në hije Komisionin e Reformës, i cili rifilloi nga puna, disa javë më parë, dhe i mbaron mandati në fund pas pak ditësh, me gjasë pa ndonjë produkt. Por socialistët nuk është se duken të merakosur për të bërë ndonjë ndryshim thelbësor në Kodin zgjedhor. “Ne i qëndrojmë idesë se Shqipëria ka një kod zgjedhor funksional”, u shpreh zoti Çuçi.

Me grupin demokrat është rënë dakort për ngritjen e një nënkomisioni me përfaqësim të përbashkët që do të shqyrtojë të gjithë projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe siç shpjegoi zoti Bardhi "kemi rënë gjithashtu, parimisht dakort, që çdo ligj që kërkon tre të pestat, pa përjashtuar këtu, ligjin kryesor që është temë e ditës, Kodin zgjedhor, të diskutohet në një komision, nënkomision apo strukturë të posaçme”.

Zoti Alibeaj reagoi duke u shprehur se “sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër e stisur keq që, herët a vonë, do të dilte në dritë. Ashtu siç e kishim paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan një sistem që t’ua heq atyre monopolin e listave dhe t’ua japë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes”.

Nesër është thirrur një tjetër takim i konferencës së kryetarëve, ku pritet të zyrtarizohen çështjet për të cilat u ra dakort sot, përfshirë objektin e komisioneve hetimore.

Dakortësia e sotme mes dy grupee më të mëdha parlamentare, u përshëndet nga Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit".

Në të njejtën linjë dhe Delegacioni i BE-së: “Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”, vë në dukje deklarata.

Marrë nga VOA. 

voa kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet