12 Mars 2024, 17:40
Nga M.B
PD
TIRANA- Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka këmbëngulur sërish në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që të ngrenë si shqetësim çështjen e arrestit në shtëpi të ish-kryeministrit, Sali Berishën. Ai ka thënë se nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse ai nuk e konsideron fitore dhe, sipas Shehut, nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Në bisedën e siguruar nga gazetari Osman Stafa, Shehu është përfshirë në debate me deputetin tjetër opozitar, Bledion Nallbati.
Nallbati ka thënë se është i mendimit që ta përshkallëzojnë edhe më shumë çështjen, por të jetë Shehu i pari në betejë. Nallbati shtoi se në këto 6 muaj, Shehu nuk ka bërë asgjë në protestën e tyre në Parlament.
Pjesë nga biseda:
Tritan Shehu: Duhet të ngremë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Natyrisht duhet të përqendrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavarësisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…
Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në Parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.
Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë.
Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithësecili të thotë të vetën.
Shehu: Pusho edhe ti!
Nallbati: Mos u merr me mua!
Shehu: Mos u merr ti me mua.
Flamur Noka shoqëron Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes dhe ul gjakrat mes palëve. Pas mbylljes së mbledhjes, Flamur Noka kërkon që dy deputetët të sqarohen, dhe i kërkon Nallbatit që ta shoqërojë për të sqaruar momentin me Tritan Shehun.
Kur vihen përballë, Tritan Shehu i drejtohet me tonë të larta dhe akuzuese deputetit demokrat: Maskara, ti nuk je niveli im. (vazhdon me sharje të ndryshme). Ndërsa përgjigje pati edhe nga Nallbati, i cili mësohet t’i jetë kundërpërgjigjur me fjalët “bandit”. Ndërsa Flamur Noka ka tentuar vazhdimisht të qetësojë dy deputetët. Tritan Shehu i është kthyer edhe Nokës, duke i thënë: Po t’i pse nuk mbajte krahun tim?
tritan shehu bledion nallbati
Politike
12 Mars 2024, 17:57
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë...
Politike
12 Mars 2024, 17:43
r.ll
ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialist...
Politike
12 Mars 2024, 16:58
M.B
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha sot në Konferencën e Kryetarëve se bashkëjetesa n&e...
Politike
12 Mars 2024, 16:52
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për vendimin e dhënë herët k...
Politike
12 Mars 2024, 16:47
r.ll
sali berisha dhe jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha dhe dhë...
Politike
12 Mars 2024, 16:13
M.B
Igli Hasani dhe Peter Szijjarto
HUNGARIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Budapest, ësht&...
Politike
12 Mars 2024, 15:27
I.A
TIRANË- Me bujë të madhe nisi lajmi për negociatat mes grupit socialist dhe opozitës për të normalizuar jetën parlamen...
Politike
12 Mars 2024, 15:24
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, njëkohësisht dhe ministre e Shtetit për Parlamentin, i ësht&...
Politike
12 Mars 2024, 15:16
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, njëkohësisht dhe ministre e Shtetit për Parlamentin tha sot se komisionet h...
Politike
12 Mars 2024, 14:58
Foto ilustruese
TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë qëndrimin e tij në mb...