LIVE UPDATES
Politike

VOA: Kuvendi në tryezë me institucionet e pavarura për reformat dhe integrimin

Në takimin e organizuar sot nga Kuvendi, diplomatët amerikanë dhe ata europianë shprehën mbështetjen për reformat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

26 Shtator 2024, 19:20 Nga M.B
VOA: Kuvendi në tryezë me institucionet e pavarura për reformat
Foto ilustruese

TIRANA- Në Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një tryezë me institucionet e pavarura për të forcuar bashkëpunimin në reformat e integrimit europian. Përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane kërkuan në këtë takim që, gjatë këtij procesi të respektohet pavarësia e institucioneve. Përfaqësues të disa institucioneve të drejtësisë folën me shqetësim për pengesa të ndryshme në punën e tyre.

Në takimin e organizuar sot nga Kuvendi, diplomatët amerikanë dhe ata europianë shprehën mbështetjen për reformat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Përfaqësuesja e ambasadës amerikane Kathryn Hammond, tha se SHBA-të mirëpresin nismat për fuqizimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, si dhe mbështesin shoqërinë civile, partitë politike dhe komunitetin e bizneseve në përpjekjet për të qenë transparente, gjithëpërfshirëse në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, për të mbrojtur pavarësinë e institucioneve, për rritjen e bashkëpunimit dhe të pavarësisë së tyre.

Ajo tha se institucionet e pavarura duhet të forcojnë mbikëqyrjen e tyre, llogaridhënien, dhe të veprojnë me integritet.

“Në shkurt të këtij viti Sekretari i Shtetit Blinken dhe kryeministri Rama diskutuan se si të garantojnë institucionet demokratike shqiptare që të bëhen më llogaridhënëse për qytetarët shqiptarë. Qeveria e SHBA është e gatshme të mbështetsë për këtë gjë”, tha zonja Hammond.

SHBA-të mbështesin, sipas saj, edhe përpjekjet e bëra nga shoqëria civile për të patur një demokraci pjesëmarrëse ku dëgjohen zëra të ndryshëm dhe ato të merren në konsideratë.

“Duke rritur bashkëpunimin me institucionet e pavarura dhe duke inkurajuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile, ne mund të ndihmojmë për të caktuar kushtet për transparencën e qeverisë, për të qenë ajo më përgjegjëse dhe më llogaridhënëse ndaj nevojave të njerëzve. Kjo është një qasje që fuqizon demokracinë në Shqipëri”, tha zonja Hammond.

Nga ana tjetër drejtuesi i delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, theksoi se “marrëdhëniet ndërinstitucionale të Kuvendit me institucionet e pavarura duhet të jenë në respekt të plotë të kushtetutës, që kanë të bëjnë me kontrollin dhe balancën”.

Ai tha se për reformën në drejtësi “parlamenti mund të luajë një rol kyç për moskthimin pas të këtyre reformave, për të konsoliduar më tej zbatimin e tij, për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, siguroi pjesëmarrësit vendas dhe ndërkombëtarë për respektimin e pavarësisë së institucioneve.

“Duhet ruajtur në mendje ky raport i respektimit të kësaj pavarësie, por në anën tjetër duhet respektuar edhe detyra e Kuvendit që të prodhojë rezoluta që janë sa më përmbajtësore, sa më të qenësishme, dhe që shkojnë në thelb të punës tuaj dhe detyrës, që ju ia keni detyrim publikut, por edhe ne ia kemi detyrim publikut në rolin tonë si mbikëqyrës dhe monitorues”, tha zonja Spiropali.

Në këtë takim Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, theksoi se marrëdhëniet e ILD-së me Kuvendin janë funksionale, por nevojitet të ndryshojnë mendësitë politike në raport me njëri tjetrin, sidomos pas reformës në drejtësi.

“Reforma në drejtësi, përveçse krijoi një arkitekturë shumë të mirë të organeve të drejtësisë, unë mendojn që krijoi një bazament shumë të fortë jo thjesht për raportet e institucioneve të drejtësisë me Kuvendin, politikën dhe shoqërinë, por dhe gjithë institucionet e tjera të bazuara në një filozofi të fortë të ndarjes së pushteteve. Kjo është e bukur për ta dëgjuar, por është shumë e vështirë për ta zbatuar”, tha zoti Metani.

Drejtuesja e KLGJ-së, Naureda Llagami, ngriti shqetësimin e çështjeve të depozituara nëpër gjykata, për të cilën ka kërkuar ndihmën e Kuvendit me nisma ligjore, ndërsa u premtua se ato do të futen për diskutim në këtë session parlamentar.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka depozituar disa nisma, të cilat kanë të bëjnë me backlog-un, dhe këto nisma ka 6 muaj që janë pranë Kuvendit. Ato i kemi raportuar, vazhdojmë e i raportojmë, janë bërë me grupin e punës për strategjinë për uljen e backlog-ut, dhe deri tani nuk kemi asnjë feedback nga Kuvendi mbi ecurinë e nismës, pavarësisht urgjencës, nevojës dhe domosdoshmërisë që kemi deklaruar ne mbi këto nisma”, tha zonja Llagami.

Prokuroria është një institucion i hapur për monitorim dhe raportim në parlamenti, tha prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, ndërsa theksoi se nga monitorimi duhet të vinin çështje konkrete mbi masat që përmirësojnë procesin e raportimit apo të vlerësohen nevojat për ndryshime ligjore, por procesi është delikat, sepse flitet për pavarësinë e institucioneve, dhe duhen hapa të kujdesshëm.

“Mendoj që në procesin kërkimor për çfarë nuk shkon mirë dhe duhet përmirësohet në raportin tonë ndërinstitucional, të merren në konsideratë edhe cilat janë modelet më të mira nga vendet e BE-së, ku aspirojmë të shkojmë, apo nga vendet që kanë kaluar procese të ngjashme të integrimit dhe janë ballafaquar me sfida të tilla”, tha zoti Çela.

Dyshimet mbi cënimet e mundshme të pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë pas reformimit nisën disa kohë më parë me krijimin e një komisionit të posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, i cili mund të vendosë raporte të reja me këto institucione në emër të llogaridhënies dhe transparencës.

Një ditë më parë, drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi se “pa institucione të pavarura të drejtësisë nuk ka drejtësi të pavarur. Kriteret si llogaridhënia dhe transparenca nuk mund të përdoren si kosto të pavarësisë. Ato janë mekanizma të brendshëm për të rritur këto cilësi”./ VOA

tirana

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet