LIVE UPDATES
Politike

VOA: Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Zgjedhjet e së dielës shihen gjerësisht si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.

8 Shkurt 2025, 19:02 Nga M.B
VOA: Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së
Foto ilustruese

KOSOVA- Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s Zgjedhjet e së dielës shihen gjerësisht si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.

Përgjatë fushatës partitë bënë premtime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë, zotime që duken shpesh të vështira për t’u përmbushur në vendin më të varfër në Evropë. Analisti Ilir Ibrahimi, thotë se më në fund ekonomisë po i jepet hapësira e duhur.

“Janë programe ambicioze të partive opozitare, sepse partia në pushtet nuk ka pasur ndonjë program, i ka pasur disa zotime të cilat i ka bërë publike zoti Kurti. Janë ambicioze por jo të paarritshme. Ajo që më ka gëzuar më së shumti gjatë diskutimeve me partitë opozitare, sepse na kanë ftuar për të diskutuar, pra na kanë ftuar si sektor privat për të paraqitur programin e tyre ekonomik dhe kemi diskutuar rreth tij. Ata e shohin realizimin e këtyre premtimeve ekonomike në një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat, që do të duhej të bëhej nga çdo qeveri. Nuk mund të shihet sektori privat si armik sepse sektori privat është kontributdhënësi më i madh në shtet, në buxhetin e shtetit, punësim dhe gjitha të tjerat”, tha analisti Ibrahimi.

Votimet e së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet e ngecura të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian edhe më tej ka lënë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Çështja e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

“Ne për katër vite me radhë kemi pasur deklarata nga administrata amerikane e cila e përfundoi mandatin, pra administrata Biden se marrëdhëniet e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë në nivelin e tyre më të lartë madje i kanë kritikuar se janë në nivelin më të ultë. Tani administrata e re këtë e ka bërë edhe më të qartë dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe nëse nuk ka një ndryshim të qasjes ndaj Shteteve të Bashkuara edhe pasojat do të jenë më të mëdha, sepse kemi të bëjmë me një administratë tjetër.

Pra administrata Trump nuk do të jetë administratë që do t’i ledhatojë liderët kosovarë, por do të kërkojë nga ta dhe nëse nuk do të kërkojë dhe nëse nuk i pret ato që i kërkon, atëherë nuk shoh se do të ketë marrëdhënie në kuptimin e plotë të fjalës me SHBA-në. Unë kam frikë se marrëdhëniet që kemi pasur deri tani nuk do të mund të ekzistojnë me një qeveri e cila nuk e sheh Amerikën si partnere dhe t’i vendosë politikat e veta në përputhje me interesat amerikane. Pra, nuk e përjashtoj edhe mundësinë e tërheqjes së gjithëmbarshme të interesit amerikan, përfshirë këtu edhe praninë e sigurisë, pra ushtarët amerikanë”, tha analisti Ibrahimi.

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, thanë të shtunën ndërkaq se fushata për zgjedhjet e së dielës është përshkuar me raste të theksuara të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

“Pa llogaritur aktivitetet që mbahen sot, në plot 130 aktivitete, apo rreth një e pesta e tubimeve publike të organizuara, është raportuar për raste të një gjuhe nxitëse, urrejtëse apo fyese”, tha Eugen Cakolli nga DnV.

Një ekip prej 100 vëzhguesish nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe dhjetëra të tjerë nga organizata ndërkombëtare, do të ndjekin votimet e së dielës. Analistët thonë se cilado qoftë qeveria e ardhshme, do të përballet me sfida të vështira mes zhvillimeve gjeopolitike që e kanë bërë botën shumë të paparashikueshme./ VOA

kosova

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion