LIVE UPDATES
Politike

Vjosa Osmani për BBC : Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes një hap historik

Në një intervistë për median britanike BBC, Osmani theksoi se Kosova di si arrihet paqja, duke theksuar rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

25 Janar 2026, 17:57 Nga D.S
Vjosa Osmani për BBC : Anëtarësimi i Kosovës në Bordin
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me nënshkrimin e Bordit të Paqes të Trump në Davos. Në një intervistë për median britanike BBC, Osmani theksoi se Kosova di si arrihet paqja, duke theksuar rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Presidentja Osmani theksoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe se ndaj popullit aosokohe po kryhej gjenocid.

Ajo u shpreh ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera demokratike, i hapi rrugë paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit. Sipas presidentes së Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes është hap historik për Republikën e Kosovës.

Deklarata e plotë e Osmanit:

“Le të kthehemi pak pas në kohë, 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Kundër popullit të Kosovës po kryhej gjenocid dhe, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, natyrisht me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike në mbarë botën, jetët tona u shpëtuan. Na u dha një shans për paqe. Na u dha një shans për të jetuar të lirë. Dhe sot, ne jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të pavarur dhe, më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë brezi i parë në historinë e kombit tonë që nuk e ka njohur luftën dhe që po e shijon paqen.

Në atë kohë, unë isha një fëmijë lufte, duke u rritur nën granata dhe, si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por thelbi është ky: ajo që po dëgjonim atëherë ishin rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre, ishin fjalë, por nuk kishte asnjë veprim, derisa SHBA-ja ndërhyri dhe mobilizoi botën për të na ardhur në ndihmë. Ne kemi nevojë për një organizatë të fuqishme ndërkombëtare që merret me krijimin e paqes dhe arritjen e saj. Pastaj, natyrisht, OKB-ja do të përfshihej në ruajtjen e paqes. Jo. Jo. Krejt e kundërta. Këto organizata mund të punojnë dorë për dore, njëra duke u përfshirë në krijimin e paqes dhe arritjen e saj. Kemi parë se si vende si Rusia dhe Kina e kanë përdorur fuqinë e vetos. Për ne, rreshtimi me Shtetet e Bashkuara historikisht ka qenë vendimi i duhur, por është e rëndësishme që Kosova të jetë pjesë e një organizate ndërkombëtare sepse kjo forcon sovranitetin dhe pozitën tonë ndërkombëtare.

Në Bordin e Paqes, Rusia nuk ka veto. Kosova është ftuar si anëtare themeluese, si shtet i barabartë.  Të gjitha vendet që po kritikojnë Bordin, ulen pranë Putinit në OKB, ulen pranë Rusisw që është vend anëtar i pwrhershëm në Këshillin e Sigurisë. Edhe Mbretwria e Bashkuar ulet krah Rusisw. Ndaj, do të thoja që wshtë më mirë të jesh pjesë e një organizate ndërkombëtare ku Rusia nuk ka të drejtën e vetos dhe nuk mund ta bllokojë paqen në botë.

Nuk na është kërkuar kurrë asnjë kontribut financiar, përkundrazi. Karta e Bordit të Paqes e bën të qartë se anëtarësimi në Bordin e Paqes nuk nënkupton asnjë detyrim financiar për vendet dhe asnjë delegim të sovranitetit. Nuk na është kërkuar të paguajmë as në këtë fazë dhe as pas tre vitesh, përveç rasteve kur vendet dëshirojnë të kontribuojnë vullnetarisht. Bazuar në përvojën tonë 20-vjeçare se si ndërtohet dhe ruhet paqja, ne ofrojmë praktikat më të mira që i duhen Bordit të Paqes, jo vetëm për Gazën, por edhe për vende të tjera. Është koha jonë për t’i dhënë diçka botës dhe për t’u siguruar që paqja që kemi të ecë përpara,” tha Osmani./Dosja.al

 

 

vjosa osmani vjosa osmani interviste per bbc kosova ne bordin e paqes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet