LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj Ramës, Lindës së Surrelit dhe Lindës së AKSHI-t. Policët u kalamenduan nga gazi i tyre

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se  Partia Demokratike menjëherë mori kontakt me të gjitha qendrat spitalore të Tiranës dhe nuk rezulton në qendrat shëndetësore të jetë paraqitur qoftë dhe një polic i vetëm i plagosur.

25 Janar 2026, 12:53 Nga E.d
Berisha: Protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj Ramës,
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se protestuesit shprehën zemërimin e tyre gjatë protestës së ditës së djeshme ndaj Ramës, Lindës së Surrelit dhe Lindës së AKSHI-t.

 Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se  Partia Demokratike menjëherë mori kontakt me të gjitha qendrat spitalore të Tiranës dhe nuk rezulton në qendrat shëndetësore të jetë paraqitur qoftë dhe një polic i vetëm i plagosur.

Berisha tha se Edi Rama është i dënuari i popullit shqiptar dhe është armiku i kombit, ndaj për këtë arsyeje ai meriton ndëshkimin e duhur sipas tij.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, mbrëmë, fallangat e krimit shoqëruan dhe arrestuan në komisariatin e policisë guximtarët: Ervis Kurta, Ervis Mirashi, Ardian Toli, Sali Saraçi, Besnik Bali, Leonard Xhemalxhiu, Rei Hasku, Alket Toska, Edison Huli, Blendi Spaho, Elton Hoti, Romi Bizhoti, Hamza Cani, Tomas Koja, Ardian Lici, Anduel Lleshi, Anastas Memo, Alen Liko, Klodian Bajrami, Ervis Visha, Rexhep Tarja, Noel Masha. Në komisariatin numër 2 u arrestuan: Besnik Bali, Leonard Xhebaxhiu, Roni Bizhoti, Elton Hoti, Hamza Cani dhe u lirua një qytetar.

Në komisariatin 6, Blendi Spaho, Skënder Toska, Edison Huli, Ardian Toli, Sokol Gjoni, Elson Mirashi, Kanto Toli dhe të shoqëruar të tre këta. Pra, siç e shihni, dhjetëra, mbi 27 të rinj, të cilët nuk kanë kryer në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore, përveçse kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj Edi Ramës, Lubi Balluku, Lindës së AKSHIT, Lindës së Surrelit, Ergys Agasit dhe bandës së tyre. Ata të gjithë sot janë në komisariat dhe me urdhër të Edi Ramës vazhdon fushata e arrestimeve të qytetarëve. Dënoj me forcën më të madhe këtë terror kriminal ndaj protestuesve.

Dënoj keqtrajtimin që iu bë dhe një qytetareje, e cila banonte në shtëpinë e fëmijës dhe që absolutisht s'kishte asnjë lidhje me asnjë akt, me asnjë akt të çfarëdolloji. E goditën. Për të ilustruar dhunën kriminale ndaj të rinjve dhe ndaj fëmijëve, Ilirian Tela apo Agasi apo banditi në krye të policisë, mashtroi shqiptarët, tha u plagosën 12 policë. Partia Demokratike menjëherë mori kontakt me të gjitha qendrat spitalore të Tiranës dhe nuk rezulton në këto qendra të jetë paraqitur qoftë dhe një polic i vetëm i plagosur.
Po, ato kanë marrë qytetarin nga Berati, nga shtrati i spital në komisariat. Në një akt brutal dhe kriminal. Por policë të plagosur për spitalet e Tiranës nuk ka patur qoftë dhe një të vetëm. E garantoj Edi Ramën se personalisht do bëhet përgjegjës për dhunën që u ushtrua ndaj kryengritësve paqësorë.

Dhe se çdo akt dhune ndaj guximtarëve do marrë ndëshkimin e merituar. Por një gjë duhet ta pranoj. Shkëlqeu, shkëlqeu siç meriton, guximi i të rinjve. Ishin ata që ishin ata që i dhanë të gjithë epikën asaj kryengritje. Gazetarët i panë se si në dhjetëra, dhjetëra raste, ata por dhe qytetarët e tjerë kapën kanistrat e gazit dhe ja u kthyen banditëve me uniformë, nga i kishin nisur. Pra protesta protesta për herë të parë nxorri në pah dhe një shkallë të lartë përgatitje dhe vendosmërie nga ana e protestuesve. Antigaz.

E vërteta që policë të kalamendur pati nga gazi. Po ishte gazi i tyre, jo i protestuesve. Nuk i plagosën protestuesit, i plagosën vetë ata. Se i gjuajtën protestuesit me gaz. I përgëzoj, i përgëzoj për aktin heroik të kapjes së gazeve dhe të hedhjes drejt atyre që i hodhën drejt narko-banditëve. I siguroj falangat e krimit se protesta tjetra, kjo do jetë masive, masive, dhe se asnjë mjet i tyre nuk do mund të mposhtë revoltën e përgjithshme popullore.
Por me këtë rast u bëj thirrje policëve të ndershëm, familjarë, atdhetarë, por dhe demokratë në shpirt. Asnjë akt në mbrojtje të Edi Ramës.

Edi Rama është i dënuari i popullit shqiptar, është armiku i kombit shqiptar. Meriton ndëshkim, ndëshkim dhe vetëm ndëshkim, bashkë me suitën e tij. Mos u bëni mburojë e një të keqeje të tillë që s'e ka njohur Shqipëria në historinë e saj. Ky është kilometri i fundit. Asgjë në botë nuk na ndalon ne pa arritur në finish fitimtar./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet