9 Janar 2025, 14:48
Nga M.B
Sali Berisha
FIER- Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin. Berisha tha se çështja e Salianjit është tashmë ndërkombëtare dhe se Shqipëria është vend i të burgosurve politikë. Ai shtoi se me Salianjin diskutoi vazhdimin e betejës së PD, ndërsa tha se ai ndodhet në burg vetëm e vetëm se i shërbeu Shqipërisë.
Berisha tha se Salianji bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar ku faktoi se Agron Xhafa njeri me 3 emra drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Kryedemokrati shtoi se Agron Xhafa kishte 2 vëllezër një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe Olsi Ramën vëlla nga morali.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit ju shërbeu qytetarëve të tij dhe se bëri detyrën e tij duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri.
Salianji siç dihet bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar ku faktoi se Agron Xhafa njeri me 3 emra drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte 2 vëllezër një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe Olsi Ramën vëlla nga morali.
Kjo është e vërteta dhe meqënë se Salianji goditi me një të rënë 2 klanet mafioze, klani Rama dhe klani Xhafa u vërsulën kundër tij me mjetet e mafies. Ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.
sali berisha
Politike
9 Janar 2025, 14:43
M.B
Ulsi Manja
TIRANA-Qeveria ka zgjatur afatin për shqyrtimin, vlerësimin e kompensimin e pronave të ish pronarëve. Bëhet me dije se ...
Politike
9 Janar 2025, 14:23
ZH.LL
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule në daljen e tij nga ambientet e SPAK është ndalur nga gazetarët teksa nuk ka pranuar të flasë...
Politike
9 Janar 2025, 14:07
M.B
Elman Abule
TIRANA- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme teka ka dalë n...
Politike
9 Janar 2025, 13:20
M.B
Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri i Pushtetit Vendor të vendit Arbjan Mazniku, në një deklaratë për mediat, foli ...
Politike
9 Janar 2025, 13:10
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. Ministri i Ekonomisë, Kultur&...
Politike
9 Janar 2025, 13:05
I.A
Sali Berisha
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Fierit. Shkak për këtë vi...
Politike
9 Janar 2025, 12:41
I.A
Kampet e emigranteve
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka theksuar se qeveria e saj është e gatshme për të vazhdua...
Politike
9 Janar 2025, 11:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme në orë...
Politike
9 Janar 2025, 11:53
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për më 23 janar. Në seancë...
Politike
9 Janar 2025, 11:31
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte sot i pranishëm në prezantimin e prog...