LIVE UPDATES
Politike

VIDEO - 'Piranjat' zbulojnë Erion Veliaj/ Bleu në Rumani me paratë nga Irani, inceneratorin që nuk punonte

Prej dy vitesh, mediat e kanë çmontuar deri në detaje skemën e mega mashtrimit me djegësit e mbeturinave.  

31 Mars 2023, 21:29 Nga k.m.
VIDEO - 'Piranjat' zbulojnë Erion Veliaj/ Bleu në Rumani me
Foto ilustruese

Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetin e mazhorancës, Alqi Bllako, mund të konsiderohet si skandali më i madh i 32 viteve demokraci në Shqipëri. Prej dy vitesh, mediat e kanë çmontuar deri në detaje skemën e mega mashtrimit me djegësit e mbeturinave.  

Duke montuar copë për copë të gjithë pazëllin e kësaj historie plot me dritëhije. Por ne sonte, do të kërkojmë të hedhim dritë mbi një tjetër raport të dyshuar korruptiv, mes politikanëve shqiptarë dhe biznesmenëve italianë, të përfshirë në këtë aferë.

Një prej tyre edhe Gabriele Tarroni Longinotti, një biznesmen ish-ortak i Alberto Presezzit, person kyç në sjelljen në Shqipëri e të paktën njërit nga inceneratorët. Personi përtej telefonit, është arrestuar në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane, i akuzuar për mashtrim.

Të kujt tjetër, përveçse ish-ortakut Alberto Presezzi, me të cilin kohë më parë kishin kryer shumë punë së bashku.

Dhe pasi bëri pak më shumë se një vit burg, i zemëruar për nxjerrjen jashtë loje nga ish-ortaku, vendos ta fundosë atë, duke dëshmuar për herë të parë, mbi aferën korruptive të inceneratoreve, gjithmonë duke qenë i kujdesshëm që ta shpallë veten si jo pjesë e ngushtë e pazareve.

Në një histori e treguar në vetën e parë, që zbulon një tjetër copë të rëndësishme nga të fshehtat e këtij mega skandali.

Piranjat: Cila është lidhja juaj me biznesin e inceneratorëve?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Jo, jo. Nuk kam asnjë biznes me inceneratorët, por fatkeqësisht personi që më ka përfshirë në probleme, ka të bëjë. Absolutisht ka bërë biznes me inceneratorët. Ishte ai, ish-ortaku im italian nga Monza, ai kam zbuluar më vonë se kishte shumë të bënte. Unë në ndërmarrjen ku punoja, nuk jam marrë asnjëherë me biznesin e energjisë, por vetëm të ushqimit. Blej mish dhe shes mish, blej fruta dhe shes fruta. Ndërsa inceneratorët janë pjesa e energjisë. Të cilën unë asnjëherë s’e kam ndjekur. Por ama ishim në të njëjtën ndërmarrje, një sektor energjie dhe një sektor ushqimi. Dhe unë shikoja atje të gjithë personat që vinin.

Pikërisht. Gabriele ka parë të gjithë personat që hynin në kompaninë Bruno Presezzi. Mes tyre edhe shqiptarë.

Gabriele Tarroni Longinotti​:: Kam parë shumë të tillë, vetëm me njërin kam folur, kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Piranjat: Pra, e keni takuar personalisht? Jeni i sigurtë?

Gabriele Tarroni Longinotti​:: E kam takuar dy herë në Ciocolati italiani dhe restorantin “Tribe”

Piranjat: Po çfarë lidhje kishte zoti Veliaj me kompaninë Bruno Presezzi?

Gabriele Tarroni Longinotti​:: Prit se duhet të bëjmë disa hapa mbrapa. Kompania italiane, ka blerë një incenerator gjysëm automatik, në qytetin e Kostancës në Rumani. Në dorë të dytë. U kontaktuan nga bashkia e Konstancës për të shkrirë një incenerator të përdorur gjysmëautomatik. Të cilin qyteti rumun e kishte instaluar, por ishin më shumë shpenzime se sa fitime. Prandaj u çmontua, dhe kompania italiane u pagua nga bashkia e Konstancës me 75 mijë euro… pra, i kanë paguar për të çmontuar.

Pra, rumunët kërkojnë të heqin qafe një incenerator që nuk është aspak rentabël. Për këtë madje janë gati të paguajnë shifrën prej 75 mijë eurosh. Dhe kërkesës së tyre i përgjigjet kompania italiane Bruno Presezzi, me titullar Antonio Presezzi, ortakun e Gabrielës.

Ky incenerator u çmontua, dhe u transportua me kamiona në Borato di Morgora, u bë si i ri, dhe pati një tentativë për ta shitur në Zimbabve.

“Të zinjtë, këta zezakët, këta zotërinj u trajtuan si zezakë me litar në qafë, por nuk janë. Erdhën në Itali, pasi kompania italiane kishte bërë një tjetër kompani në Zimbabve".

Një kompani në Zimbabve në emër të një shqiptari, i cili sipas Gabrieles, është ish-shoferi i tij.

“Ishte një shqiptar që ka jetuar gjithmonë në Italia, Miliad Lopa, ishte shofer, jo shumë shofer, por lavazhier. Pa më thënë asgjë, Alberto Presezzi, ortaku im, hapi në emrin e shoferit tim, këtë shoqëri në Zimbabve".

Ndërkohe që marrëveshja pritej të konkretizohej, ekspertët nga Zimbabve preferuan që më parë ta shohin impianin e djegies së mbeturinave, dhe më pas të jepnin Ok, për ta blerë. Por aty menjëherë kuptuan se diçka nuk shkonte.

Dhe jo vetëm kaq, por qeveria e Zimbabve kërkoi që ta ndiqte dhe në rrugë ligjore këtë tentativë mashtrimi.

Atëherë, çfarë ndodh? Qeveria e Zimbabve, denoncon këtë shoqëri e cila kishte brenda saj edhe një tjetër zotëri shqiptar, i cili bënte pjesë edhe në kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Në fakt ai ishte punonjësi, roje që ngrinte dhe ulte traun në “Bruno Presezzi SPA”, një person me aftësi ndryshe. Një roje.

Përveç shoferit, ai ka futur në këtë kompani, të gjithë persona që paguheshin pak a shumë 1000 euro në muaj, dhe me 100 euro me shume, ata pranonin te benin te tilla gjera.

Siç i thonë italianët, prestanomi. Dhe këtu historia nis të bëhet më intriguese, pasi hyn në lojë Shqipëria, e cila tregohet e interesuar për një impiant të refuzuar si i papërshtatshëm nga një shtet Afrikan.

Kështu, pasi nuk u ble nga Zimbabvet, impianti mbeti në kompaninë “Bruno Presezzi” në Monza. Erdhën këta politikanët shqiptarë. Unë s’e dija por vinin aty dhe mësova se kush ishin.

"Çfarë ndodh? Në mënyrë të habitshme, ky incenerator, që edhe në Afrikë u refuzua, dhe për më tepër ishte bërë një padi ndërkombëtare ndaj këtyre personave, u ble për qindra miliona euro. Nga qeveria shqiptare. Dhe pastaj, personi që kam njohur dhe i kam folur dy herë, është kryetari i bashkisë Tirane, ky djalë i ri që shfaqet shpesh në televizion, dhe me të cilin kam folur personalisht, jemi përshëndetur".

Sipas Gabrieles, e gjithë xhiro e lekëve në këtë aferë, bëhej nëpërmjet një lavatriçeje të vetme. Një bankë me një kapital prej 1.8 miliardë eurosh.

"Të gjitha këto xhiro lekësh, vinin nga Banka Popullore e Sondrios. Ishte i njëjti bankier të cilin e kanë përdorur gjithmonë, ishte ai eksperti. E njoh shumë mirë, por jo, jo, jo. Është një person shumë i rëndësishëm brenda këtij institucioni bankar. Kjo që po të them unë, është linja e biznesit të cilën e njoh".

Po çfarë lidhje mund të ketë kryebashkiaku Veliaj me këtë aferë? A janë të mjaftueshme vizitat e tij në kompaninë “Bruno Presezzi” për ta konsideruar të përfshirë?

"Ishte Erjon Veliaj, kryetari i Tiranës, dhe kishte marrë pjesë në blerjen e këtij inceneratori mbeturinë, që nuk dinim kujt t’ia jepnim, dhe të gjithë në kompani ishin të kënaqur, që erdhën këta të gjithë së bashku, ia hodhëm dhe iu shitëm diçka që ishte e pashitshme. Nëse një vidë kushton një cent, dhe unë e shes gjashtë euro, askush në botë nuk mund ta konstestojë. Pse? Nëse unë të gjej ty që je gjysëmbudalla dhe të shes një gjë që kushton një cent dhe ta shes dhjetë, në një shtet si Shqipëria ku gjithçka është e mundur, sepse jetoni në një vend me korrupsion absolut. Në çdo vend të botës, Itali, Zvicër, etj, madje edhe në Zimbabve do të ishte i pamundur. Por në Shqipëri mund të bëhet".

Nëse këto që ky zotëri thotë, janë të vërteta, pyetja është, a u mashtruan shqiptarët nga injoranca apo pranuan të jenë pjesë e kësaj skeme? Por ka edhe një detaj tjetër interesant, që nëse rezulton i vërtetë, nuk mund të konsiderohet thjesht skandal, por tradhti e lartë ndaj atdheut.

"Skandali i vërtetë është ai mes Iranit dhe Shqipërisë. Sepse skandali i vertetë është se Shqipëria thotë se është nën sulm të hackerave iranianë. Por nga ajo që di unë, Shqipëria ishte shumë e lumtur që është financuar për këtë çështjen e inceneratorëve nga iranianët. Unë mund të të jap emrin, mbiemrin dhe kompanite e kreut të Pasdaran, që quhet Ali Aliabadi. Ai është personi që ka dhënë lekët për të blerë inceneratorin. Blerjen për këta qindra milionë, në favor të kompanisë “Bruno Presezzi”", thotë Gabriele Tarroni Longinotti​.

Ne publikuam një dëshmi, e një personi i cili sot ndodhet në Dubai, larg duarve të atyre që mund ta hetojnë. Edhe pse në fakt e kishim këtu deri para katër muajsh, kur Apeli vendosi ta lironte. A ishte gjithçka e mirëmenduar, për të kompensuar një dëshmitar, i cili më pasi u doli nga skema?

Apo ishte thjesht një rastësi e cila çoi në hapjen përgjysëm e një “kutie pandore”, me shumë enigma të tjera, për të gjithë ne./Syri.net

erion veliaj

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit