LIVE UPDATES
Politike

"Vendi më pak i dëshiruar", Teliti: Shqipëria e fundit në rajon për investimet e huaja

Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet në vendin e 73.

20 Mars 2024, 16:38 Nga r.ll
"Vendi më pak i dëshiruar", Teliti: Shqipëria e fundit
dorian teliti

TIRANË- Këshilltar për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti tha se Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe rezulton më pak tërheqësi në sytë e investitorëve të huaj.

Në deklaratën e tij për mediat Teliti iu referua Indeksit Glogal të Mundësive 2024, të publikuar nga Milken Institute në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit, Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe rezulton të jetë vendi më pak tërheqës në sytë e investitorëve, apo e thënë ndryshe Shqipëria është vendi më pak i dëshiruar. Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet në vendin e 73.

DEKLARATA E PLOTË: 

Të nderuar qytetarë!

Si pasojë e zhvillimeve në ekonominë botërore dhe europiane, të cilat gjatë 4 viteve të fundit, që prej periudhës së pandemisë, janë karakterizuar shpeshherë edhe në riorientime të flukseve të investimeve të huaja, rajoni i Ballkanit ka fituar një vëmendje të veçantë në arenën ndërkombëtare duke thithur flukse më të larta si sasiore ashtu edhe cilësore të investimeve të huaja direkte.

Ky fenomen automatikisht ka bërë që gara midis vendeve të Ballkanit, se kush e kush të thithë sa më shumë investime të huaja direkte, të bëhet gjithnjë e më shumë e ethshme.

Po ku qëndron Shqipëria në këtë garë? Si renditet vendi ynë?

Sipas Indeksit Glogal të Mundësive 2024, të publikuar këto ditë nga Milken Institute në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe rezulton të jetë vendi më pak tërheqës në sytë e investitorëve, apo e thënë ndryshe Shqipëria është vendi më pak i dëshiruar.

Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet në vendin e 73.

Për më tepër, në vend që Shqipëria të përmirësohej në renditje të paktën krahasuar me veten e tij, raporti i Milken Institute vlerëson se Shqipëria është përkeqësuar me plot 6 vende në renditje vetëm gjatë vitit të fundit.

Vendet e tjera të rajonit janë treguar më të afta për të tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj dhe financimet e tyre, dhe këtë e tregon qartë edhe indeksi në fjalë, i cili ka vlerësuar se Mali i Zi renditet në vendin e 50, Maqedonia e Veriut në vendin e 54 dhe Serbia në vendin e 59.

Ndër komponentët që kanë ndikuar në këtë vlerësim ngelës të Shqipërisë në klasën ballkanike të thithjes së investimeve të huaja direkte, janë (i) komponenti i standarteve dhe politikave ndërkombëtare, (ii) shërbimet financiare dhe ai (iii) i kuadrit institucional, ku ky i fundit shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë pengesat institucionale ndaj aktivitetit të biznesit të shkaktuara shpeshherë nga performanca e dobët e administratës dhe të drejtat e cënuara të investitorëve.

Të dashur qytetarë,

Përfundimet e këtij raporti nuk janë surprizë për askënd.

Prej 11 vitesh ekonomia shqiptare është goditur, vit pas viti, nga vendimmarrje të gabuara dhe shpeshherë të qëllimshme të qeverisë Rama që kanë patur për qëllim dobësimin e shëndetit të sipërmarrjeve vendase dhe dekurajimin e  investitorëve të huaj për të ardhur dhe financuar paratë e tyre në vendin tonë.

Rritja e taksave dhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal, procedurat e komplikuara dhe shpeshherë të pakuptueshme, kontrollet abuzive dhe pa paralajmërim, cënimi selektiv sipas dëshirës i sigurise juridike, mungesa e garës së ndershme dhe korrupsioni në sektorin publik dhe prokurime, mungesa e theksuar e konkurencës së lirë dhe të ndershme, ekonomia e madhe informale dhe fenomeni tejet i përhapur i pastrimit të parave, kanë qenë dhe mbeten edhe sot problematikat kyçe që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të ekonomisë shqiptare.

Shqipëria dhe ekonomia jonë ka potenciale të mëdha. Duhet thjesht vullnet politik për të ndërmarrë hapat dhe vendimet e duhura, duke bërë atë që bëjnë vendet e tjera të rajonit, të cilat në qëndër vendosin interesin e qytetarëve dhe sipërmarrjes, e jo të miqve dhe shokëve të interesave të ngushta financiare.

Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri ka patur kohë boll për të bërë punë, por jo vetëm që nuk e ngriti Shqipërinë në piedestalin që i takon, por e kanë fundosur ate në vendin e fundit të rajonit.

Ndaj zgjidhja nuk duhet parë më te qeveria e majtë në fuqi, por o sot o kurrë Shqipërisë i duhet ndryshimi politik i drejtimit të punëve.

Dhe për të siguruar një jetesë normale dhe dinjitoze, këtu në tokën tonë, për cdo shqiptar, pavarësisht moshës së tij, zgjedhjet e lira e të ndershme të zhvilluara nga një qeveri teknike është sot më shumë se kurrë një domosdoshmëri për ti dhënë vendit tonë dhe shqiptarëve atë që meritojnë. Ju faleminderit.

dorian teliti partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet