LIVE UPDATES
Politike

Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Pse Rama e shtyu gazetaren? Pyetja për dhëndrin e Trump dhe investimi 1 miliard dollarë në Shqipëri

Protothema shkruan se vazhdojnë reagimet në Shqipëri për sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj një gazetareje, të cilën ai duket se e ka shtyrë në video, me sa duket i mërzitur nga pyetja e saj. Kryeministri shqiptar e bëri këtë veprim gjatë një konference për shtyp në Tiranë, kur gazetarja e Syri TV Ambrosia Meta pyeti Ramën për një projekt investimi në ishullin e Sazanit.

20 Mars 2024, 13:31 Nga N.F
Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Pse Rama e shtyu gazetaren?
Rama dhe Kushner

TIRANË- Incidenti i regjistruar ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta solli reagime të shumta si dhe mori vëmendje të madhe edhe nga mediat ndërkombëtarë. Pas një artikulli në lidhje me incidentin e Ramës dhe gazetares media greke, Protothema ditën e sotme ka publikuar në lajm tjetër ku ka bërë një analizë në lidhje me ngjarjen.

Protothema shkruan se vazhdojnë reagimet në Shqipëri për sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj një gazetareje, të cilën ai duket se e ka shtyrë në video, me sa duket i mërzitur nga pyetja e saj. Kryeministri shqiptar e bëri këtë veprim gjatë një konference për shtyp në Tiranë, kur gazetarja e Syri TV Ambrosia Meta pyeti Ramën për një projekt investimi në ishullin e Sazanit.

Ai mund t'i refuzojë akuzat për sulm ndaj gazetarit dhe të pretendojë se ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve siç duhet. Megjithatë, Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë raporton se “kryeministri jo vetëm që nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete pyetjes, por ka shmangur një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike të një prej projekteve më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar”.


Në lidhje më këtë situatë media greke shton pyetjen se çfarë e zemëroi realisht kryeministrin shqiptar dhe çfarë investimesh po bëhen në ishullin e Sazanit. Vetë kryeministri  Rama i është referuar të dielën për herë të parë projektit të prezantuar nga dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka të bëjë me një investim prej rreth 1 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit. Rama tha se ishulli ku do të investojë një nga kompanitë më të famshme të hoteleve në botë do të kthehet në një xhevahir për turizmin mesdhetar.

“Këto ditë, Jared Kushner, një biznesmen i madh amerikan dhe dhëndër i ish-presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien e tij për të investuar në dy kompani të mëdha në Shqipëri. Sazani do të bëhet një xhevahir i turizmit në Mesdhe. Shqipëria do të jetë kampione e turizmit në rajon deri në vitin 2030”, tha konkretisht kryeministri shqiptar.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump njoftoi të premten se ka përfunduar marrëveshjet e mëdha të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi shkruan Protothema. Sipas New York Times, planet e Jared Kushner në Ballkan duket se janë zhvilluar pjesërisht përmes marrëdhënieve të krijuara gjatë mandatit të Trump si president i SHBA. Një nga projektet është zhvillimi i ishullit të Sazanit në brigjet e Shqipërisë i cili do të kthehet në një destinacion turistik luksoz.

Një tjetër projekt në Shqipëri do të jetë ndërtimi i një kompleksi në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë. Kjo do të përfshijë ndërtimin e shumë hoteleve dhe qindra vilave. Një tjetër projekt përfshin ndërtimin e një hoteli luksoz me 1500 njësi banimi dhe një muze në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Nga ana e tij, Jared Kushner refuzon kategorikisht çdo sugjerim për trajtim preferencial për shkak të qëndrimit në qeveri apo për lidhjen e punës së tij me ish-presidentin.

rama kushner amrozia meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet