LIVE UPDATES
Politike

Vazhdon 'VALA' e skandalit McGonigal/ Bloomberg: Mund të kërkohet shkarkimi i kreut të Departamentit të Drejtësisë

Jordan dhe republikanët kanë nxitur Departamentin e Drejtësisë me kërkesa për dokumente dhe të dhëna. Çdo dështim në prodhimin e materialit mund të përdoret përfundimisht për të pretenduar se Garland po shpërfill Kongresin ose, në ekstrem, për të filluar procedurat e shkarkimit.

26 Shkurt 2023, 15:23 Nga k.m.
Vazhdon 'VALA' e skandalit McGonigal/ Bloomberg: Mund të
Merrick Garland and Jim Jordan

SHBA- Departamenti i Drejtësisë po "mbwrthehet" për përleshje me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët janë "të armatosur" me indinjatë. Një nga ata që kryeson akuzat në hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve të administratës Biden është kryetari i gjyqësorit Jim Jordan, një republikan i Ohajos, i njohur për stilin e tij konfrontues.

Objektivi i tij më i menjëhershëm është Departamenti i Drejtësisë, veçanërisht FBI, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, një i diplomuar për drejtësi në Harvard, me një karrierë të gjatë në zbatimin e ligjit federal, i cili ka mendime dhe flet me tone të matura. Në qendër do të jetë sasia e materialit që Departamenti i Drejtësisë duhet t'i dorëzojë, dhe sa shpejt, Gjyqësorit dhe komiteteve të tjera, si dhe nënkomisionit të zgjedhur.

Jordan dhe republikanët kanë nxitur Departamentin e Drejtësisë me kërkesa për dokumente dhe të dhëna. Çdo dështim në prodhimin e materialit mund të përdoret përfundimisht për të pretenduar se Garland po shpërfill Kongresin ose, në ekstrem, për të filluar procedurat e shkarkimit.

"Sfida për prokurorin e përgjithshëm dhe drejtuesit e departamenteve të tij do të jetë navigimi dhe manovrimi i kërkesave legjitime duke mbrojtur hetimet dhe duke shmangur kurthet e lojrat e fjalëve,"- tha Robert Raben, i cili drejtoi zyrën e çështjeve legjislative të departamentit, Janet Reno.

Garland, 70 vjeç, nuk ka kundërshtuar publikisht dhe disa demokratë kanë vënë në dyshim nëse ai ka qenë shumë i kujdesshëm si në hetimet që përfshijnë ish-presidentin Donald Trump, ashtu edhe në përgjigjen ndaj republikanëve të Kongresit. Ai do të bëjë paraqitjen e tij të parë para Kongresit të mërkurën në një seancë dëgjimore të Komisionit Gjyqësor të Senatit. Me demokratët në kontroll, Garland do të jetë në terren miqësor. Por republikanët në panel ka të ngjarë ta godasin atë në një sërë temash.

Në prapaskenë, Departamenti i Drejtësisë po u kërkon ligjvënësve të jenë të durueshëm pasi zyrtarët ndjekin procedurat normale për të përmbushur kërkesat dhe thirrjet e kongresit.

“Misioni i departamentit për të mbështetur në mënyrë të pavarur dhe të paanshme sundimin e ligjit kërkon që ne të ruajmë integritetin e hetimeve, ndjekjeve penale dhe veprimeve tona civile, dhe të shmangim edhe një perceptim se përpjekjet tona janë të ndikuar nga çdo gjë përveç ligjit dhe fakteve.

Departamenti ka mbushur kohët e fundit pozicione vakante për t'u marrë me breshërinë e kërkesave dhe thirrjeve të pritshme nga hetimet e shumta, si dhe për të përballuar sfidën e marrëdhënieve me publikun. Departamenti ka punësuar profesionisten e komunikimit Xochitl Hinojosa për të drejtuar çështjet publike. Ajo është një veterane e Departamentit të Drejtësisë së Obamës me përvojë pune në komunikimet politike. Departamenti gjithashtu mori edhe Emma Dulaney, e cila më parë shërbeu si këshilltare strategjike dhe zëvendës drejtore e komunikimit për Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës, por edhe si sekretare shtypi. Përveç kësaj, të paktën 5 persona janë punësuar në zyrën e çështjeve legjislative, të cilët kanë përvojë pune me Kongresin.

"Ju nuk mund të nënvlerësoni se sa shpërqendruese dhe minuese është të kesh një breshëri të vazhdueshme akuzash të padrejta kundër teje dhe kërcënime,"- tha Raben, i cili tani drejton firmën e tij për marrëdhëniet publike dhe komunikimin strategjik.

"Nga ana tjetër, është përgjegjësia e Kongresit të shohë që ligjet po zbatohen me besnikëri."

Pavarësisht kërkesës për durim, Jordan, 58 vjeç, nuk po pret dot. Komiteti Gjyqësor lëshoi fletëthirrjet e tij të para muajin e kaluar në lidhje me pretendimet e gjata nga disa republikanë se DOJ (Departameni i Drejtësisë) dhe agjenci të tjera vëzhguan prindërit që po sfidonin zyrtarët e shkollave lokale për kufizimet e pandemisë së koronavirusit.Jordan tha se një informator i FBI-së pretendoi se dhjetëra prindër u emëruan si kërcënim dhe u vendosën nën hetim.

"Në kohën time në Kongres, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhjetëra e dhjetëra sinjalizues, agjentë të FBI-së që vijnë tek ne duke folur për atë që po ndodh në natyrën politike në Departamentin e Drejtësisë,"-tha Jordan. 

Garland, drejtori i FBI-së, Christopher Wray dhe sekretari i arsimit, Miguel Cardona, kanë kohë deri më 1 mars për të dorëzuar dokumentet e kërkuara. Shumë kanë të bëjnë me komunikimet ndërmjet zyrtarëve të drejtësisë, FBI-së dhe avokatëve të jashtëm.

Jordan ka bërë gjithashtu kërkesa të gjera për dokumente dhe regjistrime të tjera, disa prej të cilave përfshijnë hetime aktive, çështje të personelit ose diskutime të brendshme. Në fillim të këtij muaji, ai gjithashtu kërkoi që Wray të sigurojë dokumente dhe të organizojë një konferencë për anëtarët e Komitetit Gjyqësor në lidhje me padinë e një ish-zyrtari të lartë të byrosë, Charles McGonigal, i cili kishte shërbyer si shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork, por u arrestua pasi akuzohet se pranoi para nga një miliarder rus.

Demokratët i kanë hedhur poshtë përpjekjet republikane për ta parë si një ushtrim politik. Përfaqësuesi demokrat Jim McGovern i Massachusetts tha se qëllimi i nënkomitetit është "sulmi që i është bërë zbatimit të ligjit" për të nënvlerësuar hetimet penale dhe promovimin e teorive konspirative – të cilat Jordan i mohon të gjitha.

Jerrold Nadler i Nju Jorkut, demokrati më i lartë në Gjyqësor, akuzoi republikanët për përdorimin e hetimeve të Departamentit të Drejtësisë për të siguruar mbulimin ligjor të Trump.

"Më vete, Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Përgjegjshmërisë gjithashtu po përgatitet të lëshojë fletëthirrje për DD dhe agjenci të tjera në hetimet e tij, nëse është e nevojshme,"- tha kryetari James Comer i Kentakit.

Paneli ka kërkuar informacion, për shembull, nga Arkivi Kombëtar lidhur me zbulimin e informacionit të klasifikuar në ish zyrën e Biden dhe dokumentat që u gjetën në shtëpinë e tij në Delaware. Por agjencia u ka thënë ligjvënësve kjo i takon Departamentit të Drejtësisë të përcaktojë nëse kjo ndërhyn apo jo në hetimet e prokurorit special.

Comer tha se shpreson se nuk do të nevojiten thirrjet.

"Shpresoj se ata do të bëjnë atë që duhet të bëjnë dhe do t'i japin informacion të arsyeshëm Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve," tha Comer.

"Unë nuk mendoj se ne kemi kërkuar ndonjë gjë që dikush do të thoshte se s'është e arsyeshme."

Marrë dhe përkthyer nga Bloomberg

merrick garland jim jordan charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet