Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu do të nënshkruhen disa marrëveshje të tjera në fushat e shëndetësisë, bujqësisë, mbrojtjes si dhe të energjitikës dhe infrastrukturës.
MALI I ZI- Mbledhja e dytë e qeverisë shqiptare dhe malazeze do të bëhet ditën e nesërme në Podgoricë. Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.
Në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa marrëveshje mes të cilave dhe për ndërtimin e urës së lumit Buna si dhe hapjen e pikës kufitare Shën Nikollë – Pulaj. Po ashtu do të nënshkruhen disa marrëveshje të tjera në fushat e shëndetësisë, bujqësisë, mbrojtjes si dhe të energjitikës dhe infrastrukturës.
Agjenda e aktiviteteve:
10:30 – Ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së.
10:45. – Nisja e seancës së përbashkët
(Kameramanët dhe fotografët mund të regjistrojnë ceremoninë e mirëseardhjes dhe fillimin e sesionit)
13:00 – Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
(Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.)
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.Transmetimet live do t’i ndiqni në faqet zyrtare të Kryeministrit.
Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi:
-Deklaratë e Përbashkët midis Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic, në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqiperisë dhe Malit të Zi
-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndertimin e urës në lumin e Bunës. (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)
-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikes së Shqipërisë ((Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)
-Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic)
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.
(Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore Admir Adrović)
-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijeve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë Vasilije Llalloshevic.)
-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministri i kulturës dhe Medias së Malit të Zi Masha Vllahovic)
-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic)
-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekic)
Charles McGonigal dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të përballet më 2 mars me Opozitën për takimet me ish-agjenti...
Skënder Muço dhe Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatin e grupit të tij për zgjedhjet lokal...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka krahasuar Kukësin me Prizrenin. Në një postim në Facebook, ...
Ervin Resuli TIRANË- Ervin Resuli, sipërmarrës dhe njëkohësisht ekspert i problemeve bujqësore e blegtorale e kryetar i Shoqa...
Edi Rama, Dorian Duçka TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe konglomerati kinez i energjisë, CEFC, dyshohet të kenë nisur raportin e...
Taulant Balla FIER- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sërish se SHBA dhe Britanisë së Madhe,...
Edi Rama, Dorian Duçka TIRANË- Konglomerati kinez, CEFC i ka rrënjët më të thella sesa me shpërthimin e skandalit McGo...
Sali Berisha GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër në...
Sali Berisha TEPELENË-Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po bllokon hetimet me komision parlamentar” për udhëtim...
Sali Berisha TEPELENË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me strukturat në Tepelenë. Berisha dekl...