LIVE UPDATES
Politike

PD: Rama shpërblen ata që heshtin, vëllai i ministrit nën hetim nga SPAK për pastrim parash në aferën e AKSHI-t

Gjatë një deklarate për mediat, Vangjeli tha se dëshmia e vetë Gëzim Hoxhës përpara SPAK konfirmon atë që opozita ka denoncuar prej vitesh: një sistem të kapur të prokurimeve publike.

16 Prill 2026, 15:56 Nga E.d
PD: Rama shpërblen ata që heshtin, vëllai i ministrit nën
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se vëllai i ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është nën hetim nga SPAK për pastrim parash në aferën e AKSHI-t. Gjatë një deklarate për mediat, Vangjeli tha se dëshmia e vetë Gëzim Hoxhës përpara SPAK konfirmon atë që opozita ka denoncuar prej vitesh: një sistem të kapur të prokurimeve publike.

Vangjeli deklaroi se vëllai i ministrit Hoxha  po hetohet për pastrim parash të kryer në kuadër të organizatës kriminale dhe, gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar se ka lidhur kontratë sekrete me AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me vlerë rreth 60 milionë euro.

Në fund, Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës, e cila do të mbahet më 17 prill në oren 19:00, në Tiranë. Ajo tha se Shqipëria nuk mund të jetë peng i një regjimi, që shpërblen heshtjen dhe ndëshkon të vërtetën.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të AKSHI-t disa javë më parë, KM Edi Rama artikuloi publikisht filozofinë e tij të qeverisjes: heshtje dhe bindje të verbër ndaj pushtetit.

Thirrja drejtuar administratës për të “mbajtur gojën e mbyllur” nuk është rastësi, por një deklaratë e hapur kundër transparencës, llogaridhënies dhe shtetit ligjor. Është shpallje publike e një modeli qeverisjeje që kërkon nënshtrim, jo shërbim ndaj qytetarëve.

Jo vetëm AKSHI, por edhe të tjera institucione vijojnë të operojnë në tendera me të njëjtët operatorë, edhe pse SPAK për disa prej tyre ka evidentuar se garojnë fiktivisht, me qëllimin e dyshuar për të krijuar idenë e garës reale, madje duke bashkëkoordinuar me njëri-tjetrin, me qëllimin final që të shpallet fituese oferta e paracaktuar.

Rasti konkret ka të bëjë me First shpk, kompaninë që del në qendër të një rrjeti të dyshuar korrupsioni dhe pastrimi parash, në pronësi, të paktën në dokumente, të vëllait të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha.
Dëshmia e vetë Gëzim Hoxhës përpara SPAK konfirmon atë që opozita ka denoncuar prej vitesh: një sistem të kapur të prokurimeve publike.

G. Hoxha po hetohet për pastrim parash të kryer në kuadër të organizatës kriminale dhe, gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar se ka lidhur kontratë sekrete me AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me vlerë rreth 60 milionë euro, dhe se për këtë ka nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria EA Solution shpk, në pronësi të Ergys Agasit, aktualisht nën masën e sigurisë “arrest me burg” të paekzekutuar. Në këtë realitet, motoja e Edi Ramës duket e qartë: hesht dhe shpërblehesh. Ndoshta nuk është rastësi që deponimet e Gëzim Hoxhës mbetën me kaq…

Në të njëjtën periudhë, në shenjë mirënjohjeje, vëllai i tij, Ferit Hoxha, gradohet në detyrën e ministrit të jashtëm, ndërsa vetë ai mbetet nën masën e sigurisë së ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Halli është mos nën magjinë e Edi Ramës bien dy prokurorët e çështjes penale apo dhe gjyqtarët… Partia Demokratike dhe opinioni publik kërkojnë zbardhjen e plotë dhe të menjëhershme të kësaj çështjeje, pa asnjë vonesë dhe pa asnjë kompromis. Të premten, në orën 19:00, qytetarët në shesh – për demokracinë, për drejtësinë dhe për të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk mund të jetë peng i një regjimi që shpërblen heshtjen dhe ndëshkon të vërtetën./Dosja.al

genta vangjeli pd akshi

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht