16 Prill 2026, 13:05
Nga E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i PD Belind Këlliçi, tha se interpelanca e thirrur sot nga Klevis Balliu, nuk është kryer de facto për shkak të megaskandalit me kompaninë KAYO. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Këlliçi dha detaje sa i përket miqësisë mes kryeministrit Edi Rama dhe Ron Yefet, i cili ka krijuar kompaninë KAYO, duke shtuar se me VKM kreu i qeverisë i ka lënë në duar këtij të fundit edhe fatin e vendi tonë në NATO.
Duke iu referua një vizite të Ramës në Paris në vitin 2020, Këlliçi tha se ndryshe nga sa u njoftua, nuk kishte të bënte me një vizitë zyrtare, por me festimin e ditëlindjes së bashkëshortes së Ron Yefet.
“Interpelanca urgjente me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi u refuzua në raport me megaskandalin që ka të bëjë me KAYO-n me mikun e ngushtë të kryeministrit Ramës, mashtruesin ndërkombëtar Ron Yefet dhe mashtruesin që endet rrugëve të Shqipërisë për të arrë VKM nominale nga Rama. Rama më 8 tetor 2020 kishte udhëtuar për në Paris, të enjten e 8 tetorit 2020 nuk kishte udhëtuar për një axhendë zyrtare drejt Francës, por për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së Yeffet. Prova e pushtetit të të akuzuarit për mashtrim Yeffet, për t’i zhvatur 7.6 mld dollarë një shtetasi amerikan. Kjo është prova që fakton lidhjen korruptive Rama-Yeffet. Sot miku mashtrues ka në dorë fatinë armëve në Shqipëri. Ka lënë në dorë të tij edhe fatin tonë në NATO”, tha ai./Dosja.al
belind këlliçi
Politike
16 Prill 2026, 13:00
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në parlament ka akuzuar drejtpërdrejt Olsi Ra...
Politike
16 Prill 2026, 12:57
E. D
Enea Karakaçi
TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, duke folur për ndërtim...
Politike
16 Prill 2026, 12:38
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët Shehaj e Kapri me zv/kryeminist...
Politike
16 Prill 2026, 12:01
E. D
TIRANË- Dy interpelancat e kërkuara nga Partia Demokratike janë shtyrë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me P...
Politike
16 Prill 2026, 11:50
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk i kurseu batutat në seancën plenare në Kuevnd, teksa rendi...
Politike
16 Prill 2026, 11:44
E. D
Luciano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ndërhyri për procedurë gjatë seancës pl...
Politike
16 Prill 2026, 11:40
E. D
Ferit Hoxha, Ina Zhupa
TIRANË- Ministri për Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka folur lidhur me Samitin e Diasporës i cili u zhvilluar ...
Politike
16 Prill 2026, 11:36
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Parlamentin e S...
Politike
16 Prill 2026, 11:28
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës në pr...
Politike
16 Prill 2026, 11:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur lidhur me thirrjen e kryeministrit Edi Rama në GJKKO, në kuadër ...