5 Maj 2026, 11:18
Nga E. D
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me 6 muaj e 10 ditë burg, derisa Gjykata e Lartë të shprehet. Kërkesa e ish-kryebashkiakut, u shqyrtua nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila pasi dëgjoi qëndrimin e avokatit mbrojtës dhe të prokurorit të çështjes, vendosi të mos pranojë kërkesën.
Vendimi lidhet me dosjen ku Goro është shpallur fajtor për tjetërsimin e një prone në favor të ish-kryetarit të komanduar të Bashkisë Himarë, Arqile Bollano. Apeli i Posaçëm kishte konfirmuar më herët dënimin prej 2 vitesh burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur në 1 vit e 4 muaj heqje lirie.
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.
Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’./Dosja.al
jorgo goro gjkko
Politike
5 Maj 2026, 10:56
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grpit Parlamentar të PD Gazment Bardhi gjatë seancës në Kushtetuese, ku po shqyrtohet ank...
Politike
5 Maj 2026, 10:52
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, ka deklaruar se së...
Politike
5 Maj 2026, 10:43
E. D
Marash Logu
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca publike për shqyrtimin e ankimit të PD-së pasi mazhoranca r...
Politike
5 Maj 2026, 10:11
E. D
Alqi Bllako
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për ...
Politike
5 Maj 2026, 10:06
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimit të de...
Politike
5 Maj 2026, 10:00
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar, çuarjen në Gjykat...
Politike
5 Maj 2026, 10:02
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve. Te monumenti “Nënë Shqip&e...
Politike
5 Maj 2026, 09:51
E. D
Erion veliaj
TIRANË- Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përcaktuar gjyqtaren Elsa Ulliri si kryesuese të trup&...
Politike
5 Maj 2026, 08:32
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e kësaj të marte drejtuesit politikë të qa...
Politike
5 Maj 2026, 08:11
E. D
Edi Rama
ARMENI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt në Yerevan të...