Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë në planetin Tokë. Sipas tij ky tunel u ndërtua me një tender me 30 milionë euro/km nga firma Gjoka. Berisha u shpreh se vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë në planetin Tokë. Sipas tij ky tunel u ndërtua me një tender me 30 milionë euro/km nga firma Gjoka. Berisha u shpreh se vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët.
"Unaza e Tiranës, tek sheshi Shqiponja, shkoi 30 milionë euro km dhe është vetëm rindërtim aty, po a e dini ju sa ka kushtuar tuneli i Krrabës, tuneli i Krrabës ka kushtuar gjithsej 30 milionë euro km. Vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët. Ka 3 muaj që çdo ditë dëgjoni lajme për tunelin e Llogarisë. A e dinë shqiptarët se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë më i kushtueshëm i planetit Tokë gjerë sot.
A e dini ju që në tender u përjashtua kompania pa asnjë kriter e cila solli ofertë 12 milionë euro më lirë. A e dini ju se ju dha tenderi një kompanie gjoja turke por ju dha Gjokës me 12 milionë euro më shtrenjtë," tha ai.
Berisha më tej shtoi se premtimi i qeverive për ndërtimin e tunelit është një mashtrim ordiner. Ai tha se ka kundërshtuar në mënyrë kategorike ndërtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka hajdutin e Shqipërisë.
"Po pse them unë, tuneli i Llogarasë është tuneli më i kushtueshëm i planetit. Miqtë e mi. Një ditë Edi Rama thoshte se ishte bërë legjendë premtimi i qeverive të tjera për ndërtimin e tunelit.
Mashtrues ordiner. Sali Berisha ka kundërshtuar në mënyrë kategorike ndërtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka hajdutin e Shqipërisë.
Po pse unë e refuzova ndërtimin e tunelit? Së pari, tuneli së pari i lidh sytë Llogarasë, njëra nga qafat me pamjen më fantastike në Shqipëri. Së dyti, tuneli shkurton gjithsej sipas një pasionati të tunelit, 23 minuta rrugën. Së treti o miq, nqs tuneli i Elbasanit ka një qarkullim vjetor prej 1.6 milionë, sa është tuneli i Llogarasë? Nga Palasa në Qeparo ka gjithsej 8000 shtretër turistikë, ja ta zëmë 9 mijë edhe me banesat, por a e dini se çfarë do të thotë kjo, 18 mijë euro për një shtrat turistik.
Shqipëria ka gjithsej në të gjithë territorin e saj, në të gjitha qytetet, 109 mijë shtretër turistikë, ta zëmë se i paska 9 mijë shtretër në territorin nga Palasa në Qeparo, atëherë a nuk i përket 18 mijë euro shtrati turistik? A ka krim më të shëmtuar se ky? A ka përçmim dhe përtallje më të madhe për shqiptarët se kjo? A ka vepër më korruptive kriminale se kjo miqtë e mi? Miqtë e mi!
Kur them 8 mijë apo 9 mijë shtretër, kjo gjithsej për 5 muaj, se në 8 muaj, aty turiste është vetëm Belinda Balluku te vila e saj dhe OIta Xhaçka te sarajet e të shoqit. A ndërtohet në këtë mënyrë o miq vetëm për të vjedhur. A ka krim më të shëmtuar. Po tuneli i Kalimashit, sa e ka fluksin, sipas statistikave zyrtare, 4.2 milionë në vit. A mund të ndërtohet në këtë mënyrë vetëm për të mbushur valixhet me euro. Për të dënuar shqiptarët për të ndërtuar tunele të cilat kurrë nuk e justifikojnë dhe të cilat vetëm një hajdut i çmendur mund të marrë përsipër të shpërdorojë dhe të vjedhë paratë publike.
Tuneli i Kalimashit, kushton gjithsej 300 euro për pasagjer, tuneli i Llogarasë kushton së paku 10 mijë euro për pasagjer. Dhe e gjitha kjo kur tuneli i Kalimashit e shkurton distancën Kukës-Tiranë, 6 orë, tuneli i Llogarasë i vjedhjes së madhe, shkurton distancën me 23 minuta. A ka krim më të shëmtuar se ky o miq," tha Berisha.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t&eu...
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli ka denoncuar një kontratë që Edi Rama...
Ilir Meta FIER- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese të të rinjve të Partisë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, ka aku...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, në natën e Kur...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, në natën ...
Qazim Hoxha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme, ku një qytetar është...
Belinda Balluku DURRËS- Përgjatë tri ditëve, 13-15 Qershor, u mbaj eventi “MARITIME WEEK 2024", organizim i Autoritetit Portuial ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas djegies së tregut në qytetin e Shkodrës. Berisha me a...
Gazment Bardhi PËRMET- Partia Demokratike po mban një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Përmet. Ky është takim...