7 Maj 2026, 14:06
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme, datën kur do të mbahet seanca e parë për Erion Veliajn. Seanca ndaj Veliajt dhe bashkëpandehurve të tjerë në këtë çështje do të zhvillohet me datën 26 maj, në orën 10:00.
Trupa gjykuese e cila do të udhëheqë seancën përbëhet nga Elsa Ulliri në cilësinë e kryesueses, ndërsa anëtarë do të jenë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj seanca gjykata e posaçme
Politike
7 Maj 2026, 14:01
D.S
Tonin Marinaj
MALËSI E MADHE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se, Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Mar...
Politike
7 Maj 2026, 13:41
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka ngulur thikën pas shpine procesit t&...
Politike
7 Maj 2026, 13:43
I.A
Skender Hita
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka prezantuar ndryshimet e reja që do të vihen në zbati...
Politike
7 Maj 2026, 13:17
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Speciale, e cila e shtyu me dy muaj dh&...
Politike
7 Maj 2026, 13:04
D.S
Eno Bozdo
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo deklaroi se, Shqipëria është e papërgat...
Politike
7 Maj 2026, 12:49
I.A
Enno Bozdo
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo u shpreh se Shqipëria ndodhet e papërgatitur përballë një ...
Politike
7 Maj 2026, 12:46
I.A
Enea Karakaçi
TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se javën e ardhshme do të...
Politike
7 Maj 2026, 12:13
I.A
Erjona Ismaili
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka hedhur poshtë akuzat e deputetit Bel...
Politike
7 Maj 2026, 12:08
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka zhvilluar një interperlancë të kërkuar me krye...
Politike
7 Maj 2026, 11:41
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ishte si afganët apo...