7 Maj 2026, 13:04
Nga D.S
Eno Bozdo
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo deklaroi se, Shqipëria është e papërgatitur për krizën e karburanteve që po shkakton konflikti në Lindjen e Mesme.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai theksoi se, mungesa e rezervave strategjike në sektorin energjetik e bën vendin tonë mjaft të prekshëm ndaj kësaj situate. Sipas tij, nëse BE do të kërkonte të lirojmë rezervën e sigurisë, ne do të ishim shteti i vetëm të rajonit se nuk ka çfarë të japë.
"Shqipëria sot zotëron vetëm fjalë dhe është me duart lart përpara menaxhimit të një krize shumë të rëndë. Që nuk varet nga ne por që ka ndikim të madh në fushën e energjisë. Sot nuk kemi as rezerva sigurie, as kapacitete për të menaxhuar kriza të tilla dhe as plan emergjence për të furnizuar sektorët energjetikë. Për të përballuar këtë krizë, vendet e BE kanë hedhur në treg 82 mln fuçi nafte nga rezervat e tyre strategjike që kanë. Ndërsa kriza vazhdon ne jemi me sytë nga qielli duke shpresuar që të zgjidhet sa më parë. Kryeministri u detyrua të gënjejë duke thënë se rezerva e sigurisë është fizikisht aty për 30 ditë, zero ditë, zero gramë. Jemi me Duart lart dhe ky fakt na nxjerr në dritë të keqe me vetveten por edhe me partnerët tanë të BE. Nëse BE do të kërkonte të lirojmë rezervën e sigurisë si pjesë e reagimit kolektiv ndaj krizës, ne do të ishim me Duart lart do të ishim shteti i vetëm të rajonit se nuk ka çfarë të japë.
Keni çuar inspektoriatin tuaj dhe ata që mbajnë depozitat e naftës dhe iu keni dhënë letrat: firmosni që keni kaq dhe mbyllet kjo histori këtu. Ka edhe një debat tjetër, tani që u ndodh çështja se na duhet rezervë sigurie, keni kontaktuar të gjithë grosistët e naftës dhe keni thënë: flisni me Ron Yeffet. Ai do të jetë personi që do të mbajë rezervën e sigurisë. 300 mln euro do t’i mbajë Yeffet. Nuk i mjafton Kayo, por do të menaxhojë edhe rezervën e sigurisë. Nga kriza ne do fitojmë? Kush fiton? Miqtë e kryeministrit, Yeffet është personi që është i ndikuar për të vajtur e diskutuar me sektorin privat. Ne jemi barcaletë, jo vend serioz. Mund të përfshihet NATO në konflikt, edhe thoni se nuk kemi pasur probleme me furnizimin. Si mund ta thoni këtë gjë?”, u shpreh Bozdo./Dosja.al
eno bozdo pd
Politike
7 Maj 2026, 12:49
I.A
Enno Bozdo
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo u shpreh se Shqipëria ndodhet e papërgatitur përballë një ...
Politike
7 Maj 2026, 12:46
I.A
Enea Karakaçi
TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se javën e ardhshme do të...
Politike
7 Maj 2026, 12:13
I.A
Erjona Ismaili
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka hedhur poshtë akuzat e deputetit Bel...
Politike
7 Maj 2026, 12:08
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka zhvilluar një interperlancë të kërkuar me krye...
Politike
7 Maj 2026, 11:41
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ishte si afganët apo...
Politike
7 Maj 2026, 11:32
D.S
Bardhi- Peleshi
TIRANË- Kreu i grupit parlmentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kreun e Kuvendit Niko Peleshin në Kuven...
Politike
7 Maj 2026, 11:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria nuk do të kishte një dr...
Politike
7 Maj 2026, 11:15
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate të prekshme n&eum...
Politike
7 Maj 2026, 11:14
D.S
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Sh&...
Politike
7 Maj 2026, 11:04
D.S
Luciano Boçi
TIRANË- Deputeti Partisë Demoktratike, Luçiano Boçi deklaroi se, marrëveshja e nënshkruar me AAD...