LIVE UPDATES
Politike

Tri projektet e Akademisë, DEBAT për fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe, Ledi Shamku-akademikut: Si do ta njësosh Leksikun?

Me debate u prit deklarata e Shaban Sinanit në Komisionin e Edukimit. Reagon studiuesja Ledi Shamku.

28 Mars 2023, 18:12 Nga k.m.
Tri projektet e Akademisë, DEBAT për fjalorin e madh të
Pamje nga mbledhja e sotme dhe Ledi Shamku

TIRANË- Përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave kanë diskutuar për tri projektet e mëdha të institucionit, Enciklopedisë, Fjalorit dhe Historisë së Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë, akademiku Shaban Sinani prezantoi 3 temat dhe projektet që ai i cilësoi si të nevojshme për identitetin e vendit tonë dhe jo vetëm. 

Sipas tij, pritet të përpilohet nga gati 1000 persona Enciklopedia dhe Fjalori i Historisë, por edhe Historia e Shqipërisë, kësaj here duke përdorur burime të tjera, duke përmendur disa nga biblotekat më të vjetra të botës, mes tyre dhe ajo e Vatikanit. Një tjetër angazhim është edhe Enciklopedia e shqiptarëve, ide e hedhur 5 dekada më parë por pa u realizuar, gjë që e bën Shqipërinë një nga vendet e vetme në Ballkan që ende nuk ka një tillë për vete.

"E nderuar zonja kryetare, e konsiderojmë të nevojshme që të kemi dialog mes nesh. Të gjithë sa jemi këtu, jemi për shkak të detyrave që kryejmë. Unë dëshiroj të them pak gjëra. Historia e shqiptarëve është konceptuar si një botim përurues i gjithë periudhave të historisë kombëtare, duke pasur parasysh edhe perspektivën që ka vendi. Teksti i historisë së shqipërisë është botuar në vitin 1980 dhe mua personalisht me vjen zor që është i vetmi tekst që citohet nga albanologët e huaj. Koha ka shkuar përpara dhe ndryshimet janë shumë të mëdha. Kjo histori nuk është dëshirë e disa njerëzve që duan të lënë gjurmë, por është një nevojë. Duhet të dimë si e bëjmë ne por edhe për faktin që ju e dini shumë mirë që gjatë 30 viteve të fundme ka një hapje të përgjithshme. Burime arkivore nuk janë shfrytëzuar, në Itali, në Vatikan dhe në Venezia. Duke qenë e bazuar në një burimologji të ndryshme do të ketë rivlerësime në periudha të rëndësishme të historisë, po marr një prej tyre, periudha e mesjetës është konsideruar si e errët, ka një përfytyrim tjetër. Në lidhje me fjalorin e madh nuk më vjen mirë që ta them, por gjuha shqipe është e vetmja që nuk ka ende një fjalor të madh. Është term. Nuk kemi ende një fjalor të madh për të mos pretenduar për një tezaurus që do kërkojë më shumë kohë. Enciklopedia e Shqiptarëve është premtuar, por është zhvendosur, më vjen keq të them që nuk ka një vend në Ballkan që nuk ka një enciklopedi. është një detyre objektive që ka dalë për ta zhvilluar, do jetë në 10 vëllime. Ka një marrëveshje ndërqeveritare, ka protokollë të përbashkët. Brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. Nga 600-1000 veta do angazhohen për të përuruar trashëgimninë. Do të jetë AMZA për popullin shqiptar. Vetëm për leksikun juridik, përllogariten 15 mijë fjalë, shqipja kur të përdoret do të ketë një sportel dhe një zyrë përkthimi dhe do të jetë për të gjithë shqiptarët ku janë. Do të duhet që të kemi AMZA-n e fjalës për Kosovën, për Shqipërinë, për Maqedoninë, për Arbëreshët kudo që janë. Pra jemi të detyruar që të kemi fjalorin për të komunikuar sinkronikisht pavarësisht se ku gjenden shqipfolësit,"-tha në fjalën e tij Sinani.

Lidhur me çfarë u diskutua sot në Kuvend, solli reagimin e studiueses Ledi Shamku. Në rrjetet e saj sociale, ajo e ironizoi fjlaën e mbajtur nga Sinani, i cili theksoi se "Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe", sipas tij do të zgjidhë problemin e njësimin e leksikut të gjuhës shqipe. Madje dhe me ironi, përmendi edhe plagjaturën e kreut të ASH, Skënder Gjinushi me Manuel Zrinzo Caruanan.

"Pa më thuaj pak, Shaban, si do ta njësosh Leksikun? Thotë gjë ai libri i famshëm i Caruanas sesi njësohet leksiku, ëë? Edhe Kostallari vetë o Shaban, kur e vrojtonte Enveri me Mehmetin nga llozha, tha se leksiku është i hapur (pra nuk njësohet), ndërsa sintaksa disi më pak e hapur, e kështu me radhë. Akademizma tash na paska gjetë si u njësoka leksiku. Po mirë ju tha Akademia e Kosovës kur ju refuzoi për këtë palofjalor: ”nuk keni as minimumin e kërkuar të nivelit shkencor për ta bërë këtë punë”. Caruanan lexoje edhe njëherë, Shaban, se ndoshta edhe ai, madje AY, do të të thotë: “Boboo, ç’thua kështu o njeri letrash?!” Veç kësaj, sot the një TË PAVËRTETË TË MADHE, dhe nuk është as etike e as ligjora ta dezinformosh Parlamentin, se dezinformimi ka përgjegjësi. The se nuk kemi një Histori të Përditësuar të Shqiptarëve. Bjeri njëherë derës së Akademisë së Studimeve Albanologjike, se e ke aty të botuar një vepër fort të lëvdueshme plot 5 (pesë) vëllime. Nuk mbahet hauri me miell hua, Shaban!,"-shkruan ajo në rrjetin e saj social. 

POSTIMI I PLOTË:

Gafa e Gjinushit ndodhi në Konferencën Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, ku kryetari i ASH-së, citoi një gjuhëtar të huaj, Manuel Zrinzo Caruana, i cili thuhet se është një maltez “antropolog, politolog dhe burrë shteti”, i cili ka argumentuar mes të tjerash se ka një lidhje thelbësore mes unifikimit të gjuhës, në një proces si ai i vitit 1972, me ekzistencën e shtetit të fortë. Vetëm se kishte një problem! Gjinushi ka cituar një libër që në fakt nuk ekziston dhe një autor i cili është një personazh i sajuar nga një blog në blogun kolektiv Peizazhet e fjalës.

Problemi është që Gjinushi duket se ka cituar një blog sarkastik mbi një libër që nuk ekziston dhe e ka cituar këtë si burim shkencor. Gafën e vuri re vetëm Ledi Shamku dhe nuk ngurroi që ta bënte publike.

ledi shamku akademia e shkencave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet