Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pal Tushaj pohoi se nuk po ndihej i përfaqësuar me rikandidimin e Ndrec Dedajt.
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj, ka dhënë shpjegimet e tij mbi vendimin që mori duke dhënë dorëheqje pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë. Në një lidhje live për 'News24', ai pohoi se nuk ndihej i përfaqësuar me këtë rikandidim të Dedajt, madje shtoi se në zgjedhje do votojë për kandidatin e PD-së, Albert Belushin.
“E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj.
Duke mos qenë pjesë e kryetarit të bashkisë, skam pasur shansin që të hyj në zyrën e tij, që të mos thërrasë njëherë kryetari i bashkisë që ‘kjo është bërë mirë, kjo është keq’. PS ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda. Kam një mendim dhe besim që populli i Mirditës nuk do e votojë Dedën. Unë nuk kam zgjedhor asnjë kandidatë, por ka plotë të tjerë të aftë. Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Belushin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Mjafton të jetë mirditor, jo nga Tirana që të komandojë me pult.
Nëse je kundër tij, ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem. Deda i është prezantuar Ramës, jo ashtu siç është apo ashtu siç u intereson disave.”, tha Tushaj.
Sot, 'Dosja.al' bëri të ditur se kryetari i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni aktual. Ai bëri të ditur se arsyeja e parë dhe kryesore se përse do largohet nga posti është rikandidimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë.
Gjergji Gjata TIRANË- Gjergji Gjata, kandidati i listuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Korçës, është t&...
Genc Doçi TIRANË- 'Rrjedh' një tjetër kandidat i Enkelejd Alibeajt. Genc Doçi, mjeku që në listat e dorëzuara s...
Sandër Marku TIRANË- Sandër Marku, kandidati i deputetit Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Lezhës është tërhequr...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se me grupin e përfaqësuar nga kryedemokrati Sali Berisha do të dilni...
Roland Bejko TIRANË- Roland Bejko ka folur për herë të parë si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Në nbj&...
Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median greke 'Ekathimerini'. Kryeministri foli për art...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se preferon të mos u përgjigjet akuzave se ka lidhje dhe që...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj i është drejtuar Belind Këlliçit, kandidatit zyrtar të Partisë Dem...
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta takoi sot një grup të rinjsh që punojnë në ...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pranoi ditën e sotme se në mbledhjet që ka zhvilluar dit...