LIVE UPDATES
Politike

Tregu i boronicës has vështirësi, Ministria e Bujqësisë po u djeg shansin shqiptarëve

Ka rreth shtatë vite që merret me këtë produkt, kërkesa për të cilin sipas tij, shumëfishohet prej vitit në vit.

18 Dhjetor 2022, 15:58 Nga k.m.
Tregu i boronicës has vështirësi, Ministria e Bujqësisë
Foto ilustruese

TIRANË- Ardian Çitozi është një nga fermerët që me kompaninë e tij “Lea 2011” prej disa kohësh gjeti rrugën drejt tregjeve të huaja dhe eksporton boronicë bio. Ka rreth shtatë vite që merret me këtë produkt, kërkesa për të cilin sipas tij, shumëfishohet prej vitit në vit.

Por shtimi i kësaj kërkese si nga Europa ashtu edhe nga SHBA-ja nuk po arrin të shfrytëzohet nga kompanitë shqiptare. Eksportuesit më të mëdhenj dhe Shoqata e Bimëve Mjekësore ankohen për mungesën e investimeve dhe ndihmën e paktë financiare nga shteti.

Me investimet e tyre individuale prej gati 30 vjetësh, operatorët arrijë të përpunojnë vetëm 20% të prodhimit vendas.

Filip Gjoka, Kreu i Industrisë së Bimëve Mjekësore thotë me shqetësim për Gazetasi.al se ndonëse interesi për boronicën tani është në pikun e tij, më lartë se për çdo produkt tjetër, ndihma nga qeveria është e dobët.

“Shqipëria ka peshë të madhe në eksportimin e boronicave, një traditë që ka nisur që në komunizëm. Kërkesa për të është shumë e lartë, jo vetëm nga tregu i brendshëm ku përdoret për kompanitë farmaceutike por edhe nga tregjet e huaja duke përfshirë këtu Zelandën e Re, Amerikën dhe Europën.”

Tregu i boronicës has vështirësi, Ministria e Bujqësisë

Aktualisht pesha më e madhe e eksporteve të boronicës shqiptare është me Gjermaninë, rreth 32%, me Austrinë dhe Spanjën me rreth 10% si dhe në përqindje më të vogël me Kosovën, Francën dhe shtete të tjera europiane. Por, nga e gjithë kjo kërkesë, vijon Gjoka “ne nuk po përfitojmë dot ‘mundësinë e artë’ për shkak të investimeve të pakta të qeverisë”.    

Kompanitë në vendet e rajonit, sipas eksportuesve kanë kryer shumë investime por nuk gëzojnë avantazhet dhe mundësitë e Shqipërisë duke qenë se nga Saranda deri në kufi të Dibrës, kemi prodhim të jashtëzakonshëm të boronicave.

Kërkesat e tyre për qeverinë janë të shumta.

Gjoka thotë se nëse ne do të kishim kapacitete përpunuese më të thella, eksportet do të shënonin një rritje dyshifrore dhe për shumë kohë ky ka qenë një shans që Shqipëria e ka humbur.

Heqja e pragut të xhiros prej 2.4 miliardë, i cili nëse kalohet nuk mund të përfitosh grante, është një ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre.

“Për përfitimin e fondeve nga programet e BE-së, kemi qenë më të goditurit për shkak të kufizimit të mbështetjes vetëm për kompanitë me qarkullim vjetor deri në 2.4 milionë euro në vit.

Kompanitë që kalojnë këtë prag të xhiros nuk përfitojnë grantet nga projektet e financimit nga IPARD të Bashkimit Europian. Bizneset me xhiro mbi 2.4 milionë euro konsiderohen të zhvilluara dhe nuk kanë nevojë për grante. Ndërkohë që industri, si përpunimi i qumështit, mishit dhe fruta-perimeve nuk kufizohen në përfitimin e ndihmës deri në qarkullimin vjetor prej 9 milionë eurosh.

Kjo gjë na ka penalizuar vazhdimisht prej shumë vitesh. Por nga janari i këtij viti, ky ligj do të ndryshojë dhe pragu është rritur, kështuqë do të kemi mundësi të jemi më konkurrues dhe situata do të përmirësohet”, vijon ai mandej shpresëplotë për Gazetasi.al.

Ndërsa për Ardian Çitozin, sipërmarrësin që e ka certifikuar boronicën që mbledh në tregjet europiane, mungesa e dhomave frigoriferike, i ka lodhur eksportuesit shqiptarë.

“E gjithë Shqipëria, prodhon jashtëzakonisht shumë boronica. Por janë shumë të nevojshme dhomat frigoriferike pasi boronica mblidhet e njomë.

Për ta mbajtur në gjendje të njomë, do frigoriferë që ftohin deri në minus 22 gradë, mbështetje që thuajse nuk e kemi patur fare në këtë drejtim”, vijon ai duke shtuar se vetë është detyruar të marrë të tillë me qira në Kosovë e cila ka investuar më shumë në këtë drejtim.

Përveç dhomave frigoriferike, eksportuesit shtojnë se janë shumë të rëndësishme edhe makinat e tharjes.

“Kosova u ka dhënë dhjetra furra tharje të cilat e thajnë mallin në gjendje të mirë, të pandotur dhe të pa kontaminuar nga salmonela dhe ndotjet e tjera që mund të marrin gjatë këtij procesi”, thotë Gjoka.

Gjithashtu sipas tyre janë të nevojshme dhe masa të tilla si ngritja e impianteve të përpunimit, më shumë subvencionime nga Ministria e Bujqësisë si dhe hartimi i një projekti kombëtar për boronicën. Një ofertë në rritje do të vazhdojë të shtyjë konsumin e boronicave në botë. Analists Index Box thotë se tregu i boronicës kishte vlerë 8.3 miliardë dollarë në vitin 2021 dhe do të rritet "dukshëm" për pjesën tjetër të dekadës, me kërkesën që tejkalon 2 milion ton në vit deri në vitin 2030.

Tregu i boronicës has vështirësi, Ministria e Bujqësisë

Importi europian i boronicave është rritur nga 45.000 ton në 2015 në 113.000 ton në 2019, sipas të dhënave të fundit disponueshme nga Radobank. Një llogaritje e përafërt e bazuar në prodhimin, vëllimet e import-eksportit dhe burimet e lajmeve vë në dukje se Europa është ende shumë prapa Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Bazuar në vlerësimet aktuale të konsumit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, është e sigurt të supozohet se tregu i boronicës do të zgjerohet më tej në Europë në vitet e ardhshme. Ndërsa superfuqitë e këtij fruti mbeten Peruja dhe Meksika.

Klima e favorshme europiane e Perusë ka bërë që boronicat në të tashmë të jenë një biznes prej 1 miliard dollarësh. Ndërsa prodhimi në Meksikë është bërë 128 herë më i madh në vetëm 20 vjet, duke u rritur nga vetëm 6 ton në 1986 në mbi 146.000 ton në 2020 , i ndihmuar po nga ndryshimi i klimës që lejon fermerët të rritin boronica në vjeshtë, dimër dhe pranverë./GazetaSi

boronica shqiptare


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë