LIVE UPDATES
Politike

Territorialja, PD dhe PS debate për zhvillimin e dëgjesave publike. Nesër pritet miratimi axhendës nga bashkëkryetarët

Axhenda e takimeve e propozuar nga mazhoranca, që parashikon zhvillimin e dëgjesave në terren me të zgjedhur vendorë, këshilltarë bashkiakë dhe specialistë të administratës lokale, u kundërshtua nga anëtarët e opozitës. Sipas tyre, dëgjesat duhet të zhvillohen në ambientet e Kuvendit dhe jo nëpër qarqe.

11 Mars 2026, 19:04 Nga E. D
Territorialja, PD dhe PS debate për zhvillimin e dëgjesave publike.
Luçiano Boçi dhe Arbër Mazniku

TIRANË- Debate të gjata kanë shoqëruar mbledhjen e radhës të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës u fokusuan te mënyra se si duhet të zhvillohen dëgjesat me aktorët e përfshirë në këtë proces.

Axhenda e takimeve e propozuar nga mazhoranca, që parashikon zhvillimin e dëgjesave në terren me të zgjedhur vendorë, këshilltarë bashkiakë dhe specialistë të administratës lokale, u kundërshtua nga anëtarët e opozitës. Sipas tyre, dëgjesat duhet të zhvillohen në ambientet e Kuvendit dhe jo nëpër qarqe.

Pas një ndërprerje të kërkuar nga opozita, bashkëkryetari Luçiano Boçi dhe anëtarë e opozitës, unanim argumentuan se dëgjesat e shpërndara në disa takime nuk janë zgjidhja më e mirë për diskutimin e një reforme kaq të rëndësishme. Sipas tij, do të ishte më e dobishme që diskutimet të zhvilloheshin në Kuvend, në një debat të zgjeruar ku të përfshiheshin të gjithë deputetët.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës këmbëngulën se procesi duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të dëgjojë drejtpërdrejt njerëzit që punojnë në nivel vendor.

Arbian Mazniku, theksoi se qëllimi i dëgjesave në terren është pikërisht rritja e numrit të personave që japin mendim për reformën. Ai argumentoi se komisioni duhet të dëgjojë jo vetëm kryetarët e bashkive, por edhe profesionistët që punojnë çdo ditë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas tij, është e domosdoshme që komisioni të dëgjojë specialistë të fushave të ndryshme, si strehimi, pastrimi apo shërbimet sociale, pasi janë pikërisht ata që kanë një pasqyrë të qartë të problemeve që hasen në praktikë.

Unë kërkoj që të dëgjojmë më shumë njerëz, jo më pak. Ky është takimi i tretë sipas dokumentit që kemi prezantuar dhe nuk mund t’i trajtojmë të gjitha çështjet me të njëjtën vëmendje nëse nuk zgjerojmë rrethin e dëgjimeve. Është shumë e rëndësishme që ky komision të dëgjojë edhe njerëzit që punojnë çdo ditë me strehimin, pastrimin apo shërbimet sociale. Përveç kryetarëve të bashkive, duhet patjetër të dëgjojmë edhe opinionin e atyre që merren drejtpërdrejt me ofrimin e shërbimeve për qytetarët

Mazhoranca propozoi gjithashtu një formulë të ndërmjetme, ku përveç dëgjesave në terren, të organizohen edhe dëgjesa publike në nivel qarku me pjesëmarrjen e qytetarëve, këshilltarëve bashkiakë dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale.

Mazhorancës u tregua e hapur që në respekt të kërkesës së opozitës mund të zhvillohen edhe dëgjesa në Kuvend, por paralelisht komisioni do të vijojë edhe me takimet në territor. Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, u ra dakord që dy bashkëkryetarët të mblidhen ditën e nesërme për të miratuar një axhende mujore të qartë për dëgjesat, në mënyrë që të gjithë aktorët e interesuar të kenë kohë të përgatiten dhe të marrin pjesë në procesin e konsultimit për Reformën Territoriale./Dosja.al

luçiano boçi arbian mazniku territorialja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet