Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Edi Rama tha se Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur nuk janë konkurruese dhe kundërshtuese të njëra–tjetrës.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar lajm të mirë deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se do të rinisë sërish procesin e Berlinit. Nga Selaniku në një intervistë për RTSH, Rama tha se Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur nuk janë konkurruese dhe kundërshtuese të njëra–tjetrës. Por shtoi se në fakt janë plotësuese të njëra-tjetrës.
INTERVISTA E PLOTË:
– Zoti Kryeministër, ku u përqendruan diskutimet në panelin e liderëve në këtë Samit këtu në Selanik?
Kryeministri Edi Rama: Ky ishte një samit i një nisme e cila ka një stafetë nga shteti në shtet prej shumë vitesh. Greqia drejton nismën dhe në fund është dhe një takim i liderëve, i cili përgjithësisht fokusohet tek aktualiteti. Sot kemi pasur natyrisht në fokus situatën aspak të lehtë, përkundrazi tejet të jashtëzakonshme, për shkak të luftës në Ukrainë, të pasojave në ekonomi, të perspektivës afatshkurtër dhe afatmesme përsa i përket të dyja këtyre aspekteve e natyrisht marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë ku ka pasur edhe një diskutim natyrisht mbi Këshillin e ardhshëm Europian dhe situatën e bllokuar ende e sot e gjithë ditën nga Bullgaria, por kemi folur dhe për Ballkanin e Hapur.
– Zoti kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillime të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?
Kryeministri Edi Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur. Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.
– Ka patur deklarata shumë të fuqishme edhe të kryeministrit Mitsotakisi cili është vend organizues i Samitit të sotëm në lidhje me integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Si e vlerësoni qëndrimin e tij dhe a pritet që kjo të ndikojë?
Kryeministri Edi Rama: Greqia ka qenë përgjithësisht, pavarësisht ndonjë fazë, marrëdhëniet bilaterale nuk kanë qenë në nivelin më të lartë, por edhe atëherë kur ka rënë fjala për integrimin dhe për ecurinë e procesit të integrimit, Greqia ka mbajtur gjithmonë një pozicion kryesor në tryezën e Këshillit Europian dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit grek të cilës i referoheni, por sigurisht ai ka folur dhe në takim për këtë, por nuk jam aspak i çuditur, përkundrazi është gjëja e natyrshme që Greqia ka bërë vijimësisht.
– Duke qenë se Bullgaria është një nga vendet themeluese të kësaj nisme të bashkëpunimit me Europën Juglindore, a pati sinjale relaksuese gjatë takimit të sotëm?
Kryeministri Edi Rama: Çështja e Maqedonisë së Veriut është një çështje e politikës së brendshme bullgare, që do të thotë është nga ato çështje që janë gjithmonë më të komplikuara sesa duken dhe për më tepër janë të lidhura me interesa të politikës së brendshme, shumë më tepër sesa me thelbin e vetë çështjeve.
Aktualisht Rama ndodhet në Selanik për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku marrin pjesë 12 vende për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
Ilir Meta dhe John Timothy Grogan TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-deputetin britanik, John Timothy Grogan. Me an&e...
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Selanik ku do të marrë pjesë në Samitin vjetor të Pr...
Agron Gjekmarkaj, Sali Berisha dhe Tomor Alizoti TIRANË- Ngritja e Komisioneve për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore u votua me 1...
Foto nga mbledhja e PD TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar se është kryer konstituimi i Komisionit të Apelimit ose Gjykatës s&e...
Edi Rama TIRANË- Ditën e sotme është miratuar kërkesa për dhënien e 1 milion euro, të marra nga fondi rezervë ...
Ilie Meta dhe Bajram Begaj TIRANË- Preisdenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në me pasardhësin e tij, të zgj...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë tenderat e ndërtimit një biznesmeni t&eu...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme do të mblidhen drejtuesit e degëve. Për ga...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëro një verë me protesta. I pyetur se kur do të ndërmarrë pro...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj akuzave të një ditë më parë, të ...