Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë për mediat, Noka ka theksuar se dosja e operacionit “Metamorfoza”, ka futur në punë të paligjshme kriminelo-hajdutët e qeverisë dhe administratës.
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se të dhënat e TIMS po fshihen për të humbur provat që lidhin krimin e organizuar me pushtetin. Në një deklaratë për mediat, Noka ka theksuar se dosja e operacionit “Metamorfoza”, ka futur në punë të paligjshme kriminelo-hajdutët e qeverisë dhe administratës. Po ashtu ai i ka bërë thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo.
"Paniku i dosjes voluminoze të operacionit ‘Metamorfoza’ i ka futur në punë të paligjshme, në ekstra time, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administratës. Çdo gjë për të fshirë gjurmët e provave që lidhin krimin e organziuar me pushtetin dhe majat e tij. Mënyra më e mirë për të fshirë gjurmët është magazina e të dhënave, apo databaza, dhe sistemi TIMS është vetëm një prej sirtarëve në depon e madhe të informacionit. Edi Rama angazhon ata që kanë përvojë në vjedhje dhe tjetërsim të të dhënave publike. Ndër ta Ervin Muçën që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, nr e telefonave etj, në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit. Qëllimi ishte i qartë: fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit.
Frika e tyre është me bazë të fortë. Ata e dinë se gjithë qeveria është këmbë e kokë në atë dosje. Për këtë kishte vetëm një rrugë: shkaterrimi i të dhënave, sepse te ato të dhëna është fundi i Qeverisë. Shërbëtori i Edi Ramës dhe bandës së tij, Ervin Muça kaloi nga Tatimet te Policia, edhe pse ai ishte në krye të vjedhjes së të dhënave të 630 mijë shqiptarëve nga database e Sistemit Cats të tatimeve. Dy vartës të tij u dënuan me shërbim prove, ndërsa Muça u gradua sepse e priste një detyrë e re kur të vinte koha. Ervin Muça mbrohet nga Ardi Veliu, kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, famëkeq për përfshirje në të gjitha dekonspirimet e informacioneve të krimit të organizuar. Veliu është ushtari i Ramës që inskenoi bllokimin e Komisariatit nr, 3 ku ndodhen serverat e policisë. Kjo vjedhje e kryqëzuar dhe e organizuar, detyroi me të drejtë, Ambasadën Amerikane të ndërhynte. Por jo Prokurorinë, jo SPAKU-n, jo drejtësinë e rilindur të partisë së punëve të zeza dhe socializmit anti-shqiptar," tha Noka ndër të tjera.
Belinda Balluku TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur krijimi i nuklave të in...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se janë rialokuar 1.3 mld lekë ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Administrata e parlamentit i ka ndërprerë pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit dhe ish zv.kry...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një tjetër denoncim të aferës së sterilizimit. Berisha tha se ...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se në Shpirag &eum...
Arif Rexhmati TIRANE- Arif Rexhmati, kryetar i PD-së në Kukës, si dhe ish-kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale ...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në postimet e tij në Twitter, ka dërguar mesazhe falenderimi nda...
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama GREQI- Mediat në Greqi kanë shkruar në lidhje me mungesën e kryeministrit Rama në darkë...
Edi Rama Socialistët kanë mbajtur prej kohësh një pozicion dominues në vendin ballkanik, falë fuqisë së tyre n&eum...
Arif Rexhmati KUKËS- Arif Rexhmati është emri i propozuar nga PD e Bashës për kandidat të Bashkisë së Kukësit...