LIVE UPDATES
Politike

“Rroftë Beqaj, na shndërroi në det nafte!”, Berisha ironizon Ramën: Jo vetëm Arabisë, por do ia kalojmë edhe SHBA-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se në Shpirag është gjetur naftë me cilësi më të mirë se ajo e Arabisë Saudite.

23 Gusht 2023, 21:29 Nga m.s
“Rroftë Beqaj, na shndërroi në det nafte!”, Berisha
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se në Shpirag është gjetur naftë me cilësi më të mirë se ajo e Arabisë Saudite. Më herët, kreu i qeverisë tha se bazuar në analizat laboratorike që janë bërë në Holandë, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është e së njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. 

Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, kreu i PD-së thotë me ironi se së shpejti me Shpiragun do të dalim për prodhimin e naftës dhe gazit jo vetëm para Arabisë Saudite, por dhe vetë SHBA-së. Sipas Berishës, ky lajm vjen në një kohë kur detaje tronditëse kanë dalë nga dosja e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ku duket qartazi dhe implikimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Në të njëjtën kohë, Berisha vë në dukje se lajmi për naftën nuk është i ri, pasi ai e ka njoftuar që në vitin 2013 me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Së shpejti me Shpiragun do të dalim për prodhimin e naftës dhe gazit jo vetëm para Arabisë Saudite, por dhe vetë SHBA-së.

Rroftë Beqja! Na shndërroj në det nafte!

Të dashur miq, Edi Rama për të mbuluar amnistinë me urdhër të tij të Beqjes nga Skapi i partisë lëshoj rrufen më të madhe të naftës dhe gazit në mjedis. Sipas tij Shpiragu do të na bëjë ne si Arabia Saudite vendi i dytë në botë për prodhimin e gazit dhe naftës. Në amnistinë tjetër të radhës e sigurtë se do të na thotë se do kapim vendin e parë vet SHBA në këtë prodhim.

E vërteta është se në Shpirag ka nafte mundet edhe gaz. Kompania Shell së bashku me Petromanos nisen në vitin 2010 shpimin e pusit ‘Shpirag 2’ dhe po thuaj aty ku ‘Oksidental’ kishte shpuar pasukses Shell-Petromanos njoftuan se në nëntor të 2013 dhe në thellësi rreth 6 mijë metra gjetën naftë të lehte pra cilësi shumë e mirë dhe rezerva të konsiderueshme natyrisht, vite drite larg nga ato të Arabisë Saudite.

Ndërkohë në zonë janë bërë me sukses edhe dy apo 3 shpime tjera. Por ishte super fontana Beqja që na renditi me Arabinë Saudite. Ndaj dhe le të presim ku do na rendisë amnistia tjetër e radhës.

PS: Këtu me poshtë keni statusin tim të publikuar më datën 6 nëntor 2013.

6 nentor 2013

Te dashur miq, nje lajm i madh i mire vjen nga kompania Shell-Petromanas. Pas tre vitesh studimi te gjithanshem dhe shpimi te sukseseshem te pusit Shpirag 2 konfirmohet gjetja e nje burimi te rendesishem te ri nafte te cilesise se larte (nafte e lehte) me nje kapacitet fillestar 1300 fuçi ne 24 ore. Ky investim prej 60 milione eurosh u be ne nje zone ne te cilen nje gjigand nafte kishte shpenzuar me pare, por pa sukses, rreth 100 milone dollare.Studimet me mjetet e teknologjise me te larte dhe veçanerisht teknologjia tejet e avancuar e shpimit te pusit beri te mundur suksesin e rendesishem. Kompania parashikon nje seri shpimesh te tjera me optimizem real ne zonen e Shpiragut dhe rreth saj.�Duke falenderuar me mirenjohje te thelle dhe uruar perzemersisht drejtuesit, inxhinieret, tekniket dhe punetoret e Shell-Petromanas per kete sukses qe gezon te gjithe shqiptaret le te urojme qe burime te tjera nafte dhe gazi te gjenden dhe Shqiperia, qe ende ka fushen naftembajtese me te madhe ne kontinent, te behet nje nder vendet kryesore ne prodhimin e hidrokarbureve ne Europe. Urime!!” shkruan Berisha në fb.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet