LIVE UPDATES
Politike

Takimi në Aruba/ Berisha: Largimi i Ramës, rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve nga rreziqet e narkoshtetit shqiptar

Berisha falenderoi antimafian italiane, e cila zbuloi lidhjet e kryeministrit Rama me me grupet me të fuqishme të trafikut të drogës shqiptare dhe venezualiane.

26 Shtator 2025, 12:58 Nga E.d
Takimi në Aruba/ Berisha: Largimi i Ramës, rruga e vetme për
Sali Berisha

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë gjatë një konference për mediat se largimi i Edi Ramës nga qeveria është e vetmja mënyrë që Shqipëria të shpëtojë. Berisha falenderoi antimafian italiane, e cila zbuloi lidhjet e kryeministrit Rama me me grupet me të fuqishme të trafikut të drogës shqiptare dhe venezualiane.

Ndërkohë Berisha vazhdon i qëndron mendimit se pjesë e takimit kanë qenë ministra dhe zyrtarë të lartë të qevrisë. Ai tha se ata kanë përdorur kode për të komunkuar, por se Pd-ja do të bëjë gjithçka publike.

“Mirëdita! Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e narkoqeverisë mbi mediat, imponimin e saj për censurimin e zhvillimit më flagrant, e denoncimit më flagrant të lidhjes së kreut të organizatës kriminale, Edi Rama me bursën botërore të drogave, me Arubën, me takimin qeveritar famëzi të zhvilluar në Aruba. Duke shprehur një mirënjohje të pakufishme për antimafien italiane, e cila gjeti mënyrat për të informuar publikun shqiptar se, kryeministri i vendit mban lidhje qeveritare me grupet me të fuqishme të trafikut të drogës shqiptare, venezualiane. Se, Big Brother në Aruba, është Venezuela, në rrafsh me drogën.

Aruba, quhet ndryshe bankers of drug mafia. Ata bosët, aty e kanë vendin. Por aty, njëkohësisht, ka dhe një mbikqyrje të madhe. Aruba, bankerët e mafies së drogës, ka si destinacion, nëpërmjet klaneve shqiptare të përcaktuara tri vende: Italinë, vendet e Beneluksit, dhe Spanjën. Aruba, çarteri për në Aruba, ku thuhet, por nuk mund të them 100%, edhe njëherë, por mjaft zëra janë se, delegacionin e ka kryesuar vet Edi Rama. Ajo që unë ju them 100%, kanë qenë ministra dhe zyrtarë shumë të lartë të qeverisë. Për këtë, po. Se pastaj, në rregjistrime, aty ku thuhet Trgeti, përshembull, në ato që ju kam lexuar unë ju, aty nënkuptohet Mario Çela që flet me Taulantin, në emër të Taulantit. Por këto nuk kanë lidhje me Arubën. Këto janë histori të tjera.

Problemi i tyre është se, ata përdorin kode. Pra, janë të rregjistruar me kode. Sigurisht, agjencitë e dinë se kush janë, 100%. Nuk ka diskutim. Ne po bëjmë gjithçka t’i bëjmë publike. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar. Largimi i Edi Ramës, është rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e mëdha të narkoshtetit shqiptar. Edi Rama mendon se do ta kapërcejë Arubën. Edi Rama ka dhe mbështetës, të cilët kur më dëgjojnë se flas për narkoshtetin apo Arubën, zemërohen me Sali Berishën. Por unë do mbroj, mbi të gjitha interesin e shqiptarëve, dhe interesat e qytetarëve të lirë kudo që janë, të cilët duhet të jetojnë jashtë rrezikut, ata dhe fëmijët e tyre, të drogave që trafikojnë klanet shqiptare,“ tha Berisha.

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet