Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.
KOSOVË- Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.
Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.
Kushtetuesja tha se masën, që do të jetë në fuqi deri sa ajo të nxjerrë një aktgjykim, e vendosi në mënyrë ex officio, dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke e arsyetuar me “evitimin e rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme”.
Si mund ta gjykojë Kushtetuesja çështjen?
Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuesja është mbështetur gjithmonë në praktikën e konstituimit të Kuvendit.
Ai parasheh se Gjykata do “të konstatojë se shkelja e vetme ka qenë ndarja e votimit të nënkryetarëve, pasi praktika e deritanishme kërkon zgjedhjen e tyre në pako”.
Çerkini nuk pret “që Gjykata të merret me çështje politike, siç është diskutimi se kush duhet të jetë nënkryetar nga komuniteti serb. Një gjë e tillë nuk është përgjegjësi e saj. Roli i Gjykatës është vetëm të garantojë respektimin e Kushtetutës dhe të procedurës”.
Vendim të ngjashëm pret edhe Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi. Por, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka pritje të tjera.
“Ne presim që Kuvendi të konfirmohet si i konstituuar, ngase Kryetari i Kuvendit i ka respektuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me Kushtetutë, jurisprudencën e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në një deklaratë të Zyrës për Media të LVV-së dhënë REL-it.
Për LVV-në, përfaqësuesja e pakicave joserbe, Emilija Rexhepi, e cila u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, u votua “në mënyrë të rregullt dhe nuk ka drejtë askush t'ia marrë këtë të drejtë grupit multietnik”.
Votimi për nënkryetarët
Për dallim prej kandidates së komuniteteve të tjera minoritare, asnjëri nga 10 përfaqësuesit e komunitetit serb nuk arriti të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.
Kandidati i vetëm që propozoi Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, nuk i siguroi 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.
Pasi partia që gëzon mbështetjen e Beogradit nuk pranoi të propozonte për nënkryetar dikë tjetër përveç Sllavko Simiqit, kryetari Basha hodhi short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër.
As të tjerë nga Lista Serbe, e as Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit, nuk i morën votat e nevojshme, me ç’rast Basha në mënyrë të njëanshme e mbylli si të përfunduar seancën konstituive.
Miftaraj thotë për REL-in se “nëse merren për bazë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe 2025 dhe standardi që është ndërtuar në 11 vjetët e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese mund të vendosë kthimin e votimit në pako për dy nënkryetarët e komuniteteve joshumicë”.
Sipas tij, nëse nga Gjykata “merret për bazë Rregullorja e Punës e Kuvendit, e miratuar nga legjislatura e kaluar, mund të sqarohet procedura e votimit të kandidatëve që kanë shumicën e votave të deputetëve nga pakicat”.
E, pastaj? Çerkini beson se Gjykata do “të theksojë se procedura e konstituimit duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, duke u shfrytëzuar ditët e mbetura nga afati 30-ditor” i një aktgjykimi paraprak./REL
Jasmira Memelli TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme. Zëdh&...
SHBA- Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të Asamblesë së Përgjithshme t...
Besfort Lamallari dhe Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka ...
Evis Sal TIRANË- Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, vetëm pak ditë pas betimit në detyrë është la...
Elisa Spiropal dhe Marco Rubio SHBA- Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbrëmjen e djeshme Ministrja për Eur...
Eugena Tomini TIRANË- Eugena Tomini është emëruar ditën e sotme si zv.ministre e Shëndetësisë. Mësohet se&nbs...
Edona Bilali TIRANË- Ish-deputetja Edona Bilali është, pasi nuk mori dot një mandat në zgjedhjet e 11 majit, është ...
Silva Caka TIRANË- Një emërim surprizë ka ndodhur ditën e sotme nga mbledhja e Këshillit të Ministrave. Mësohet se ...
SHBA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marr&e...
GJKKO TIRANË- Seanca në GJKKO për dosjen 5D ka vazhduar ditën e sotme e përfshirë nga debatet dhe provokimet. Deputeti demokr...