LIVE UPDATES
Politike

Takimi i Bajram Begajt me tre Presidentët, Moisiu: E “armatosëm” si ushtarak

Begaj e vlerësoi Moisiun, si një burrë të urtë e patriot, i cili tashmë i përket historisë së vendit si President i të gjithëve. Moisiu e takoi sërish dje Presidentin e ri teksa zbardhi detaje për gazetën “Panorama” rreth asaj që u bisedua mes ish-presidentëve dhe pasardhësit Bajram Begaj.

10 Qershor 2022, 12:12 Nga A.B
Takimi i Bajram Begajt me tre Presidentët, Moisiu: E
Bajram Begaj me presidentet

TIRANË- Para marrjes zyrtarisht të detyrës si kryetar i shtetit, Bajram Begaj prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh me paraardhësit e tij.

Takimin e parë e zhvilloi me ish-Presidentin Alfred Moisiu, ndërkohë që dje Presidenti i zgjedhur, mblodhi për 90 minuta ish-krerët e shtetit, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi në Pallatin e Kongreseve. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Presidenti i ri mësohet të jetë shprehur se “mësimet e vyera të atyre që kanë qenë më parë në Presidencë duhen mbajtur parasysh”.

Begaj i cilëson Moisiun, Mejdanin dhe Topin si këshilltarë për të cilët ka ndër për t’i pasur afër në mënyrë që sipas tij të gabojë sa më pak kur të marrë zyrtarisht funksionet. “Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme.

Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Është një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë”, mësohet të jetë shprehur z. Begaj në takimin me paraardhësit e tij.

Para pak ditësh, Begaj pati një takim me ish-Presidentin Alfred Moisiu, i cili i dhuroi Presidentit të zgjedhur edhe librin e tij “Midis Nanos dhe Berishës”. Begaj e vlerësoi Moisiun, si një burrë të urtë e patriot, i cili tashmë i përket historisë së vendit si President i të gjithëve. Moisiu e takoi sërish dje Presidentin e ri teksa zbardhi detaje për gazetën “Panorama” rreth asaj që u bisedua mes ish-presidentëve dhe pasardhësit Bajram Begaj.

INTERVISTA

Z. Moisiu, ju u takuat për herë të dytë brenda pak ditësh me Presidentin e ri, por këtë herë edhe në prani të dy ish-presidentëve Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani. Cili ishte qëllimi i takimit…?

Moisiu: Një takim njohje me ne të gjithë ish-kryetarët e shtetit. Takim tepër miqësor. E pritëm me kënaqësi bisedën me Presidentin e ri pas ftesës që na e bëri të treve.

Presidenti ju mblodhi në “shtëpinë tij”, por me çfarë ju qerasi…?

Moisiu: Pimë kafe dhe folëm miqësisht.

Me çfarë e shoqëruat kafen e mëngjesit?

Moisiu: Kafe me ujë dhe disa biskota.

Çfarë biseduat konkretisht teksa konsumonit kafenë…?

Moisiu: Ne u njohëm nga afër me njëri-tjetrin, por edhe shkëmbyem përvojat tona në krye të Presidencës, teksa Presidenti i ri ishte shumë i interesuar për të dëgjuar rreth përvojave tona në krye të shtetit.

Presidenti i ri është një dëgjues I mirë…?

Moisiu: Por një dëgjues madje shumë i mirë. Begaj u tregua i vëmendshëm ndaj shkëmbimit të eksperiencave tonë si President të vendit. Si të thuash ne e “armatosëm” si ushtarak që është me përvojat tona në krye të shtetit.

Çfarë e bënte më të vëmendshëm…? Për çfarë ishte i interesuar më tepër?

Moisiu: Në folëm kryesisht për situatën aktuale të brendshme dhe të jashtme. Ne bashkëbiseduam për gjendjen në rajon, madje edhe situatën e luftës në Ukrainë. Begaj ishte i interesuar sigurisht edhe për çështjet e politikës së jashtme.

Po vet Presidenti i ri, çfarë mesazhi përcolli gjatë 90 minutave të bashkëbisedimit…

Moisiu: Kryesisht për sfidat e atdheut tonë.

Sa e prekshme u bë situata politike në vend gjatë bisedës në Pallatin e Kongreseve?

Moisiu: U fol në përgjithësi. Duhet kuptuar që situata jonë politike ende nuk është drejt normalitetit, është konfliktuale.

Për cilat arsye vazhdon të jetë e tillë…?

Moisiu: Sepse politikanët tanë abuzojnë me pushtetin, me detyrën ndaj nuk hyjmë dot në normalitet. Abuzohet, mashtrohet në kurriz të shqiptarëve. Në politikë hyhet për tu shërbyer qytetarëve dhe jo vetes duke menduar vetëm sesi të pasurohen. Kjo duhet të marrë fund.

Moisiu: Ne që kemi luftuar për çlirimin e vendit nuk menduam se pas luftës do të merrnim poste për veten tonë. Ne luftuar që shqiptarët të jetonin të lirë dhe ta bënim sa më të mirë jetesës e tyre. Nuk menduam për veten tonë por për ta. Kurse tani ndodh e kundërta, pushtetarët duan të pasurohen me çdo kush pavarësisht se pushtetin e marrin nga vota e shqiptarëve.

U fol mes jush për abuzimin e pushtetarëve…?

Moisiu: Jo, por duhet njohur rëndësia e mekanizimit të votës së lirë. Nuk mund të tjetërsohet, të vidhet, të mashtrohet përmes kësaj vote. Sepse kur ndodh një gjë e tillë, pushtetarët bëhen edhe më të pushtetshëm, ndërsa dobësohet fuqia e qytetarëve, sepse i merret kjo fuqi që ua jep vota. Vota është fuqia e tyre dhe kur ajo vidhet pushtetarët bëhen të paprekshëm. Ndaj kjo duhet të marrë fund, sepse po u jepet një mësim shumë i keq të rinjve të sotëm apo atyre që duan të bëhen pjesë e politikës së nesërme./Marre nga Panorama

bajram begaj alfred moisiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet