10 Maj 2026, 11:40
Nga E.d
Sali Berisha dhe Silvio Gonzato
TIRANË- Komisioni Europian ka reaguar pas sulmit që Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Përmes një reagimi, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar se sulmet ndaj ambasadorit Gonzato janë të papranueshme.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë, ndërsa theksoi besimin tek puna e tij.
“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në reagimin e plotë të një zëdhënësi të KE.
Një ditë më parë, Kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi publikisht ambasadorin Silvio Gonzato, duke thënë se sillet si ambasadori i Ramës. Ai e akuzoi duke thënë se Gonzato ka transmetuar në Bruksel trillimet të pavërteta ndaj opozitës, sikur ajo nuk është pro për integrimin.
“Sa i përket ambasadorit aktual, unë e kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera",- theksoi Berisha./Dosja.al
sali berisha silvio gonzato be
Politike
10 Maj 2026, 11:04
E.d
Sali Berisha dhe Silvio Gonzato
TIRANË- Diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian i janë përgjigjur Kreut t&eum...
Politike
10 Maj 2026, 10:52
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Dy shtetas italianë janë mes 7 personave të proceduar penalisht pas protestës kombëtare të opozi...
Politike
10 Maj 2026, 10:01
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për startup-in me inteligjencën artificiale të cilin ka zhvilluar k&eum...
Politike
10 Maj 2026, 09:54
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për projektin “EU4Municipalities II”, për të cilin th...
Politike
10 Maj 2026, 09:46
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka folur për Kongresin Botëror të Ligjit që u mbajt në Tiranë gjatë k&...
Politike
10 Maj 2026, 09:37
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është gati të futet në fazën e mbyl...
Politike
10 Maj 2026, 07:54
E.d
Foto Ilistruse
KOSOVA- Në shumë shtete Dita e Evropës trajtohet si ditë simbolike që shënon fillimin e bashkëpunimit evr...
Politike
9 Maj 2026, 17:58
D.S
Zsuzsanna Szelényi
TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi në “Public Square” me politologen hungareze Zsuzsanna Szelényi....
Politike
9 Maj 2026, 16:38
D.S
KOSOVË- Ish-Presidentja Vjosa Osmani do t'i bashkohet listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të qershorit.
M&eum...
Politike
9 Maj 2026, 16:34
D.S
Marta Kos
KOSOVË- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë t&...