"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama nga Thethi: Sistemi nuk përmbyset! "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Gjatë podcast-it të tij “Flasim” Rama u shpreh se Komisioni Europian dhe vendet anëtare janë tanimë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e komisionit, i cili vlerëson se Shqipëria i ka plotësuar 'detyrat e shtëpisë'.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është gati të futet në fazën e mbylljes së kapitujve dhe se negociatat kanë avancuar me ritëm. Gjatë podcast-it të tij “Flasim” Rama u shpreh se Komisioni Europian dhe vendet anëtare janë tanimë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e komisionit, i cili vlerëson se Shqipëria i ka plotësuar 'detyrat e shtëpisë'.
Ai tha se vendi është gati të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve, duke theksuar se ky proces nuk ka ardhur rastësisht por me punë.
“Dje, më 9 maj në ditën e Europës, Shqipëria e gjeti veten më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion.
Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor.
Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i ekonomisë, investimet dhe transformimet në energji, infrastrukturë, standarde të reja në sektorët strategjik nuk janë pjesë të shkëputura dhe asnjë listë fjalësh pas të cilave ka pak përmbajtje, por janë hallkat e një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve.
Prandaj 9 maji nuk është për ne vetëm festa e Europës, por është edhe momenti kur marrim frymë me një ndjenjë legjitime krenarie dhe ecim përpara për të arritur majën që tanimë është e arritshme më thjeshtë dhe vetëm angazhim, angazhim, angazhim dhe vullnet, vullnet, vullnet”, u shpreh Rama./Dosja.al
Foto Ilistruse KOSOVA- Në shumë shtete Dita e Evropës trajtohet si ditë simbolike që shënon fillimin e bashkëpunimit evr...
Zsuzsanna Szelényi TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi në “Public Square” me politologen hungareze Zsuzsanna Szelényi....
KOSOVË- Ish-Presidentja Vjosa Osmani do t'i bashkohet listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të qershorit. M&eum...
Marta Kos KOSOVË- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë t&...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas seancës së djeshme në Administrative. Në...
Vjosa Osmani KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zg...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një reagim, sot në Ditën e Europës, ndërk...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale,...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se raporti i PE është mbështetje e madhe për opozitën dhe shqi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian...