LIVE UPDATES
Politike

Stoku i dosjeve, kryetarja e KLGJ: Do rrisim numrin e punonjësve për të shqyrtuar më shumë çështje

Gjashtë vjet pas ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të reformës, Këshilli i Lartë Gjyqësor, organi i ri qeverisës i gjyqësorit, e mbylli vitin 2022 pozitivisht duke pasur parasysh ku ishte gjyqësori kur nisi reforma në drejtësi dhe ku është sot.

1 Janar 2023, 13:23 Nga A.B
Stoku i dosjeve, kryetarja e KLGJ: Do rrisim numrin e punonjësve për
Naureda Llagami

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, thotë se pavarësia e gjykatësve për vendimet lidhet ngushtë me dhënien e llogarisë për vendimet e marra dhe se jo gjithmonë politika hesht, kur drejtësia flet.

Gjashtë vjet pas ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të reformës, Këshilli i Lartë Gjyqësor, organi i ri qeverisës i gjyqësorit, e mbylli vitin 2022 pozitivisht duke pasur parasysh ku ishte gjyqësori kur nisi reforma në drejtësi dhe ku është sot. Reforma ishte shumë e thellë, preku në rrënjë sistemin gjyqësor dhe i shkaktoi atij humbje gjyqtarësh. Pothuajse 70 përqind e gjyqtarëve të Shqipërisë i janë nënshtruar, deri tani, procesit të rivlerësimit kalimtar, të njohur si vetting. Vetëm më pak se gjysma e tyre janë konfirmuar në detyrë. Nga një trupë prej gjithësej 408 gjyqtarësh, sot janë ne detyrë 225 syresh, pra vettingu ka shkarkuar më shumë se 50 përqind të tyre, thotë në një intervistë ekskluzive për DW Naureda Llagami, kryetare e këtij këshilli.

Në vitin 2018, kur Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) filloi aktivitetin e tij, si një nga institucionet e reja në kuadër të reformës në drejtësi, ai kishte vetëm një gjyqtar, në trupën e Gjykatës së Lartë prej 17 gjyqtarësh kishte mbetur gjithashtu vetëm një gjyqtar dhe dy të tretat e Kryetarëve të Gjykatave, në nivel kombëtar, ishin shkarkuar nga vettingu, i cili po vazhdon dhe do të përfundojë në dhjetor 2024.

Naureda Llagami thotë në intervistë se “KLGJ rivuri në funksionim Gjykatën e Lartë si një gjykatë apolitike, sikurse parashikon reforma në drejtësi. Trupa e saj ka tani 15 gjyqtarë dhe vitin 2024 do të jetë e plotësuar krejtësisht me 19 anëtarë. Këtë vit, për herë të parë në Gjykatën e Lartë arriti të reduktohet stoku prej mijra të dosjesh të pashqyrtura prej vitesh. Plotësimi i trupës së Gjykatës së Lartë, mbështetja nga KLGJ me burime njerëzore mundësoi edhe kuorumin e duhur për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.”

Digjitalizimi dhe rritja e eficiencës së shërbimeve gjyqësore

Në bilancin pozitiv të KLGJ bën pjesë edhe krijimi katër vjet më parë i Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me rëndësi të veçantë në kuadër të reformës në drejtësi, të cilat janë tanimë funksionale dhe pothuajse të plotësuara me numrin e gjyqtarëve që parashikon ligji. Brenda katër viteve të fundit sistemit gjyqësor i janë shtuar 80 gjyqtarë të rinj, që kanë kaluar me sukses vettingun. “KLGJ i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe krijimit të një administrate të re gjyqësore, profesioniste, të qëndrueshme, profesioniste dhe me integritet të lartë. Forcimi i kapaciteteve ka bërë të mundur evadimin më të shpejtë të stokut të dosjeve dhe po ndikon në krijimin tek publiku të perceptimit të një drejtësie më të shpejtë për qytetarët,” – thotë kryetarja e KLGJ-së.

Drejtimet kryesore në të cilat do të vazhdojë reformimi i gjyqësorit në vitin 2023, janë digjitalizimi dhe rritja e eficiencës së shërbimeve gjyqësore. Lagami sqaron se “për këtë qëllim gjatë vitit 2023 do të zbatojmë hartën e re gjyqësore dhe do të identifikojmë partnerët që do të na mbështesin për të ngritur një sistem të integruar dhe modern të menaxhimit të çështjeve gjyqësore.”

Një drejtësi e vonuar, është një drejtësi e mohuar

Gjykatat ofrojnë sot raste jo të pakta që vërtetojnë thënien e njohur, “një drejtësi e vonuar, është një drejtësi e mohuar” dhe drejtësia e vonuar sjell pasoja negative tek qytetarët dhe ul besimin e tyre tek shteti i së drejtës. Që gjyqësori t’u japë drejtësi qytetarëve në kohë dhe të respektojë afatet kohore të përcaktuara në ligj, sipas kryetares Llagami KLD “do të rrisë numrin e punonjësve që ndihmojnë gjyqtarët për t’u krijuar atyre mundësi që të shqyrtojnë sa më shumë dosje gjyqësore duke i analizuar dhe kategorizuar ato paraprakisht. Ky është edhe modeli i Gjykatës së Lartë që mendojmë ta aplikojmë në Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe atë Administrative. Një masë tjeër është rritja e kuotave të magjistratëve të rinj dhe stafeve administrative, që në katër vitet e fundit janë rritur me 300 vetë.”

Sipas kryetares së KLD “megjithatë në Gjykatat e Shkallës së parë ka shtyrje në kohë të seancave gjyqësore. Kjo lë konflikte të pazgjidhura, palët konfliktohen më shumë dhe nga çëshjet e pashqyrtuara mund të arrihet në konflikte ekstreme mes palëve në proces gjyqësor. Si pasojë e vettingut dhe shkarkimit të gjyqtarëve prej tij, çështjet gjyqësore në një gjykatë kalojnë dorë më dorë tek gjykatësit, që përveç çështjeve të tyre marrin edhe ato të gjykatësve që janë shkarkuar ose janë në proces vettingu. Në këto kushte qytetari nuk merr shërbimin që kërkon dhe drejtësia nuk shkon atje ku duhet: tek qytetari.” Sidoqoftë sipas Llagamit ligji parashikon që rastet urgjente, sensitive si ato për të miturit apo dhënia e urdhërave të mbrojtjes të kenë afate ligjore dhe asnjë nga gjykatat nuk mund t’i shkelë këto afate.

Masa disiplinore për gjyqtarët e korruptuar me zarfe me para

Nga KLGJ puna e gjyqtarit vlerësohet me anë të vlerësimit profesional, sqaron kryetarja Llagami, nga ana tjetër kur ka raste të shkeljes së ligjit ato trajtohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) që është krijuar dy vjet më parë dhe ka proceduar shumë raste gjyqtarësh për të cilat KLGJ ka marrë masa, duke filluar nga më të lehtat deri në ato ekstreme. Në bashkëpunim të ngushtë me ILD, në dy vitet e fundit janë inicuar 16 kërkesa për procedime ligjore.

“Pavarësia që i jep reforma në drejtësi vendimarrjes së gjyqtarit duhet të ecë krah për krah me llogaridhënien. Sot gjyqësori në Shqipëri ka pavarësi absolute dhe roli i politikës është “zero.” – thotë Llagami

A duhet mbrojtur sistemi gjyqësor dhe nga çfarë?

Sipas kryetares së KLD sistemi gjyqësor duhet mbrojtur patjetër “nga të gjitha retorikat që e baltosin sistemin gjyqësor. Vërtet tani, ky system nuk është në fazën e tij më të mirë por i duhet dhënë kohë të maturohet. Gjithsesi, tanimë i ka të ngritura të gjitha mekaninizmat dhe është i konsoloduar: ka institucionet e vettingut që po bëjnë punën e tyre, të pavarur. Nëse ka raste gjykatësish të korruptuar, qytetari ka institucione ku të drejtohet.”

Një sfidë tjetër është sipas Llagamin fakti që “në Shqipëri ka retorikë politike dhe kjo tregon kulturë të mangët. Por ky nuk është fenomen vetëm shqiptar. Politika duhet të vetëpërmbahet, kur në lojë janë çështje gjyqësore. Politika i ka krijuar mekanizmat për situata që ka dyshime. Ka raste kur politika hesht, ka rastet kur politika e përdor sistemin gjyqësor në retorika. Ndërkohë që etika profesionale e ndalon gjyqësorin që të flasë.”

Zbatimi i hartës së re gjyqësore fillon në shkurt 2023

Sipas kryetares së KLD-së sfidat për KLGJ-në gjatë vitit 2023 do të jenë zbatim i plotë të hartës së re gjyqësore dhe reduktimi i stokut të dosjeve të pashqyrtuara. Harta e re gjyqësore pothuajse e përgjysmon numrin e Gjykatave të Shkallës së parë. Dhoma e Avokatise e çuar miratimin e kësaj harte nga qeveria Rama në Gjykatën Kushtetuese. A do të fillojë zbatimi i kësaj harte në vitin 2023, apo do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Sipas kryetares së KLD Llagami “Harta e re gjyqësore është një detyrim ligjor që synon të garantojë ofrimin e shërbimeve, specializimin e gjyqtarëve dhe racionalizimin e shpenzimeve financiare. Deri më sot gjykatësit, në çdo gjykatë, merren me të gjitha çështjet: civile, penale, administrative dhe tregtare. Kjo pengon specializimin e tyre dhe për pasojë rritjen e eficencës, produktivitetit. Zbatimi i hartës së re gjyqësore, të miratuar nga qeveria Rama në korrik 2022 do të fillojë në shkurt 2023, kur në Shqipëri do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli, në nivel kombëtar. Në maj, 28 gjykatat e shkallës së parë do të riorganizohen në 13 të tilla. Në korrik, gjashtë Gjykatat Administrative do të riorganizohen në dy të tilla. Riorganizimi i Gjykatave do të rrisë numrin e gjykatësve në secilën prej tyre dhe do të bëjë të mundur specializimin e gjykatësve.” /DW

naureda llagami

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet