6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas tij, qeveria e ka trajtuar Shkodrën më keq se edhe vetë pushtuesit që ka njohur ajo.
SHKODËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në një drekë të organizuar nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia. Në nisje të drekës, Berisha, në fjalën e tij tregoi dhe objektivat e Partisë Demokratike, ku theksin e vuri në Veriun e Shqipërisë. Ai e konsideroi Veriun, kryesisht Shkodrën, si zonën më të diskriminuar nga ana e qeverisë. Sipas tij, qeveria e ka trajtuar Shkodrën më keq se edhe vetë pushtuesit që ka njohur ajo.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne e mbyllim një vit, siç e dini me suksesin më kryesor në rrafshin e qeverisjes, Bashkinë e Shkodrës. Por ne tani, jemi në prag të një procesi elektoral i cili kërkon shumëfishimin e forcave tona në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë. Nga ana tjetër, ne këtë përpjekje të madhe, kemi arsye të ndihemi krenar dhe të sigurt. E vërteta është, që viti që shkoi, nga asgjë më shumë se opozita, qëndresa nuk mund të cilësohet.
Ky është vetëm një stacion për ne. Duhet të arrijmë të bëjmë më tepër kudo. Në fushatë elektorale, me qytetarët, me grupin parlamentar. Të dëshmojmë kudo dhe në çdo gjë, PD-në forcë dominuese të shqiptarëve. Forcë dominuese në mbrojtjen e kauzave të drejta të shqiptarëve. Forcë dominuese në mbrojtjen e normave, standardeve, interesave kombëtare. Forcë dominuese në kuptimin, fuqia morale e vendit, dhe pas 14 majit, një forcë politike që arkivon në të shkuarën monizmin e kësaj qeverie që quhet Rilindje.
Nuk mund të mos theksoj një moment tjetër, e bëjë këtë në mënyrë absolute nga asnjë lloj shtytje tjetër, por thellësisht patriotike dhe atdhetare përsa kohë e dua këtë vend. Përpjekjet në Shkodër dhe kudo duhet të jenë të jashtëzakonshme. Shkodra dhe veriu trajtohen më keq se çfarë janë trajtuar nga pushtuesit që kanë njohur. Shkodra ka potenciale të një shteti. Zor të gjesh kund një zonë që të kombinojë brigjet më të bukura, ekosistemet më mahnitëse. Zor të gjesh një vend tjetër që të përfitojë kaq pak nga këto bukuri përrallore për shkak të diskriminimit politik, anti shqiptar të saj. Në javën e fundit, në një debat me superministren e Edi Ramës, shprehet se rruga Vau i Dejës-Koman nuk ka të bëjë me turizmin. Të cilën filluam ta ndërtojmë dhe dhanë urdhër ta ndërprisnin. Ata që kanë digat, ata të cilëve u është ndryshuar jeta në shumë mënyra për shkak të liqenëve të mëdha, nuk kanë asnjë lidhje me to.
Elisa Spiropali dhe Agron Çela TIRANË- Deputeti Agron Çela ka zyrtarizuar bashkimin e tij me Partinë Socialiste, pas publikimisht t...
Albano Bogdo dhe Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënën e aktorit të hum...
Edi Rama, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka bërë një rezyme të vitit q&...
Agron Çela Në janar të vitit 2021, zëra kishte se deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, Agron &...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet se cilin prej kundërshtarëve ...
Sokol Sadushi TIRANË- Zëvendës kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka bërë bilancin për vitin 2022...
Sali Berisha TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha foli në konferencën me gazetarët për akuzat ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahm...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në konferencën me gazetarët për debatin e ashp...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka një opozitë q...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha zbuloi planin e PD-së për vitin 2022. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u...