"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Altin Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
Përmbledhëse e ngjarjeve kryesore në Gjermani.
GJERMANI- Aktualisht Gjermania jep çdo vit 50 mijë viza për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Nga 2027 kjo shifër do të përgjysmohet: vetëm 25 mijë. Dhe ky nuk ishte lajmi më i nxehtë i javës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sërish këtë javë në Gjermani. Gjatë vizitës së tij, ai u prit edhe nga kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst. Por vizita u shoqërua edhe me protesta: një grup qytetarësh kërkoi dorëheqjen e Ramës, në një kohë kur protestat në Tiranë vazhdojnë. Në intervistën për DW, Rama tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe e lidhi mandatin e tij me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë tjetër për DW English, Rama mohoi se në Shqipëri ka krizë besimi dhe i quajti protestat shembull të lirisë dhe demokracisë në veprim. Për projektet turistike në bregdet, ai tha se askush nuk mund t’i japë leksione për bukurinë dhe se synimi i tij është të sjellë investime të huaja në Shqipëri. Pyetjeve kritike të gazetares së DW-së Rama iu përgjigj disa herë me kundërsulm. Ai tha se pyetjet bazoheshin në paragjykime dhe insinuata; një prej tyre e quajti madje të bazuar në “gënjeshtër”. Akuzat për privatizim të hapësirës publike i hodhi poshtë, ndërsa ndryshimet në ligjet mjedisore i mbrojti si të pajtueshme me standardet evropiane. Në fund, Rama paralajmëroi se algoritmet shpërblejnë zemërimin, frikën dhe gënjeshtrat, duke mbytur të vërtetën.
Paketë reformash në Gjermani
Ndërkohë, në Gjermani qeveria federale miratoi një paketë të madhe reformash që prek tatimet, pensionet, tregun e punës dhe sistemin social. Parashikohen ulje tatimesh për familjet me të ardhura të vogla dhe të mesme, ndërsa për të ardhurat e larta tatimi mund të rritet deri në 47 për qind. Paketa e pensioneve parashikon që në të ardhmen të punohet më gjatë. Për minijob-et, pra punët e vogla, rritet tatimi nga 2 në 5 për qind, ndërsa mbetet e hapur nëse këto punë do të paguajnë edhe kontribute pensioni.
Ndryshime priten edhe te raportet mjekësore: marrja e raportit me telefon nuk do të lejohet më dhe raporti do të kërkohet që nga dita e parë e sëmundjes. Në tregun e punës, rregullat lehtësohen më shumë në favor të punëdhënësve, lejohet të ketë më shumë kontrata të kufizuara në kohë.
Një vendim i rëndësishëm prek edhe Ballkanin Perëndimor: kontingjenti vjetor për punëtorë të pakualifikuar përgjysmohet nga 50 mijë në 25 mijë. Të gjitha këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi në 1 janar 2027, pasi të jenë miratuar së pari nga Parlamenti Gjerman. Kontingjenti kështu kthehet në nivelin e qeverisë konservatore të kancelares Merkel. Koalicioni i mëparshëm e kishte dyfishuar atë për të lehtësuar ardhjen e punëtorëve të pakualifikuar në Gjermani.
AfD, një sulm vrastar dhe një skualifikim i hidhur
Në Erfurt, partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD, mbajti kongresin e saj dhe, para zgjedhjeve rajonale në Gjermaninë Lindore, e paraqiti veten si “partia e re popullore”. Paralelisht, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër saj.
Ndërsa temperaturat ekstreme, që në disa zona shkuan deri në 42 gradë Celsius, ngritën edhe një pyetje tjetër: a është Gjermania e përgatitur për valët gjithnjë e më të forta të të nxehtit, sidomos spitalet dhe sistemi shëndetësor?
Një ngjarje tjetër që tronditi opinionin ishte sulmi i një babai në një qendër për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen gjashtë vetë. Kjo ngjarje tragjike hapi debatin për sigurinë e punonjësve socialë dhe të qendrave të mbrojtjes.
Vëmendje mori edhe futbolli: eliminimi i kombëtares gjermane u pasua nga dorëheqja e trajnerit të kombëtares./DW
Protestuesi TIRANË- Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë bëri thirrje p&e...
TIRANË- Pjesë e protestës prej dy ditësh janë edhe shqiptarët e diasporës, të cilët edhe kanë marrë fja...
Emigranti TIRANË- Një përfaqësues i diasporës, gjatë protestës së 36-të të zhvilluar sot, deklaroi se shq...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e larguar nga radhët e PS, Marjana Koçeku ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në P...
Lea Ypi TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas postimit të shkrimtares Lea Ypi, e cila ndau një letër të hapur t&...
Lea Ypi TIRANË- Aktivistja Elona Caslli ka komentuar qëndrimet e shprehura në lidhje me letrën e organizatave shqiptare në Mbret&...
lir Beqaj TIRANË- Ish-ministri Ilir Beqaj ka kundërshtuar sërish masën e sigurisë "arrest me burg" për dosjen "Saspac". ...
Albin Kurti KOSOVË- Kur Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 korrik, zgjerimin e vendo...
Edi Rama TIRANË- Gazetari dhe korrespondenti i BBC-së për Ballkanin Perëndimor, Guy De Launey, ka zbuluar një pjes&eum...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë natës ndaj ambienteve t&...