Çfarë po ndodh në Levan? Flakët dhe tymi i zi mbulojnë zonën, pritet mbështetje nga ajri për shuarjen e flakëve
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 ...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 ...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë...
• Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Levanit, ndërsa shtëllunga të dendura tymi të zi janë të dukshme nga larg. • Emergjencat Civile njoftojnë se janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat vendore për vënien e situatës nën kontroll. • Operacioni për shuarjen e flakëve pritet të mbështetet edhe nga ajri. • Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa ekipet vijojnë punën për neutralizimin e zjarrit.
1 artikuj për këtë temë.
FIER- Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Levanit, ndërsa shtëllunga të dendura tymi të zi janë të dukshme që nga larg zonës së vendngjarjes.
Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, janë aktivizuar të gjitha forcat dhe strukturat vendore për të vënë situatën nën kontroll. Autoritetet bëjnë me dije se pritet që operacioni për shuarjen e flakëve me mbështetje nga ajri.
Ndërkohë, ende nuk ka informacion për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e tjera të angazhuara vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrës së zjarrit./Dosja.al