24 Shkurt 2026, 17:09
Nga E. D
Elisa Spiropali
KOSOVË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë ditën e nesërme, datë 25 shkurt, një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit.
Gjatë kësaj vizite në Prishtinë, Spiropali do të pritet fillmisht nga homologu i saj, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.
Më tej, Ministrja do të pritet në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga Kryeministri Albin Kurti.
Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.
Po ashtu, në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në zbatimin e projekteve madhore kombëtare si hekurudha Durrës-Prishtinë, shtimin e projekteve infrastrukturore dhe energjitike të përbashkëta, pa lënë mënjanë koordinimin në mbështetje të faktorit shqiptar në rajon dhe bashkëpunimin me diasporën.
Gjatë vizitës, Spiropali do të theksojë mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare, si dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës./Dosja.al
elisa spiropali
Politike
24 Shkurt 2026, 15:57
E. D
Peter Sorensen, Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Posaç&eu...
Politike
24 Shkurt 2026, 14:51
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Apeli i GJKKO ka marrë vendimin këtë të martë dhe ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut t&...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:53
D.S
Jambarber Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi deklaroi se, shkat&eum...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shpjeguar para gazetarëve se demokratët protestën e tyre e kanë kundër Ed...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:24
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se nuk është grupi me Kushtetutë ai që përcakton...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:22
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi takimin e mëngjesit të Kryeministrit Edi Rama me ambasadorët kryesor&eu...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:10
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Man...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndrysho...
Politike
24 Shkurt 2026, 12:54
I.A
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kreut te qeverisë Edi Rama. Gjatë një konference shtypi n&e...
Politike
24 Shkurt 2026, 12:48
D.S
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se 24 shkurti në Ukrainë mbete...