LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama njoftoi se po bën ligj për të mos lejuar arrestimet e zyrtarëve, shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë

Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se Rama duke shkelur Kushtetutën dhe parimin e barazisë para ligjit po kërkon të mbrojë zyrtarët nga Drejtësia. 

24 Shkurt 2026, 13:04 Nga I.A
Berisha: Rama njoftoi se po bën ligj për të mos lejuar arrestimet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndryshojë ligjet për të mbrojtur zyrtarët nga arrestimet gjatë hetimeve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se Rama duke shkelur Kushtetutën dhe parimin e barazisë para ligjit po kërkon të mbrojë zyrtarët nga Drejtësia. 

Sipas Berishës, Rama përdor të tjerë për të bërë publike projektligjin që e mbulon veten dhe zyrtarët e tij, ndërsa qytetarët shqiptarë dhe institucionet e pavarura përballen me një rrezik serioz për sundimin e ligjit dhe transparencën.

'Në dosjen Balluku, nga 6500 mesazhe, 3800 janë të Edi Ramës. Në një aspekt, Balluku është thjesht një shërbëtore e tij. Mirë t’i bëhet. Por, dosja më e tmerrshme, më e pashembullt, është AKSHI. Është AKSHI me të cilin, Edi Rama plaçkiti nëpërmjet baxhanakut me qindra tendera sekrete në kundërshtim me ligjin, qindra e qindra milionë euro. Jo vetëm kaq, por aty me Ergys Agasin, Mirlindën e AKSHI-t, plaçkitën të dhënat personale të të gjithë shqiptarëve. Vunë në kontroll cilindo shqiptar dhe të huaj që dëshironin. Urdhëruan marrje peng, u morën peng, u emëruan dhe u shkarkuan ministra, që të gjitha në përputhje me interesat kriminale Rama-Agasi. Pra, Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen. Revolta dhe zemërimi i qytetarëve ndaj Edi Ramës po arrin nivelet e revoltës dhe zemërimit të qytetarëve shqiptarë ndaj kultit të Enver Hoxhës.

Çka do të thotë se do bëhet e papërmbajtshme, çka do të thotë se në mënyrë të pashmangshme do ketë fatin e kultit të tij. Prandaj jep menjëherë dorëheqjen. Përpjekjet e Edi Ramës për të përdorur së pari Lubinë si parzmore, për të mbrojtur Lubinë për të mos i hequr imunitetin, për të mos e shkarkuar, nuk janë gjë tjetër vetëm përpjekje për të mbrojtur veten e tij. Akoma më skandaloze janë përpjekjet e tij për të ndryshuar ligjet, për të shkelmuar Kushtetutën, për të cilësuar si persona të pa pezullueshëm edhe ata të cilët në seri i pezullon vetë Kushtetuta. Vetë Kushtetuta ka parashikuar pezullimin e tyre nga Kushtetuta, dhe kur Kushtetuta parashikon pezullimin nga detyra të gjykatësit të Gjykatës së Lartë, të gjykatësit të Gjykatës së Lartë, të kryetarit të KLSH, të Avokatit të Popullit, parashikon procedurën e shkarkimit të presidentit të Republikës, Edi Rama është i pashpresë, i dështuar.

Asnjë ligj të tillë shqiptarët nuk do e pranojnë. Tani, nëpërmjet zëdhënësit të tij, Baton Stanishiq, informon publikon se ka ndërmend të amendojë kodin, në të cilin të shkelmojë me dy këmbë Kushtetutën dhe nenet e saj që garantojnë barazinë para ligjit të qytetarëve shqiptarë. Tani, ai thotë, njëlloj si në veprat e Oruellit, se të gjithë jemi të barabartë në fermën e derrave, por disa derra janë më më të barabartë se të tjerët. Kështu ka përgatitur projektligjin për të mos lejuar arrestimin e zyrtarëve publikë pa një vendim të formës së prerë të gjykatës. Dhe të gjithë të tjerët po. Mjafton ky moment për të nxjerrë në pah shpirtin e tij të zi, të trazuar, përroin e tij psikik, që nuk njeh asnjë kufi, asnjë limit. Harron që për këtë qëllim janë prerë koka mbretërish shekuj më parë. Harron se para ligjit ka shekuj që qytetarët konsiderohen të barabartë,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht