16 Dhjetor 2025, 13:58
Nga E. D
Elisa Spiropali
GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë takimit me homologun grek George Gerapetritis, preku edhe çështja e ligjit të luftës së Greqisë. Spiropali tha se dy vendet janë anëtarë të NATO-së dhe se pret që Greqia të heqë ligjin e luftës. Gjatë fjalës së saj, Spiropali falenderoi posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja.
"Edhe nga takimet e sotme më përforcohet bindja se ky potencial miqësie krijon momentin e duhur për të trajtuar të gjitha çështjet e ashtuquajtura të mbetura, si edhe ato aktuale, në mënyrë që të hapim sa më shpejt një kapitull të ri, duke e parë përfundimisht të shkuarën tonë me sytë e së ardhmes së përbashkët. Në këtë drejtim, ne duhet të nxisim komunikimin mes shoqërive tona, mjediseve akademike, grupeve të interesit, organizatave profesionale, studentëve.
Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq. Dua ta falenderoj posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja. Ky hap do të forconte më tej bashkëpunimin dhe vizionin tonë të përbashkët europian," tha Spiropali nga deklarata e përbashkët me homologun grek./Dosja.al
elisa spiropali
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:51
D.S
Elisa Spiropali
GREQI- Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim n&e...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:50
D.S
Elisa Spiropali
GREQI- Në takimin e zhvilluar ditën e sotme nga Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spi...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:45
E. D
pamje nga takimi
GREQI- Në nisje të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtm...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ngriti alarmin për arratisjen e E...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:21
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk do të lejojë kurrë hetim...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:27
I.A
Kosove
KOSOVË- Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton të martën konkluzionet sa i...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:17
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasi ka tre javë q&eu...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:13
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK ditën e...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:09
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Daniel Shima është u rr&e...
Politike
16 Dhjetor 2025, 13:07
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka detajuar akuzat ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj si dhe të drejtoresh&e...