Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se urdhëri ishte ishte ta groposnin, por ai ndryshoi sapo u mor vesh se ai i ka dërguar një mesazh partnesers së tij, se po e rrëmbejnë njerëz të veshur me uniforma të policisë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Daniel Shima është u rrëmbye nga persona të veshur si policë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se urdhëri ishte ishte ta groposnin, por ai ndryshoi sapo u mor vesh se ai i ka dërguar një mesazh partnesers së tij, se po e rrëmbejnë njerëz të veshur me uniforma të policisë.
Sipas Berishës, ai u dhunua dhe u soll në shtëpi rreth orës 4 të mëngjesit. Lideri demokrat tha se nga ajo ditë deri më sot, Danielin nuk e ka takuar më asnjë njeri.
Aio tha se nuk dihet nëse është i gjallë apo jo. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se është përpjekur tu bëj thirrje mediave, Avokatit të Popullit, shoqërisë civile që të shkojnë ta takojnë në shtëpi, por thirrjet e tij nuk kanë gjetur asnjë përgjigje nga askush.
"A është Gerond Meçe i vetmi person i marrë peng? Jo, jeni dëshmitarë se tre muaj u mor peng Daniel Shima. Ajo e kishte marrë shofer Danielin, nga shofer e kishte bërë mbishofer. Nga mbishofer, e kishte bërë zëvendësdrejtor të AKSHI-t, imagjinoni ju tani. Zëvendësdrejtori i AKSHI-t, se këtu ka historia nga më të papërshkruara, të të gjitha llojeve. Zëvendësdrejtori i AKSHI-t, një ditë prej ditësh, thirret nga Lubia bis dhe i dorëzohet fleta e shkarkimit nga detyra, kur ditën që kjo u thirr nga SKAP, kur u pyet 7 apo 8 orë sipas medieve, dhe sa doli, shkoi direkt në zyrë dhe i komunikoi largimin nga detyra.
Nuk u mjaftuan me kaq. Se pse e tek, natyrisht mendja të shkon përderisa ky akt ndodhi fill sapo doli nga SKAPI, dikush asaj i kishte thënë se spiuni është Danieli. Se ndryshe nuk ka si kuptohet. Danieli, pra, duket se ishte dekonspiruar. Dhe çfarë i ndodh Danielit, jeni të gjithë dëshmitarë Një ditë, në mes të bulevardit, në mes të Tiranës, persona të veshur policë e rrethojnë dhe Danieli e kupton menjëherë se do ketë fatin e Gerondit. Dhe në moment i çon partneres, apo nënës se vet, po më rrëmbejnë, po më marrin peng, persona me uniformë policie.
E marrin, e fusin në makinë, e nisën nga Rruga e Elbasanit, tek fakulteti i gjuhë letërsisë, e futën në Qytetin Studenti, u kthyen dhe vazhduan rrugët drejt e në bodrumet e Suel Çelës. Në bodrumet e Suel Çelës, urdhri ishte ta groposnin, por urdhri ndryshoi sapo u mor vesh se ky ma dorëzuar mesazh se uniforma të policisë po më rrëmbejnë. Kështu që e shtruan në dru Danielin, ia thyen kockat, dhe e prunë gjysmë të vdekur në ora 4 të mëngjesit në shtëpi. Nga ajo ditë gjer sot, Danielin nuk e ka takuar më asnjë njeri. Është i gjallë apo nuk është i gjallë, jeton apo nuk jeton, askush nuk e di.
Jam përpjekur t’i bëj thirrje medieve, t’i bëj thirrje Avokatit të Popullit, t’i bëj thirrje shoqërisë civile që të shkojnë ta takojnë në shtëpi, por thirrjet e mia nuk kanë gjetur asnjë përgjigje nga askush. Për fatin e Danielit as sot nuk dihet, është i gjallë apo nuk është i gjallë, jeton apo jo. Një gjë dihet për Danielin, ai u shkarkua nga Lubia bis sapo ajo u kthye nga Skapi në zyrën e saj. Pra, këto zhvillime! " tha Berisha./Dosja.al
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka detajuar akuzat ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj si dhe të drejtoresh&e...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me aksionin e sotshëm të BKH-së dhe Policisë te Kodrat e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Gerond Meçe u mor peng, pas...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sot Linda Rama del në regjistrime për ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sot janë lëshuar mandate arresti p&eu...
SPAK TIRANË- Emrat e zyrtarëve që janë nën masë siguri nga SPAK në hetimet për tenderat e AKSH-it janë zb...
Edi Rama TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Eglantina Bardhi. Në Konferencën...
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç TIRANË- Në shkurt të vitit 2023, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i atëhershëm malazez...
Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxh...
Adriatik Lapaj TIRANË- Kreu i Partisë 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive në ...