LIVE UPDATES
Politike

SPAK thellon hetimet për Veliajn dhe rrethin e tij, Xama: Ja kush është Elman Abule, miku i Veliajt që mori leje ndërtimi

Xoxa tha se mes tyre, një person kyç është Elman Abule, biznesmen që njihet si mik me Veliajn dhe që ka marrë edhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, në zonën e Kombinatit ku kishte edhe protesta nga banorët. 

12 Dhjetor 2024, 21:04 Nga I.A
SPAK thellon hetimet për Veliajn dhe rrethin e tij, Xama: Ja kush
Ola Xama

Gazetarja Ola Xama, ka bërë një “skanim” të personave në rrethin e ngushtë të Erion Veliajt, të cilët janë kontrolluar dhe po hetohen nga SPAK sëbashku me kryebashkiakun. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Xoxa tha se mes tyre, një person kyç është Elman Abule, biznesmen që njihet si mik me Veliajn dhe që ka marrë edhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, në zonën e Kombinatit ku kishte edhe protesta nga banorët. 

“Nga të dhënat që kemi arritur të sigurojmë, sipas pistave të hetimeve që dyshon SPAK, rezulton se shtetasi Elman Abule, zotëron 6 kompani në Shqipëri, në fushën e përpunimit të metaleve, me lëndën e parë hekurin dhe disa të tjera, me lëndën e parë aluminin, bakrin dhe metale të tjera, por edhe në investimin në centrale dhe projektimin e centraleve të energjisë elektrike. Nga bilancet e depozituara pranë QKB, duket sikur këto kompani që zotërohen nga shtetasi Elman Abule, qarkullojnë dhe xhirojnë paratë e njëra tjetrës, por nuk rezultojnë me fitim. Shumica e tyre rezultojnë me humbje.

Ajo që lidh fijet, e shtetasit Elman Abule, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania Fidalba, e themeluar që në vitin 2011 por për katër vite rresht nuk ka patur asnjë aktivitet në shitje të materialeve dhe rezulton që në 10 janar 2024, kjo kompani, në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues për një pallat 7 katësh në zonën e Kombinatit, ku ka patur edhe një protestë, lidhur me këtë pallat, nga banorët e Kombinatit dhe Lëvizja Bashkë, duke qenë se ishte lulishte.

Veliaj ka dhënë lejen e ndërtimit. Ajo që e bën pak të dyshimtë çështjen është se, duke qenë se disa pallate gjatë kohës së rindërtimit, në Kombinat u prishën, kërkuan të jepej leje në lulishten për të cilën Veliaj ka refuzuar, që të japë lejen për shkak të statusit të tokës që ka qenë lulishte. Më pas, në momentin që kompania e mikut të tij, Elman Abule, është ndërtues në të njëjtën parcel, ka dhënë miratimin e lejes.

Kur banorët e Kombinatit që iu prishën shtëpitë, kërkuan të ndërtohej pallati, në afërsi të të njëjtit vend ku e kanë patur shtëpinë, zoti Veliaj i tha jo këtu nuk lejohet, do të shkoni në Sharrë, ku kanë dërguar një pjesë të banorëve të Kombinatit. Na rezulton se ndërtuese është subjekti që zotërohet nga miku i zotit Veliaj, leja është dhënë.

Zonja Lala, përmendi se është ushtruar kontroll edhe pranë Adela Kondakçi. Rezulton se kompania e Adela Kondakçi, quhet EGM, është themeluar në vitin 2021. Nuk rezulton të ketë fitime dhe xhiro të shumta. Xhiro mesatare kap shifrën, 120 mijë euro në vit. Ka fokus aktivitetin e marketingut, publicitetit dhe shërbimeve financiare.

Dyshimet e SPAK janë për përodorim të faturave fiktive. Kur ka para kesh, duhet ti depozitosh në bankë dhe ti justifikosh, të kesh barrën e provës se nga të kanë ardhur këto para. Ndaj kompani të lidhura me zonjën Ajola Xoxa, në fakt janë OJQ, arrijnë ti kërkojnë miqve të tyre, të presin faturë shërbimi për të justifikuar qarkullimin e kesh, por në fakt, ai shërbim as nuk jepet dhe as nuk merret por vetëm mundësohet qarkullimi i parave.

Driand Zeneli mund të lidhet me inceneratoërt, sepse është artist dhe kurator, i cili ka qenë i akuzuar nga një gazetari hollandez, Vincent van Gerven Oei, i cili ka shkruar një artikull investigativ, që tregon lidhjet se si kompania Integrated Energy, ka financuar ndërtimin e një vepre arti në landfillin e Sharrës dhe për këtë ka paguar kompania”, tha Xama.

ola xama erion veliaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet