LIVE UPDATES
Politike

BE-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës ta fillojë pa vonesa themelimin e Asociacionit

Në draftin e këtyre konkluzave, BE-ja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet nga dialogu dhe të gjitha detyrimet e tjera, si dhe ua rikujtohen atyre se këto rrugëtimi i të dyjave shteteve drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime.

12 Dhjetor 2024, 19:31 Nga N.F
BE-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës ta fillojë pa vonesa
Foto ilustruese

KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta nisë punën pa asnjë vonesë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thuhet në një dokument të zgjerimit të BE-së, që Radio Evropa e Lirë e ka parë. BE-ja i ka përgatitur konkluzat për zgjerimin e bllokut, të cilat do të duhej të miratohen të martën, më 17 dhjetor, në takimin e Ministrave të BE-së.

Në draftin e këtyre konkluzave, BE-ja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet nga dialogu dhe të gjitha detyrimet e tjera, si dhe ua rikujtohen atyre se këto rrugëtimi i të dyjave shteteve drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime.

“Këshilli e përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja“, thuhet në këtë dokument.

Në veçanti Kosovës i kërkohet ta fillojë punën për miratimin e draft-statutit evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur lehtësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja“, thuhet në këtë draft.

Në tetor 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia - e mbështetën atë. Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese këtë draft-statut. Zyrtarët e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti e kanë cilësuar si “non-paper” draft-statutin evropian.

Muajin e kaluar, zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, tha se draft-statuti evropian “është ai i një non-paperi”, dhe se kryeministri nuk e ka pranuar atë, pavarësisht se BE-ja ngul këmbë se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranuan këtë draft-status në parim vitin e kaluar.

Në konkluzat e saj, BE-ja e përmend edhe gjendjen e tanishme në veriun e Kosovës, pas një shpërthimi në një kanal uji të Ibër-Lepencit në Zubin Potok muajin e kaluar. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, gjë që mohohet nga Beogradi zyrtar.

Në këto konkluza do të dënohet sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, të cilin BE-ja e kishte dënuar si sulm terrorist, sikur edhe sulmi në Banjskë vitin e kaluar, dhe do të përsëritet ftesa që përgjegjësit për këto sulme të nxirren para drejtësisë.

“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të cojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse“, thuhet në draftin e këtij dokumenti.

BE-ja gjithashtu do të përsërisë se masat ndaj Kosovës që janë në fuqi, por mund të hiqen nëse ndërmerren hapa të duhur për uljen e tensioneve. Sipas burimeve diplomatike mes vendeve anëtare ka dallime të mëdha rreth masave ndaj Kosovës. Shumica e vendeve anëtare duan që masat të hiqen menjëherë dhe tërësisht, por ka vende, si Franca dhe Italia, që duan heqjen graduale. Prandaj, këto dallime janë diku ndikuar që masat të mbeten akoma në fuqi.

BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Në Konkluzat për zgjerim, BE-ja do të ripërtëritë se mbetet e përkushtuar për ta vazhduar këtë proces që e sheh si interes strategjik të bllokut. Por, do të kërkojë nga vendet e rajonit që të angazhohen në bashkëpunim rajonal dhe zgjidhjen e mospajtimeve dypalëshe, në mënyrë që të përshpejtojnë rrugëtimin tyre drejt BE-së.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022. Prej atëherë, presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë. Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat./REL

be kosove asociacion

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet