Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se ajo që u pësua në kohën e diktaturës filloi me fjalën.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në promovimin e librit 'Kampeve të internimit nën hijen e Tomorrit' të Simon Mirakajt se fitoren e Trump e kam quajtur më të jashtëzakonshmenpër shkak të censurës. Berisha tha se ajo që u pësua në kohën e diktaturës filloi me fjalën. Ai shtoi se Shqipëria është rikthyer në diktaturë të re.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miq, ne kemi një problem themelor psikologjik dhe sigurisht duhet të jenë filozofët dhe historianët ata që duhet të japin përgjigje. Cili është ky problem? Ky problem është se e para, ky kapitull, kjo histori, kjo letërsi, nuk është në piedestalin që meriton edhe sot e kësaj dite. E dyta, ne u rikthyem në një diktaturë të re, por një gjë duhet të mos harrojë asnjëri prej nesh, se gjithçka në ‘44-‘45-ën filloi me fjalën. Filloi me fjalën e lirë dhe u shtri pastaj në liritë e tjera. Vazhdoi me fjalën e lirë.
Sot në Shqipëri kërcënohet fjala e lirë çdo ditë e më shumë. Sot censura është një realitet i pamohueshëm në propagandën e atyre që quhen mediat kryesore. Lavdi Zotit që janë mediat sociale dhe portalet, të cilat nuk pranojnë censurën, nuk lejojnë censurën. Por, më thoni mua, a nuk ka një analogji midis firmës që vë skulptori Kristaq Rama për të varur në litar poetin Havzi Nela, me firmën që vë për të varur në litar TikTokun. Enver Hoxha bëri në dekret, ndalohen të gjitha librat e publikuar para vitit 1944. Skulptori, 37 vite më parë, firmosi të varet një poet. Pasardhësi firmos të varet TikToku.
Po çfarë ndodh me ne? A kemi ne vetëdijen e plotë për këtë që po ndodh? Jo, nuk e kemi. Pse ne nuk e kemi? Në qershor të vitit 1991, Xhim Bejker më shtroi një pyetje: Sali, tha, a u përmbys komunizmi. Po, i thashë unë, por mbetjet i ka shumë toksike zoti sekret. Dhe kjo e mbetjeve toksike, unë u them ju të vërtetën, nuk e thashë se bëja një parashikim në mënyrë profetike, por e shihja të gjithë propagandën që na bënin, unë e kisha fjalën për të gjithë ato reagime të përditshme që bënin me të gjithë propagandën. Por ky është një realitet shumë i hidhur. Sot, kjo u bë realitet edhe në vendin e lirisë, kjo u bë realitet i frikshëm shumë.
Eksponentë, politikanë të shquar, flisnin për censurën me aq lehtësi. Gjigantë të medieve sociale, krenarisht vendosën censurën. Po, po, thanë, duhet ta kontrollojmë. T’u them një gjë unë ju, këtë fitoren e Donald Trump e kam quajtur më të jashtëzakonshmen para së gjithash për shkak të censurës. Se ajo që pësuam ne, ajo që pësoi Simoni, ajo që pësuan dhjetëra mijëra shqiptarë, ajo filloi me censurën, ajo filloi me fjalën.
Jamarbër Malltezi TIRANË - Gjykata Kushtetuese refuzoi për herë të dytë kërkesën e gjyqtares Marsida Xhaferllari, p...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin &...
foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sot nëpërmjet rrjeteve social lidhur me kontrollet e radh...
Edi Rama, Jared Kushner dhe Ivanka Trump TIRANA- Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë amerikane “Atlan...
Foto ilustrues TIRANË - GJKKO ka marrë këtë të mërkurë vendimin për ish-krybashkiaken e Patosit, Rajmonda Bali...
Kryeministri Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në lidhje me marrëveshj...
Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se sot jetojmë në Republikë Kryeministrore. Mediu i ftuar n...
Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi se drejtësia e re po bën “gjueti politike”. Mediu i ...
Moment nga firmosja ABU DHABI- Shqipëria, Itaila dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Abu Dhabi një marrëveshje të...