Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Balilaj është dënuar me 2 vite dhe 8 muaj shërbim prove, me kusht që gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj.
TIRANË - GJKKO ka marrë këtë të mërkurë vendimin për ish-krybashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj, e cila akuzohet për veprën penale "Shkelje e barazisë në tendera" në kohën kur ka qenë në krye të Bashkisë Patos. Mësohet se Balilaj është dënuar me 2 vite dhe 8 muaj shërbim prove, me kusht që gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Gjithashtu GJKKO ka vendosur heqjen e së drejtës për të pandehurën Rajmonda Balilaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet.
NJOFTIMI
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258-25 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 6, datë 15.01.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021,
datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021,
datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Rajmonda Balilaj me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjetësh burgim.
• Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Balilaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Rajmonda Balilaj, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
Ish Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj akuzohet për veprën penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Balilaj u akuzua se bashkë me disa vartës paracaktuan si fitues në dy tendera të njëjtën kompani, që rezultonte se përgjatë tre viteve kishte fituar 32 procedura prokurorimi të kësaj njësie vendore. Ajo u dënua fillimisht me 2 vite burg por dënimi i është konvertuar në 2 vjet e 8 muaj shërbim prove me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Kryeministri Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në lidhje me marrëveshj...
Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se sot jetojmë në Republikë Kryeministrore. Mediu i ftuar n...
Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi se drejtësia e re po bën “gjueti politike”. Mediu i ...
Moment nga firmosja ABU DHABI- Shqipëria, Itaila dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Abu Dhabi një marrëveshje të...
Foto ilustruese KOSOVË - Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve t&...
Ajola Xoxa TIRANA- Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Vel...
Olta Xhaçka TIRANA- Vënia në sekuestro prenventive nga SPAK, e një sipërfaqe toke prej 5512 m2 në Gjilekë të...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur programin e saj ekonomik, në 100 ditët e para të qeverisjes së saj, me r...
Vullnet Sinaj TIRANA- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mbajë një mbledhje ditën e premten në or&e...
Belind Këlliçi, Erion Veliaj TIRANË: Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka re...