LIVE UPDATES
Politike

Skandali me fondet IPARD! Koha kur Rama lëvdonte Frida Krifcën: Meriton respekt, është ministre terreni! Koha kur AZHBR ishte degë partie, ka vdekur

Vendimi ekstrem për t’i ndalur fondet e Bashkimit Europian shoqëruar me shpjegimin se kjo bëhet për shkak të korrupsionit të qeverisë shqiptare, ndërkohë që deri më tani kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me heshtje totale. Ndërsa ministrja Krifca vazhdon dhe këmbëngul se bëhet fjalë për një ngrirje dhe jo përjashtim të Shqipërisë nga skema. 

24 Korrik 2023, 22:29 Nga k.m.

Skandali me fondet IPARD! Koha kur Rama lëvdonte Frida Krifcën:

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takimin e I-rë të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARDIII 2021-2027, që u zhvillua në Pezë, paralajmëroi se "IPARD III" të jetë po aq i suksesshëm, duke patur në fokus masa të reja mbështetëse edhe për fermerët e rinj dhe gratë që të mos braktisin zonat rurale.

Suksesi i programit IPARD ka në themel përpjekjen titanike të Kryeministrit Edi Rama, i cili vlerësoi këtë program dhe pa që rezultatet ishin reale, janë investime të prekshme, të cilat përkthehen në buxhetin e shtetit shumë e më shumë, sesa ato vlera që ne i dedikojmë këtij programi,”- u shpreh Krifca. Por nga prilli i këtij viti, deri më tani në korrik, duket se kjo fjali nuk vlen më, tani që fondet janë pezulluar nga Bashkimi Europian. Për vitet e ardhshme, Bashkimi Europian premtoi edhe 146 milion euro të tjera, por kërkonte siguri se paratë do të shkojnë në xhepat e bujqve dhe jo në ato të zyrtarëve shqiptarë, ashtu siç ka dyshime se ka ndodhur nga hetimi që ka nisur plot 2 vite më parë.

Vendimi ekstrem për t’i ndalur fondet e Bashkimit Europian shoqëruar me shpjegimin se kjo bëhet për shkak të korrupsionit të qeverisë shqiptare, ndërkohë që deri më tani kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me heshtje totale. Ndërsa ministrja Krifca vazhdon dhe këmbëngul se bëhet fjalë për një ngrirje dhe jo përjashtim të Shqipërisë nga skema. 

Edhe pse vjet thoshte se koha kur fondet jepeshin nga qeveria ishin vetëm për njerëzit e partisë, kishte mbaruar...

“Koha kur AZHBR ishte degë partie dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie, ka vdekur. Koha kur jepeshin paratë për të bërë punë në bujqësi dhe gjysma e parave shkonin në parti, ka vdekur. Unë bëra kohë në këtë punë dhe unë i dalloj demokratët dhe janë shumë të nderuar. Kjo nuk ka rëndësi. Ne këtu jemi për partinë e punës. Ju falënderoj të gjithëve dhe iu them se jemi në dispozicion të çdokujt që dëshiron të punojë,”-është shprehur më parë Rama, kur hetimi sapo kishte nisur dhe tashmë i ka provuar të kundërtën. Jo vetëm që janë për "njerëzit e partisë", por as nuk vihen në punë. 

Megjithatë ndër muajt e bashkëpunimit, Rama ka pasur edhe fjalë për t'i thënë ministres së tij, Frida Krifcës, të cilën e ka falenderuar për "punën" e bërë. 

Kryeministri Edi Rama: Frida ka qenë si gjithmonë në fakt, e meriton një respekt të veçantë sepse nuk është ministre zyre, është ministre terreni edhe pse udhëheq me shumë mençuri e me shumë këmbëngulje proceset e negocimit të fondeve me BE-në, duke e kthyer AZHBR-në, nga agjencia e fundit në rajon për thithje të fondeve të Bashkimit Europian, në ta parën në rajon dhe ndërkohë duke bërë që edhe Ministria e Bujqësisë të kthehet në një promotore të sipërmarrjes, në një mbështetëse të sipërmarrjes, në një partner i sigurtë të sipërmarrjes dhe në këtë rast, si në çdo rast, kush guxon, kush ka një ide dhe e ka këmbënguljen të çojë përpara një projekt, ne na ka në dispozicion dhe ky është vetëm fillimi.

Por tashmë po përballet me presionin që ministren e tij të terrenit ta shkarkojë nga detyra për keqpërdorimin e fondeve që duhet të ishin të destinuara për fermerët. 

Disa ditë më parë, Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri.

ipard abuzimi me ipard frida krifca edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet