"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Parlamenti u mblodh megjithatë për të kryer procedurën, duke konstatuar mungesën e një propozimi.
TIRANË- Në Shqipëri, raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dështoi, pasi nuk u paraqit asnjë kandidaturë. Parlamenti u mblodh megjithatë për të kryer procedurën, duke konstatuar mungesën e një propozimi. Gjatë javës së shkuar shumica socialiste zhvilloi bisedime me dy nga grupet parlamentare të opozitës, ndërsa kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, nuk u përfshi në bisedime, duke dorëzuar një dokument me kriteret, që duhet të plotësojë një kandidat, si dhe duke bërë propozime mbi procedurën.
Edhe sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ai deklaroi se është në pritje të një përgjigje nga socialistët, të cilët i bëri fajtorë për djegien e raundit të parë, pa kandidatura. Edhe deputeti Oerd Bylykbashi, i caktuar si negociator nga mbështetësit e ish kryeministrit Berisha, këmbënguli në nevojën e zgjedhjes së një figure konsensuale. Por vetë grupi parlamentar demokrat është i përçarë në tre fraksione, dhe sipas deputetit Fatmir Mediu, i cili përfaqëson grupin “Aleanca për ndryshim”, opozita duhet të gjejë më parë konsensusin brenda vetes.
Pas seancës, zoti Alibeaj përsëriti se është në pritje të përgjigjes nga shumica mbi propozimin, që ai ka bërë për kriteret dhe procedurën, ku përfshihet dhe kërkesa që kandidaturat të ofrohen nga opozita dhe shumica të zgjedhë mes tyre.
Por kryeministri Edi Rama e hodhi poshtë një mundësi të tillë. “Për çfarë arsye duhet të bëjë kështu Partia Socialiste? Të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në këtë proces e t’ia kalojë këtë drejtë, kujt? Kujt ekzatësisht se ne nuk po dimë më as kë kemi në anën tjetër, se kemi lloj-lloj copash e çikash”, u shpreh zoti Rama duke shtuar se “nuk më rezulton që ka ndonjë qartësi, ndonjë ide, ndonjë vullnet nga ana e palëve të tjera për t'u përfshirë në proces deri tani”.
Duke saktësuar dhe një herë se partia e tij refuzon të komunikojë me ish kryeministrin Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kryeministri u shpreh se “ne jemi të gatshëm të flasim me çdo palë, pjesë, që do të donte të fliste me ne. Në rast se nuk duan të flasin, atëherë nuk kemi asnjë mundësi tjetër, përveç se me durim të presim e në momentin që hyjmë në raundin e katërt, të përdorim mandatin që na jep Kushtetuta për të zgjedhur presidentin apo presidenten e Republikës. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër”. Pas dështimit të sotëm, pritet mbledhja e konferencës së kryetarëve e cila do të duhet të caktojë datën për raundin e dytë, jo më vonë se 7 ditë.
Marrë nga VOA
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga seanca e sotme plenare, e cila zgjati vetëm 3 minuta. Seanca e sotme u mbajt për votimin e nj&eum...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për seancën e sotme plenare. Me anë të një postimi në...
Michael Pompeo dhe Maryam Rajavi TIRANË- Michael Pompeo, Sekretari i 70-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar sot sel...
Sali Berisha KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rruga e Kombit ka kushtuar rreth 1.2 miliardë euro. Gjatë një bisede ...
Josep Borell BRUKSEL-Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes 6 ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, për...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje socialistëve që ta kenë fokusin të përqëndryar...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama çeli garën për krerët e degëve. Nga Tirana, Rama u bëri thirrje të rinjve...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se krerët e degëve të Partisë Socialiste nuk duhet të jen&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim gjatë kohës që drejtohej nga Presidenti I...
Demokrati KUKËS- Një demokrat ka deklaruar se në Kuvend duhet të shkojë rezoluta për gjenocidin në Kosovë si dhe p&...